| E hene, 04.10.2021, 06:55 PM |
SHHK “Sali Çekaj”, nderi dhe krenaria e kombit shqiptar!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pa
asnjë dyshim njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme dhe më vlerë të mërgatës
sonë në vendlindje ishte ajo e aktiviteteve tradicionale të shoqatës “Sali
Çekaj” nga Zvicera, me vizitat tek shtatoret e figurave më markante të
historisë më të re të Kosovës.
Pikëtakimi
ishte në lokalin e karburantit DPF (ish Petrol Company) afër qendrës tregtare
Viva Fresh në Deçan, ku u tubuan kryesia e shoqatës, anëtarësia dhe
mbështetësit e shoqatës “Sali Çekaj”.
Në
takimin në këtë lokal, të pranishmit i përshendeti dhe u uroj mirëseardhje
kryetari i shoqatës “Sali Çekaj”, z. Xhemajl Haxhiu, duke veçuar personalitetet
e nderit; Faton Bislimi (ish deputet dhe zyrtarë i lartë i LDK-së), Hyri
Dobrunaj (kandidate e LDK-së për kryetare të Deçanit), Florim Zeqa (gazetarë
dhe analist) dhe Smajl Çekaj (vëlla i heroit Sali Çekaj).
Vlenë
për të theksuar se në takimin e këtij mëngjesi, të pranishmëve përveq kafesë
dhe pijeve freskuese ju servuan dhe byrekë të llojeve të ndryshme.
Nga
këtu u nisem për të sheshi kryesorë në qendër të Deçanit, aty ku ndodhet
shtatorja e kryeheroit Sali Çekaj. Pas bërjes së homazheve, me nga një fjalë
rasti prezantuan kryetari Xhemajl Haxhiu, Faton Bislimi, Qamil Çekaj (sekretar
i shoqatës) dhe Adem Lushaj (drejtor i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur të
Deçanit) i cili para të pranishmëve e ndau një mirënjohje për shoqatën “Sali
Çekaj” në Zvicër, duke e vlerësuar lartë kontributin vlerëmadh të kësaj shoqate
humanitare.
Pas
përfundimit të homazheve pranë shtatores së Sali Çekajt, në mënyrë të
organizuar (me autobus) nga Deçani u nisëm, për të bërë homazhe edhe tek
memoriali Ibrahim Rugova në Istog.
Pas
homazheve dhe fjalëve përshendetëse të kryetarit Haxhiu, destinacioni i fundit
i kësaj dite maratonike, ishte Restorani TROFTA në Istog, me ç’rast u shtrua
një drekë e përbashkët vëllazërore nga drejtues, aktivist dhe kontributdhënës
të shoqatës idol të mërgatës sonë, “Sali Çekaj” në Zvicër.
Transparenca dhe sinqeriteti ndaj njërit-tjetrit është çelësi i suksesit të kësaj shoqate namëmadhe, e cila me punën kolosale humanitare në tërë hapësirën gjeografike shqiptare, me të drejtë SHHK “Sali Çekaj” po vlerësohet nderi dhe krenaria e kombit shqiptar në Diasporë dhe mbarë trojet etnike shqiptare.