| E hene, 27.09.2021, 07:00 PM |
SHKRIMTARI FATMIR HALIMI ME NJË QASJE TË RRALLË ARTISTIKE NË THURJEN E ROMANIT TË TIJ TË FUNDIT “MAKTHI”
Tek
lexuesit, erdhi edhe romani më i ri “Makthi“ i shkrimtarit, Fatmir Halimi,
tashmë i njohur për artdashësit shqiptar dhe ndërkombëtar, pasi siç thotë
autori shumë shpejt edhe do të përkthehet në gjuhë të huaja e së pari në gjuhën
angleze
Nga
Murat V. GASHI
Fatmir Halimi, pas romanit “Dy vdekjet
e një jete”, me të cilin korri në sukses të jashtëzakonshëm në letërsinë tonë,
pasi që ai roman edhe u shpërblyer nga shteti i Kosovës si romani më i mirë i
vitit 2018, kurse këtë vit eksploroi me romanin Makthi ngjarjet e të cilit ndërthuren me jetën e Agonit, të cilat
ngjarje ndërtohen me një art shumë të lartë, ku personazhin e paraqet me gjitha
virtytet njerëzore. Kështu Agonin e përshkruan si një tip impulsivë, të heshtur
që në jetën e tij, mendon dhe kërkon diçka më ndryshe se të tjerët. Romani
Makthi kur e lexon në tërësi lexuesi vëren se ka vlera të mëdha artistike, që
përveëAgonit ai me mjeshtëri i ndërton edhe personazhet e tjera siç janë: Fatoni,
Florimi një burrë nga Prizreni me familjen e tij Hadiu nga Gjakova si dhe të
tjerët nga Shqipëria si Bashkimi, Gramozi,Alfositë
cilët marrin rrugën e vështirë për në brigjet e Brindizittë Italisë. Për të
gjithë këta personazhe autori na jep informacione te mjaftueshme si duke i zbuluar
vetitë dhe tiparet e secilit si p.sh. Agonit i pëlqen qetësia, vetmia, sfidat
dhe ekstremet. Ia zbulon shpirtin e tij, që e dëshiron ngrohtësinë e verës me
temperaturë të lartë, duke mos përjashtuar edhe dëshirën për dimrat me borë,
sidomos kur janë të ftohta. Fillimi i këtij romani “Makthi“ fillon me çarjen e
valëve të detit, në një verë, ku do të atakoj klithmat në thellësi e detit,
bashkë me familjen e tij: Gruan Laurën dhe vajzën Erën. Në atë plazh, Agoni
bashkë me Erën, u larguan me në thellësi të plazhit, kurse Laura qëndroi në ombrellë.
Ndërkohë dëgjohej vetëm shushurima e vogël e valëve, ku Era për një moment
mendonte se kjo shushurimë po vjen nga pulëbardha e shpezët në qiell. Por nuk
ishte kështu. Agoni, zhytur në thellësi, dëshironte të gjej fundin e të gjej diçka,
por nuk mundi ta prekte fundin sepse ishte thellë. Ndërkaq, autori e përshkruan
Erën si një ngjalë që zhytet e vallëzon me valët e detit. Kështu, ajo u zhyt,
dhe kur doli me një gur të veçantë, me ca ngjyra të përziera qelibar me
jeshile. Kështu për një moment ajo ia shpëton jetën babës së vet, Agonit.Pas
një kohe, Agoni doli në sipërfaqe të ujit i frikësuar. I tha Erës me zë të
mekur, se i shpëtova makthit. Kurse Laura e cila mbeti në ombrellë, u çakërdisë
nga frika, se mos vallë u ka ndodhur diçka e keqe, që kaq shumë u vonuan. Hapësirën
dhe ngjarjet për ta zhvilluar subjektin e tij autori ka zgjedhur një plazh, të
freskimit e pushimor, siç është bregdeti shqiptar.
Në këtë bregdet, pas 20 viteve,
Agoni në një kafene takon ish- të dashurën e tij,Gabrielën, që në fillim ai nuk
do ta njoh fare. Emri i romanit Makthi është një emër sa real sepse lidhet me një ndjenje po
aq artistik, që kur e lexon të mban
frymën pezull me zhvendosjen vazhdimisht të dyshimit tragjik nga një personazh
tek tjetri, derisa na zbulohet më në fund, në faqet e fundit të librit, e
gjithë e vërteta.
