| E diele, 26.09.2021, 07:29 PM |
Serbia me tanke të viteve të 80-ta nuk mund më të tregojë leksione
Nga
Valon Jashari
Situata
e krijuar në pjesën veriore të Kosovës gjithsesi është një shqetësim edhe për
banorët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe si rrjedhojë kjo gjendje po
reflekton edhe në këtë pjesë. Vendimi i qeverisë së Kosovës është i qëlluar për
të vënë masat e reciprocitetit dhe në asnjë mënyrë nuk bën që të tërhiqet
mbrapa por duhet vazhduar dhe me vendosmëri për të zbatuar.
Mos
të harroj se që nga paslufta e Kosovës çdo njëra qeveri që ka qenë ka bërë
lëshime si në aspektin pragmatik: duke mos shtrirë autoritetin shtetëror në atë
pjesë ashtu edhe në aspektin juridik duke bërë favore me nënshkrimin e dhjetëra
marrëveshjeve në favor të pakicës serbe atë dukë favorizuar si pakicën më të
privilegjuar në Evropë. Natyrisht që pakënaqësia e pakicës serbe në veri edhe
është pritur nga një vendim i tillë, pasi që ajo pakicë është udhëhequr dhe ka
jetuar deri më tani në duar të klaneve kriminale të dirigjuar nga Beogradi. Kjo
strukturë politike lokale në veri e pakicës serbe në vazhdimësi ka qenë një
satelit i Beogradit që ka bërë dhe bënë përpjekje për destabilizuar vendin në njërën anë dhe nga
ana tjetër shteti serb duke luajtur viktimën para faktorit ndërkombëtare
gjithsesi ka potencuar se subjektiviteti i shtetësisë së Kosovës si shtet i
pavarur është e paaftë dhe se nuk duhet rrjedhimisht të ndodh. Gjë që me qindra
veprime klandestine nga grupe kriminale ekstremiste serbe duke përfshirë edhe
sulmet terroriste në vazhdimësi nga njëra anë dhe nga ana tjetre me përkrahje
direket edhe nga ekstremizmi islamik, sidomos në pjesë e Mitrovicës nga disa
imam që kanë mbjellur urrejtje ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe duke shtuar
shkallën e fundamentalizmit gjë që ka ndikuar direkt në zbehjen e atdhetarizmit
te popullata shqiptare, veprime që bien në kundërshtim edhe me ligjet-Kushtetutën
e Kosovës.
Gjendja
e tensionuar sidomos me afrimin e tankeve dhe aviacionit serb në kufi të
Kosovës duhet parë me seriozitet për faktin se:
-
Qeveria serbe ka gjetur momentin e përshtatshëm sidomos pas situatës së krijuar
brenda spektrit politik në Prishtinë ku shumica e partive politike janë
rreshtuar kundra qeverisë së tanishme të Kosovës gjegjësisht ndaj Kurtit. Kjo
në një raste delikat për intervenim serioz në veri nga ana e policisë së
Kosovës dhe të FSK-së gjithsesi mund edhe të mos i binden urdhrave të Kurtit –
Osmanit, pasi këto institucione të pavarura prej kohësh janë të kapura nga
subjektet politike tjera që tani janë në opozite dhe rrjedhimisht vendosmëria
për të zbatuar ligjin në veri mund edhe të dështojnë nëse situata mund të eskalon
në ndonjë konfrontim të hapur të forcave të armatosur të Kosovës dhe atyre
serbe. Pasi që opozita në Kosovë dështimin e kësaj qeveria me çfarëdo çmimi do
të e dëshironte për njëmijë arsye duke filluar nga frika e zbulimit të
keqpërdorimeve financiare me vite të tëra etj...
-
Ideja e mini Shengenit që kohëve të fundit edhe janë zhvilluar takime, e që me
vizitën e Merkelit u zbeh kjo ide, gjithsesi i ka dhënë Serbisë një mundësi për
të shfaqur agresivitetin e saj edhe atë përmes forcave ushtarake, pasi që
Shqipëria ka mbetur anash në këtë moment e cila duhet treguar në mënyre
urgjente gatishmërinë në asistimin e drejtpërdrejt të FSK-së gjë që ia lejon
edhe Kushtetuta e saj.
-
Së paku dhjetë vitet e fundit Serbia në të gjitha proceset politike të saj si
drejt rrugës për në BE ashtu edhe në përmasimin e imazhit të saj si një shtet
që ka kryer gjenocid në disa shtete në Ballkan, veprimtarin e saj e ka
mbështetur në kërcënim ushtarak ndaj
fqinjëve edhe atë jo vetëm ndaj Kosovës.
Nevojë
e domosdoshme është që qeveria e Kosovës
kërcënimin e fundit ushtarak serb të e marrë seriozisht dhe në mënyrë
urgjente të aktivizoj të gjitha mekanizmat në rend të parë vetëmbrojtës duke
mos përjashtuar mundësin edhe të kalimit mbrojtës. Këtë situatë në mënyrë
urgjente duhet ftuar dy qeveritë shqiptare të ulen në një takim dhe në
koordinim me mekanizmat ndërkombëtar si të NATO-së, OKB-së, dhe aleatëve
strategjik të shqiptarëve.
Mos
të harrojmë se me aq sa kemi mundur të vërejmë përmes mjeteve të informimit
qarqe të caktuar në Prishtinë nuk duhet të krijoj panik nga artileria serbe që
është vënë rreth kufirit pasi që aq është e vjetër dhe jashtë kohe sa që ato
tanket janë prodhim i viteve 80 dhe rrjedhimisht dështimin e kanë të garantuar.
(Valon Jashari: Ma.sc. Historisë, ish-Kryetar i “Lëvizjes së
Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist
për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.)