| E diele, 26.09.2021, 11:59 AM |
XHIMI, DJALOSHI I
TALENTUAR QË TË IMPRESIONON
PORTRET
NGA
TAHIR BEZHANI
Quhet
Haxhi Mehmet Hasanaj, e thërrasin Xhimi, nxënës i kl. VIII në shkollën “Edit
Durhami” në Tiranë. Ka lindur në Prishtinë në vitin 2008. Pas lindjes, prindërit
u transferuan në Tiranë. Babai inxhinier, nëna ekonomiste. Si prindër me
edukatë e të arsimuar, kanë bërë të pamundurën që tre bijve të tyre t’u ofrojnë kushte për mësime. Këtë dëshirë
fëmijët e tyre, Erjoni Etniku e Haxhia-Xhimi, ua kanë plotësuar prindërve të
tyre. Që të tre, që nga viti i parë e deri me tani, janë shembullorë në
shkollë. Derisa Erjoni këtë vit vijon fakultetin në Bremën të Gjermanisë, informatikë,
Etniku po vazhdon në vitin e dytë të gjimnazit në Tiranë, po ashtu
me nota të shkëlqyeshme.
Një pamje-pejsazh i bukur nga dora e Xhimit
Ndjenjë
e veçantë me krijimet e artistit të vogël, Xhimit
Ndërkaq,
Haxhia-Xhimi i vogël, gjithnjë e më shumë po tregon interesim për artin pamor, për
pikturën, të cilën, siç thotë, ” e kam pasion, kënaqësi imagjinatave!...”
Në
“atelienë” e tij modeste, në dhomën personale, shohim veglat e punës të këtij
artisti të ri, me të cilat Xhimi po përpiqet me mish e me shpirt, të gjejë e
gdhendë sa më bukur talentin e tij. Ngjyrat, brushat e disa gjëra tjera, e
kishin zbukuruar tavolinën e tij në dhomën e punës e të gjumit. Kur na i tregoi
disa nga pikturat, kryesisht pejsazhe vërtetë të bukura e imagjinative, na
bindi se djaloshi, iu kishte rrekë me seriozitet e plot dashuri këtij rrugëtimi
me vlerë të pafund artistike. Duke parë talentin dhe dashurinë e këtij djaloshi,
patëm kureshtjen të dimë se që kur kishte filluar me penelatat e para në
pëlhurë. Pa hezitim dhe me krenari ai na ftregoi:”
“I
kam katër vite që përpëlitem, njëherë me lapsin grafit, në letër të thjeshtë, ndërsa
tani, babi më ka “avancuar” duke më blerë
brushe e ngjyra me qëllim që të eci sa më shpejt”- na tha Xhimi!
-Po
ndonjë dëshirë, të ngacmon tani, me që paske arritur në numrin njëzet të
pikturave me pamje shumë atraktive, me motive të ndryshme e shumë pasiononte?!
-Kam
dëshirë të njoh akoma më thellë lëmin e këtij arti, synoj, kam ide, por duhet
të mësoj shumë. Nëse më ecën mbarë siç mendoj, ëndërroj për një ekspozitë në
Gjakovë, pastaj një në Tiranë, në ambientin e shokëve e shoqeve, moshatarëve të
mi, ku arti pamor trajtohet me seriozitet.
Nuk
na mbeti asgjë më shumë se sa t’i urojmë punë të mbarë e suksese këtij filizi
të ri, i cili meriton përkrahjen nga të gjithë ata që e njohin talentin e tij.
Rinia me talent në lami të ndryshme të artit veçohet, përkrahet dhe stimulohet
në çdo vend të botës .
Suksese
Haxhi Hasanaj-Xhimi!
Tiranë, 19 Shtator 2021