Gabrielanë këtë kafene pasi e
rinjeh Agonin ajo futet ne retrospektivë dhe e kujton jetën që kishte kaluar me
të. Por nuk është vetëm kaq. Shkrimtari përshkruan edhe një ëndje të pasionuar
në fushën e pushtimit nga Serbia e që ia shtuan dhunën shqiptarëve, ku në këtë
situate, Agoni bashkë me një shok të vetin të ngushtë Fatonin, për të dytën
herë vendosin të arratisen nga Kosova, të cilët pa pyetur sakrificën, hynë në
aventura të rrezikshme të jetës së tyre, duke lundruar me anije nëpër ujërat e
trenuar të detit Adriatik drejtë brigjeve të Italisë.
Ato si dy të rinj kishin ëndrra për parajsën në Shqipëri.Mandej
pas Shqipërisë të gjitha ngjarjet vendosën në ujërat e detit të trazuar dhe me
valë të larta deri në 10 metra ku këta do ta rrezikojnë jetën e tyre.
Në roman ndodhin edhe ngjarje të
tjera, kur Agoni me udhëtarë tjerë që ishin nisur për të dytën here, kësaj radhe
nga Vlora po ashtu me skaf, ata pësojnë përmbytje prej valëve të mëdha të
trazuara nga erëra e fuqishme. Pas përmbysjes së skafit, Agoni e pa Makthin e
vërtetë në sytë e tij. Në ato çaste iu duk si një qenie gjigante, si një
përbindësh i zi, i cili me duar e gjata e kishte kapur për laringun e lodhur
dhe e shtrëngonte fort. Flet edhe për fatin e Agonit, se si i shpëtoi vdekjes
nga kjo katastrofë. Në momente dramatike, Agoni qan me orë të tëra për Fatonin
që ish mbytur dhe ishte zhdukur në ujë.Agoni pasi qëndroi më shumë se 24 orë mbi ujë i duk se trupi po i pushon ndërsa drita që
dukeshin aq larg, nuk ishin drita e qytetit por të një tragetit në det. E humbi
shpresën se do t’i shpëton vdekjes. Qyteti i Brindizit ish shumë larg nga
Agoni.
Këtë dramë të Agonit që
përpëlitej për vdekje, shkrimtari Fatmir Halimi e përshkrua me një art shumë të
veçantë. Pastaj me një artdimensional shpëtimin e Agonit e paraqet kur në
brigjet e Brindizit, një femër në traket të Italisë, shikoi spontanisht në horizont
dhe vërejti diçka mbi det, por nuk e dinte në është njeri, ndonëse ishte
errësirë. I duket është njeri i shtrirë si një trup druri, që kur nuk ka parë
ndonjëherë. U fut në dyshim dhe e ftoi kapitenin e tragetit që të shkoj shpejt
tek ai vend. Njeri qenka tha punëtorja, që quhej Gabriela. Agoni veç sa nuk
kish dhënë shpirt, e kapën dhe e futën në anije. Shkrimtari Fatmir Halimi, aq bukur e paraqet dramën në mes
Agonit dhe Gabrielës, dhe jetës së tij para vdekjes në ujërat e detit, pra e
paraqet përmes një dezhavu-je, ku pas 20 viteve ata të dy rinjohën sa lexuesit
i lë pa frymë. Kur e lexon romanin Makthi të duket se po e lexon romanin Dhëmbi
i bardhë të autorit XhekLondoni. Ky roman i Halimit, pati menjëherë sukses të
madhkudo në Kosovë dhe jashtë Kosovës, sepse porosit që i dha Halimi, përmes
romanit Makthi, e kapërcen kuadrin e njëmendësisë shqiptare. Me një mendjemprehtësi,
ndjeshmëri artistike të shkruarit në letërsinë shqiptare, e me një objektiv të
rrallë artistike, autori më ka befasuar mua, por edhe lexuesit e shumtë të tij.
Romani Makthi, i Fatmir Halimit, jep
një abaci tipike të kohës, që shumë lexues, kësaj vere, i la pa frymë. Abacia
moderne e romanit Makthi të Fatmir Halimit, paraqitet me të gjitha hollësitë e
realitetit të jetës nëpër kohë, të jetës së përditshme.
Me këtë sfond dramatik, sikurse
edhe me ngjarje të tjera romani Makthi,
e ka vendosur Fatmir Halimin tashmë në mesin e shkrimtarëve romancier më të
njohur në vendin tonë, por edhe jashtë atdheut.
Kur lexojnë romanin Makthi, jo me
kot shohim se autori është njeriu i shkrimeve moderne në letërsinë shqipe, i
njohur tashmë si romancierduke shpresuar se me këtë lloj zhanri të romanit
lexuesit shqiptar do ta pasurojnë diapazonin e tyre, do të jenë më të përgatitur
për të gjykuar dhe përballuar një libër të kësaj natyre që rrallë mund të
shkruhet te ne.
Uroj që shkrimtari Fatmir Halimi,
të na sjellëedhe romane tjera që do të na lënë pa frymë neve si lexues.