| E premte, 24.09.2021, 07:03 PM |
Arbana Xharra:
Edi
Rama me postimet e tij dje, prej fillimit të ditës na dha pak shpresë me
projektet për Durresin, në takimet me aleatët perëndimorë të shqiptarëve. Në
fund, aktivitetin e mbylli me foton e ditës: Me Erdoganin. Ndërkohë që në të
njejtën ditë Erdogani sulmoi dhe shpifi egër kundër Amerikës ku vërdallej Edi
Rama. A ishte vërtet ky takimi më i rendësishëm për Edin? Me Erdoganin? Dyshoj
sepse edhe vetë Rama, sikurse çdo njeri që i ka dy fije mend ne kry, e di qe
Erdogani sot ështe figurë e njohur diktatoriale, një i cili ka fut mbi 200 mije
turq burgjeve, vret kurdë kah te sillet dhe ka sjell vendin buzë greminës.