| E diele, 26.09.2021, 12:11 PM |
PËRBALLJA ME KATASTROFAT BOTËRORE KËRKON DHE DETYRIME BOTËRORE
Nga Fahri Dahri
Përpara dy
katastrovave reale që ndodhet Planeti dhe Njerëzimi, që me të drejtë trajtohet
edhe në shkrimin e Z. Brown, botuar me datë 22/09/2021, në revistën: Fjala e
Lirë", me titull:
"Bota
ka nevojë për një multilateralizëm të ri", kërkohet preokupim
tepër serioz i "kopetentëve" botëror dhe gjetje zgjidhjeje të
menjëhershme për të mënjanuar pasojat vrasëse dhe shfarosëse të fenomeneve
përkeqësuese në rritje klimaterike, shtrirjes së COVID-19 dhe mutacioneve të
tij.
Tema kryesore
aktuale në shkallë botërore, sot përshtjellohet rreth mundësive për t'u
përballur me sukses ndaj agresivitetit klimaterik dhe COVID-19. Në këtë
drejtim, me të drejtë krijohen shqetësime të shumta, për sensibilizimin dhe për
detyrimin e institucioneve përfaqësuese në shkallë botërore që të ngrihen në
nivelin e duhur për të shpëtuar njerëzimin nga pasojat e fenomeneve që ndikojnë
në përafrimin e fundit të botës.
Këtu nuk bëhet
fjalë për panik, por bëhet fjalë që të ndërgjegjësohemi botërisht për të ndalur
keqbërjet tona ndaj Planetit dhe Njerëzimit.
Nëse ndokush, këto
shqetësime do ti trajtojë si përhapje paniku, atëhere të mos kursejë ndihmesën
për të mos arritur tek paniku.
Vetëdija për të
qenë të angazhuar në mundësitë e nevojshme, kundra dy katastrofave që kemi
"nëpër këmbë", është e drejtë dhe detyrim njerëzor i përgjithshëm. Në
këtë të drejtë me datë 20 shtator 2021 parashtrova shqetësimet e mia në
shkrimin: Detyrim Botëror "Për planifikim familjar,
karantinë të menjëhershme dhe të njëkohshme", botuar në
"Fjala e Lirë", dt. 20/09/2021.- Me datë 22 shtator 2021, po për këto
shqetësime, është ndalur edhe Z. Brown, i cili mes të tjerash shprehet:
"..Luftimi ndaj sëmundjeve infektive dhe shmangia e proteksionizmit
mjekësor, janë fusha ku koordinimi global është i nevojshëm dhe shumë efektiv".
Nuk është e
nevojshme të renditen arritjet e shoqërisë njerëzore në dobi të të gjithëve,
sepse dihen dhe njihen. Shqetësimet ngrihen me forcë sepse po konstatohet një
"ngecje", një pengesë në të kuptuarit e
kombinimit dhe marrjes së masave ndërmjet rasteve të veçanta dhe marrjes së masave
kur e "keqja" kapërcen kufijtë dhe shtrihet në mbarë botën.
Nga ky mos kombinim, i qëllimtë a po jo, shoqëria njerëzore vazhdon ende të
vuaj, ose më drejtë nuk arrin të çlirohet nga egoja personale, e grupnjerëzve
"të fuqishëm", apo ekstremizmave ndërshtërore, për të siguruar që çdo
e mirë të jetë vetëm në përfitim të tyre. Përpara këtyre qendrimeve mediokre,
mesa duket, nuk arrihet të kuptojmë se epoka jonë, ku qënia ndodhet në kohë
shumë më përpara ndërgjegjes, këto mënyra sjellje të shekujve të shkuara,
ngadalë dhe një nga një po i braktis me zëvëndësim globalizmin.
Me qenë se
pandemia, që e solli COVID-19, është pa mëdyshje problem botëror, atëhere
vetëm naivët, cingunët, "laborantët krijues" pa ndjenja
njerëzore", ose "ndonjë a disa Malthus" nuk arrijnë apo nuk duan
ta kuptojnë se kjo katastrofë botërore, luftohet me masa të njëkohshme, të
menjëhershme dhe me koordinim në shkallë botërore.
