Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Klounë imitues të dekorit të dikurshëm të pionierëve të Enverit

| E enjte, 23.09.2021, 05:50 PM |


Dalldia

Nga Kastriot Dervishi

Dalldia e kësaj vere, na riktheu mjaftueshëm në modelet enveriste të përkujtimit të datave e simboleve të kuqe. Sidomos në provinca të Shqipërisë, drejtuesit administrativë janë kthyer si kryetarë të shoqatave të vullnetarëve të Enverit. Marrin pjesë sa për sy e faqe në ndonjë aktivitet gjoja në përkujtim të "viktimave të komunizmit", të cilin asnjëherë nuk e pasqyrojnë në profilet e tyre në fb, për t'iu rikthyer shpejt përkujtimoreve të "luftës". Vini re këtë foto të bërë para pak javësh. Shihni fëmijët që vendosen si klounë imitues të dekorit të dikurshëm të pionierëve të Enverit. Këto pamje i gjen me shumicë sot në Korenë e Veriut.