| E diele, 26.09.2021, 09:00 AM |
Kulla e servilizmit të Pëllumb Kullës
“Servilët
janë një soj i tillë njerëzish, të cilët bëjnë sikur të përkëdhelin, ndërkohë
që me veshjet që ke në trup fshijnë duart e tyre të pista”
Xhuliana Uilson (Juliana Wilson)
Nga Prof.
Dr. Eshref Ymeri
Në faqen e Portalit “Fjala e Lirë” të ditës së sotme,
lexova esenë e Pëllumb Kullës, me titull “Peshkim
në arkivin e publicistit”. Sapo e
mbarova së lexuari, në rubrikën “Komente” të këtij Portali
përcolla menjëherë reagimin tim në vijim:
“Më
avash, ore Pëllumb Kulla, me gjithë atë artileri të rëndë kundër Berishës.
Harrove që ke qenë lëpirash i pështirë i Berishës, i cili të ngriti deri në
nivel ambasadori në Misionin Shqiptar pranë Organizatës së Kombeve të
Bashkuara? Atëherë Berisha për ty “s’kishte
të meta”. Po njerëzit
lëpirashë, si puna jote, servilë të përsosur të pushtetit, servilizmin e
neveritshëm e kanë profesionin e tyre më të parapëlqyer: dje puthador model i
Berishës, sot, me artilerinë e rëndë kundër Berishës, po e reklamon veten si
puthador shembullor i Ramës, i cili, gjatë tetë vjetëve në pushtet, më shumë se
gjysmë milionë njerëz i detyroi të marrin shushavat, çka ty nuk të bën
përshtypje absolutisht. Njerëzit lëpirashë, puthadorë, servilë të selitur të
kallëpit tënd, e kanë të pamundur të jenë vetvetja se kanë lindur pa shtyllë
kurrizore”.
Është në natyrën e njerëzve servilë, të këtyre monstrave
të sojit njerëzor: kur organizohen fushata për ta vënë dikë përpara, sevilët
fillojnë e lëvrijnë si krimbat e plehut dhe hidhen në sulm kundër tij me më
shumë zell sesa organizatorët e fushatave të tilla.
Edhe Pëllumb Kulla, si servil i lindur dhe i regjur që
është, tani që Rama dhe taborri i jeniçerëve sorosistë rreth tij, me në krye
Blinkenin e Departamentit të Shtetit (për të cilin i ndjeri senator John McCain, që në vitin 2014 pati
deklaruar se ka qenë i rrezikshëm për Amerikën), kanë kohë që janë hedhur në
sulm kundër Berishës, ka mprehur pallën e eseistikës publicistike dhe sulmon me
egërsi Berishën, duke harruar që kryemëkatari i mbarë kombit shqiptar është
pasardhësi i kryekriminelit Enver Hoxha, kryeministri Rama. i cili ka shpalosur
flamurin e tradhtisë kombëtare me flirtet që po bën me Vuçiçin, armikun e betuar të Republikës së Dardanisë.
Arti i
servilizmit të Pëllumb Kullës më kujton kryepolitikanin amerikan, presidentin Abraham
Linkoln (Abraham Lincoln - 1809-1865),
i cili thoshte:
“Servili është një njeri që ka vrarë të dy
prindërit e vet dhe lyp mëshirë, duke thënë se është jetim”.
Me
sa duket, Pëllumb Kulla, në artin e servilizmit të vet, ndjek shembullin e
Kadaresë, i cili, deri në vitin 1991, si lëpirashës model i kryekriminelit
Enver Hoxha, ngriti një korpus të tërë poetik në shërbim të tij, kurse pas
vitit 1991 i lëpihet dhe i stërlëpihet Ramës.
Faji
është i Berishës që nuk ka ditur t’u bënte rezonancën magnetike të gjithë atyre
lëpirashëve të neveritshëm që i silleshin nëpër këmbë për të përfituar poste të
ndryshme në administratën e tij. Si një intelektual i pajisur me kulturë të
gjerë, Berisha duhej ta kishte vlerësuar
me shumë seriozitet një porosi shumë të vyer që pati lënë për brezat pasardhës poeti, eseisti dhe filozofi francez Pol Valeri (Paul Valéry - 1871-1945). Ai ka thënë:
“Në qoftë se ndokush po të lëpin sheshoret e këmbëve, shtype me këmbë para
se të fillojë të të kafshojë”.
San Diego, Kaliforni
23 shtator 2021