Epoka jonë kërkon
bashkërendim në të gjitha aspektet jetësore. Duhet të hiqet mendja dhe dora nga
keqbërja ndaj të tjerëve, të mos pjellin, as të nxisin, qoftë dhe
artificialisht shkaqe bajate për të krijuar konflikte, si ato të rendomta
individuale, deri tek ato të fringëllimit të armëve shfarosëse. Kjo, sepse
ndodhi të tilla, kanë sjellë katastrofa të cilat nuk kanë kursyer dhe vetë
keqbërësit. Faktet janë të njohura dhe të shumta, që çdo veprim keqdashës ndaj
tjetrit, apo të tjerëve, gjithëherat pasojat i kanë goditur të gjithë. Janë
bumerang edhe për shkaktarët. Populli këshillon: "Po i bëre gropën tjetrit,
do biesh edhe vetë brenda". Kjo fjalë e urtë popullore, ndofta shumë e
shumë shekuj më parë, ka mbetur me vlera të mëdha edhe në kohën moderne!!.
Sot
"çirremi" për katastrofat globale të planetit, por shkaqet
përkeqësuese të zbuluara, mbeten në stadin (fazën) e "zhurmës",
kanosjeve, pa veprimet e duhura. Pse? Përgjigjen e gjejmë tek korrupsioni, tek
egot e industrialistëve të mëdhenj, tek oligarkët, tek mos ngopja pasurore dhe
tek ekspansionet shtetërore në rrafshin politik, territorial, etnik, racor dhe fetar.
Hipokrizitë ndërshtërore i shohim tepër të qarta tek qendrimet e tyre, të cilat
"bien ndesh me thirrjet vend e pa vend për "Globalizmin"
dhe me të vërtetat e sjelljeve të tyre ndaj tij"!.
Të gjithë
"çirremi", mos këtu dhe mos atje, por keqësimet klimatike që i
shkakton sjellja jonë, vazhdojnë duke kërrcënuar vetë ekzistencën njerëzore.
Janë shpeshtuar tsunamet, tërmetet (bile edhe në të njëjtin muaj, datë dhe orë
me vitet e tjera! Rastësi, mos u trondisni, këshillojnë sizmologët). Vërshojnë
përmbytjet, kudo po na shkundin tërmetet, shfaqen sëmundjet e reja, etj. etj;
konfliktet nga më shfarosëse dhe lëvizëse, sa atje, sa këtu. Kudo ku ato
godasin nuk i kanë kursyer as shkencëtarët, as politikanët, as shtetet, as të
pasurit dhe as të varfërit.
Përfundimisht
kërkohet që qenies ti përafrohet ndërgjegja. Kjo mundësi përafrimi arrihet nëse do
kuptohet, trajtohet dhe veprohet nga të gjithë që, problemet katastrofike
botërore, në rastin konkret, të zgjidhen me masa të njëkohshme, të
menjëhershme, të mirëkordinuara dhe të detyrueshme në shkallë botërore.
Ndryshe çdo masë e
marrë veçmas, vërtet ndikon në pengimin e përhapjes të së keqes, por duke qenë
parciale (rajonale) dhe në vartësi të shteteve të ndryshëm (disa me mundësi
disa me pamundësi) katastrofat vetëm ngadalsohen, por nuk zhduken.
OKB-ja,OBSH-ja dhe
institucionet ndërshtërore, shoqëritë civile të mbrojtjes së klimës, të
ambjenteve, shëndetësore etj. duhet të kuptojnë dhe të veprojnë se globalizmi
nuk është dhe nuk duhet të mbetet informim, por dhe marrje vendime në shkallë
botërore të detyrueshme, të menjëhershme, të njëkohshme dhe të mirëkoordinuara.
Fahriu
Dahri. Itali, më 24/09/2021.-