| E diele, 03.10.2021, 07:38 PM |
Marrë
nga libri i parë poetik DHEMBJEN LERMA MUA në process botimi nga Shtëpia
Botuese “Beqir Musliu” Gjilan.
Bleona Arifi
Vizion
Një yll i vogël
mbi qerpikun tim
bën dritë
Janë kujtimet e
ndryra
që trokasin të më
zgjojnë
plotë frikë
Pse fshiheni pas
hënës
o hije të marra
fantazma të së
kaluarës...
Këtu keni
buzëqeshjen time
të shtyheni të
bëni gara
Erdhe bashkë me pranverën
Per ty i fola
diellit,
luleve, pemëve,
natës sketerrë,
valëve,vetëtimës,
yjeve vezullues, qiellit
Pa
përgjigjje...mbeta
Iu riktheva vetes
në meditim;
sikur të dinin
ndjenjat e mia
qoftë vetëm
njëherë
nuk do të
lulëzonin të harlisura
veç në pranverë
por edhe dimrit
brenda shpirtit
tim
Aty ku gjithçka
fisnikërisht
ujitet e mbinë
Nuk do ta ndjeknin
këtë stinë të
bekuar
por dashurinë...
Heshtja u bë britma jonë
Unë ngreh në vete
të pathënat e
botës
e ti vetëm heshtë
Provo
t’i zbusësh fjalët
Ta dish
ka për t’i
kapërdirë
një e vërtetë lubi
që me dhëmbë
s’mbahet
Dhembjen lerma mua
e shko
pa kthyer kokën
mbrapa
Nuk do të flas më
as unë
sepse
heshtja u bë
britma jonë
Të dua sa dhemb
Të më thuash
ujë a zjarr?
Unë flej në
heshtje
Të më thuash
dashni a urrejtje?
Unë flijohem pa
fjalë
Me vallen e pafjalëve
Kthehem sonte
si e mpirë nga
ndjenjat e pafjalët
tek ti
që më bën të jem
autorja e yjeve
Syri im feston
zemra qan e
buzëqeshë
po sonte
me vallën e
pafjalëve.
Si një gjethe në zemrën tënde
Erës pranverore
valëvitesha si një
gjethe
në zemrën tënde
Majtas djathtas
heshturazi
pa u ndalur
Kur shihja sytë e
tu
botën shihja
Unë
e çmendura pas
teje
përditë zhytesha
më thellë
në detin e
dashurisë
Enigmë
Nuk e di
si ka mundësi
që dashuria të
vishet
me përqafime
puthje
prekje
dhe tërë ai zjarr
i brendshëm
të shuhet me një
buzëqeshje