| E diele, 26.09.2021, 09:49 AM |
SERBIA DHE VUÇIQI, PO I KEQPËRDORIN SERBËT E KOSOVËS
(Kosova
është e përgaditur për paqë, luftën ua lëmë agresorëve)
Nga
Dedë Preqi
Sikur
është çuar peshë Serbia, e cila po të kuptohet drejtë, sikur nuk lë përshtypje
pozitive me asnjë vend dhe shtet fqinjë, duke gjetur konflikte edhe me Malin e
Zi, poashtu me Kroacinë, ndërsa me Kosovën, nuk do ngopet kurrë, duke
shkakëtuar situata të pa lakmueshme dhe kërcënuese, por sikur thotë populli, ai
që çohet peshë së pari e hanë kryet e vet…
Shtysa
e popullit serb për të shkakëtuar vetëm konflikte ndërnjerëzore, duket se është
diçka më shumë se një simptomë e një sëmuarje të vjetër që i mundon dhe i
ngacmon këta njerëz, apo si një trashëgimi gjenerative, e cila ndodh jo rrallë
te njerëzit egoist dhe njerëzit primitiv, përballë pamundësisë për të
parashikur rreziqet e mundshme të shkatërrimit njerëzor.
Nuk
mund ta lëmë mënjanë as një çast dhunimin e çdo të vërtete dhe dinjiteti të
popullit shqiptarë në Kosovë, siq ka qenë ushtruar deri më tani shekuj me radhë
nga Serbia dhe regjimi i saj, dhe të gjithë menduam se e gjithë kjo periudhë do
të përfundonte me luftën e fundit 1999, me ç’rast u ngritën në këmbë pothuaj se
të gjitha kombet e botës, mu në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, duke ia
treguar rrugën dhe binarët e saj, dhe prapë Serbia, mbetët e njëjta pa
ndryshuar fare…
Politika
e Serbisë, e cila sot udhëheqet nga Aleksandër Vuçiqi, bashkëpunëtori më i
ngushtë i Millosheviqit, përmes një urrejtëje patologjike, që zbatohet me
fenatizëm kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, për të realizuar qëllimet
e tyre të turpshme, po i keqpërdorin edhe serbët e veriut në mënyrë të pamëshirshme, të cilët i angazhojnë duke i
paguar apo duke i shpërblyer me ndonjë premtim mashtrimi.
Disa
serb me sjellje huliganësh dhe arrogandësh, përveqse i kanë bllokuar rrugët në
Jarinjë dhe Bënrrnjak, të cilët kanë ndërtuar edhe tenda për të zhurmuar dhe
për të protestuar edhe natën, një grup tjetër i këtij lloji, sot në orët e
hershme të mëngjesit e djegin edhe Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në
Zubinpotok dhe e sulmojnë Qendren e Regjistrimit Civil, në Zveqan.
Ajo
që po ndodh sot në këtë mënyrë në veri të Kosovës, ky mohim i çdo norme ligjore
dhe njerëzore i këtij vendi nga kjo etni e veqantë i këtyre grupeve serbe,
qëndron mbi vetë njeriun, me ç’rast nuk është e mundur që të gjindet një model
që ti afrohemi njëri-tjetrit, apo të krijojmë kushte për bashkëjetesë.
Edhe
pse shteti i Kosovës, dhe qeveria e saj kanë ngarkesa dhe detyra të mëdha para
vetës si edhe përpjekja për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenjën e qytetarëve
të vet, në ballë të të gjitha këtyre përpjekjeve, Serbia, në një mënyrë nuk lë
me i qelë sytë, e cila dëshiron të ketë nën kontrollë çdo hap të zhvillimit dhe
integrimit të saj.
Kryeministri
i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, si dhe qeveria e Kosovës, nuk i ka
nxjerrë forcat e veta policore në veri të Kosovës, për ti reklamuar dhe për të
bërë propaganda para fqinjëve të vet, se çfarë armësh moderne posedon policia e
Kosovës, apo për ti frikësuar qytetarët e vet serb, por një gjë e tillë iu
është impunuar, me çrast vetëm po e realizon një marrëveshje e cila është
nënshkruar më herët me palën e Serbisë, në Bruksel, për çështjen e tagrave në
mes këtyre dy shteteve.
Serbia
dhe Vuçiqi, po shihet se janë të përgaditur për luftë, të cilët luftën e kanë
në gjak, kjo gjë shihet në shesh dhe në pikë të ditës, lëvizja e patrullimeve
të helikoptereve dhe vëzhguesve të policisë serbe, që sillen rreth kufirit të
Kosovës, kjo do të thotë se jemi para diçkaje që Serbia, është e gatshme të
veprojë dhe të shkakëtojë një rrëmujë apo konflikt lufte, e cila mund të
prodhojë pasoja të pa parashikushme për të dyja palët, në të cilën ka të bëjë
me reagime të ndërsjella, që nuk i dihet fundi.
Kosova
është e përgaditur vetëm për paqë, jo edhe për luftë, luftën ua kemi lënë
agresoreve, atyre që historinë e ndërtojnë me gjak dhe mashtrime dhe i japin
gjithëherë fitore vetëvetës edhe atëherë kur humbjet janë të panumërta, ata i
kthejnë në fitore.