| E premte, 01.10.2021, 07:15 PM |
Irini Nanushi
Poeti
Gjysmënjeri, gjysmëshenjtor
Ti vet'e di se ç'heq!
Mban gas e dert në kraharor
Dhe ndihesh mirë e keq.
Gjysmëshenjtor, gjysmënjeri
Në tokë dhe mbi re.
Mes njerëzish gjithë ditën
rri,
Mes yjesh ngjitesh fle.
Ti rron e vdes e prapë rron
S'ke thembrën e Akilit.
Nuk dashuron as gradë, as
fron,
Por këngën e bilbilit.
Di çfarë urren, di
ç’dashuron
Në zemër ke qëndresën.
Ti shkrepëtin dhe zjarr
lëshon
Kur të plagosin shpresën.
I bukurive je dashuror
Pa lajka e kurtherënë
Të dehësh botën s’e ke zor
Veç me një majë pene!
Vjeshtë në
luginën e Vjosës
Ç’janë këto ngjyra? Vallë ku
i gjete,
Vjeshtë moj, që më bën të
derdh lot?
Të gjitha, sa pashë, i mora
me vete
Dhe prapë nuk ngopesha dot!
Luginës përrallore, ku Vjosa
vraponte
Si të kish një të fshehtë
takim,
Fshihej e dilte, përsëri
gjarpëronte
Gjithçka sikur kish një
kuptim.
Në krahët e detit, Vjosa
ëndërrimtare
Nxiton me vrull e pasion
Përkëdhel shpejtas brigjet
ledhatare
Zhurmon, shkumon e s’ndalon
Dhe binin gjethet si copëza
yjesh
Dhe lumi i ngiste në det…
Krenare, shpërfillëse, e
bukur sa s'dihet
Kur Vjosa kaltëron në
Përmet!
Vrapoj në urën lëkundëse mbi
Vjosë,
Ashtu, si dikur një fëmijë e
pafrikë
Nuk di, në ti vjeshtë sot
mendjen ma more,
A vetë e lashë të më ikë?!
Perëndesha
Afërditë
Fluturoi gur më gur
Ishujve të Mesdheut
Perëndesha e dashurisë
E bukurisë së dheut
Nga vendi, ku ajo lindi,
Qipro lule drite
Kaloi detet tej e tej…
Doli në Ohride.
Mbet pa gojë kush e pa
Dashuritë buisën
Trëndafila, perla deti…
Trup e rrugë stolisën.
Thonë; Një dorë, qe xhelozia
I buroi nga zemra;
Mori gurin dhe qëlloi
Të shtrenjtën te thembra.
Perëndesha – Perëndi
Gojën, nuk e hapi
Zemërzezën plot zili
E zuri mëkati…
Pikturat e
galerisë
Pikturat e galerisë së
qytetit tim,
Peizazhe, kompozime,
portrete,
Me fotot e fëmijëve të mi në
çdo shtegtim
Unë edhe imazhin tuaj mbart
me vete.
Liqeri, Mali iThatë,
Voloreku e Shën Naumi,
Motivet lasgushiane e
kuteliane,
Qilaret me bute të verës,
korani e bodrumi
Në penelin e Tasos1
e në çdo kumbim kambane,
Piktura që ju sodita në
galeri
Nga Poradeci, në Bukuresht e
në të tjera qytete,
Unë bashkë me fotot e
fëmijëve të mi
Edhe imazhin tuaj mbart me
vete.
_________________________________________________________
1.Anastas Kostandini, piktori i shquar poradecar
Kush të
bën të bukur?
Dikush m’i pati sharë sytë
Me fjalët : "S’i ke të
bukur!"
E pati më të lehtë t'i
shante
Se sa t’i bënte të lumtur.
Po vitet si zogjtë shtegtarë
Më sillnin ca thënie të
tjera
Dhe fjalët që më patën sharë
S'e di si i mori era.
Nuk di?!- një ditë nga më
zbrite
Si yll, si zog, si pallua
Në zemër çdo ditë u rrite
Me heshtjen dhe fjalët e
tua.
Unë zemrën e ndjeva të
lumtur
Kur sytë vraponin pas teje
Dhe vinin çdo ditë më të
bukur
Siç bëheshe ti brenda meje.
Se fjalët,shikimi dhe ngjyra
Të bukura bëhen të tria
Atë, që s'e bën dot natyra
E bën dashuria!
Xixëllonjat
I shkathët, si atlet, ti veç
vrapoje
Ma mbushje grushtin prush e
dritë plot
Dhe mbas çdo feksje e fikje
xixëllonje
Më puthje e thërrisje: O
Zot!
Dhe për altar nën një qershi
më shpure,
Më gjunjë ramë e lart më
ngrite,
Mbi buzë një xixëllonjë vure
Pastaj mbi ballin tim e
ngjite…
Rrathë mbi
liqen
Marr një gur në duar,
E hedh mbi liqen,
Dhe rri e menduar
Se ti nuk po vjen.
Marr një gur në duar
E hedh përsëri…
Rrathë bën liqeni
Një…e dy…e tri…
Ja, po vjen!-më thotë
Një zog në zabel,
Edhe hëna e plotë
Që mbi mal po del.
Rrathë bën liqeni
Një…e dy…e tri…
Rrathët vijnë drejt bregut…
…Drejt meje vjen ti!