| E merkure, 22.09.2021, 08:00 PM |
VERIU I EGËR
Nga
Dedë Preqi
Veriu
i Kosovës, nuk ka si të kuptohet ndryshe, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë,
defakto po dëshmohet edhe vetë këto ditë
nga popullata serbe e këtij vendi e inicuar nga regjimi i Beogradit, e cila nuk
dëshiron të integrohet në Institucionet e shtetit të Kosovës, por po e merr
përmbajtjen e një grupi dhe etniteti të veqantë me principe dhe sjellje
arrogande dhe agresive, duke kundërshtuar çdo rrjedhë dhe administrim që vjen
nga ligjet dhe Kushtetuta këtij shteti.
Duke
menduar se e përjetuam të gjithë realitetin demokratik dhe lirinë, në një
mënyrë apo tjetren për të arritë deri këtu u deshtën shumë sakrifica dhe më në
fund edhe një luftë e përgjakshme, për të shpëtuar në një mënyrë nga kthetrat e Serbisë militariste dhe
fashiste.
Mirëpo,
kjo nuk është e tëra, situata e cila po e tensionon sot vendin tonë përmes disa
grupeve të serbëve në veriun e Mitrovicës, do të ishte më shumë se një grup
kriminelësh dhe i bandave të porositura nga Vuçiqi dhe Beogradi, të cilët kanë
plane dhe programe të veçanta për të destabilizuar Kosovën, në një mënyrë edhe
rajonin, pse jo, duke nxitur edhe ndonjë
konflikt të mundshëm.
Që
nga paslufta në këtë pjesë të Kosovës, apo në veri të vendit ku banohet me
shumicën e popullatës serbe, pothuaj se shumë pak dhe fare janë përfillur
ligjet dhe Kushtetuta e shtetit të Kosovës. Në këtë pjesë të vendit bëhët një
manevrim i tregëtive të ndryshmenë mënyrë të pa ligjshme dhe ilegale, kupunohet
dhe veprohet akoma përmes strukturave paralele, që derigjohen dhe paguhen nga
Beogradi dhe Vuçiqi, në mesin e të cilëve ka edhe kriminel të luftës së fundit
në Kosovë.
Këta
njerëz, ndër të cilëtedhe kriminel të luftës, të njëjtit edhe sot bëjnë
protesta dhe bllokada në rrugë, duke kundërshtuar targat e Republikës së
Kosovës,të cilët në mënyrë të hapur po i shfrytëzon në çdo kohë Vuçiqi, për ta
destabilizuar Kosovën, duke i paguar shtrenjtë vetëm për të skenuar dhe
organizuar protesta të tilla, që janë kundër ligjeve dhe shtetit të Kosovës.
Ndonse
është ditur se çka do të ndodh me fatin e këtij populli në veri të vendit, por
ka mundur situata të ishte pak më ndryshe, sikurmbas largimit të forcave
fashiste serbe nga forca e NATO-s,prej kufijve të Kosovës, në të njëjtën kohë
ti largojnë në një mënyrë edhe kriminelët serb nga teritori i këtij vendi, por
për fat të keq, pothuaj se një pjesë e madhe e këtyre kriminelëveserb u
grumbulluandhe u strehuan në veri të Mitrovicës.
Dhe
pjesa veriore e Mitrovicës, sikur mbeti në një gjendjekaotike dhe të egërsuar,
ku gjithçka organizohet jashta ligjeve dhe Kushtetutës së këtij shteti, përmes
strukturave paralele, që derigjohendhe instalohen nga Beogradi. Në këtë mënyrë,
duhet ta themi qartë dhe hapur se kjo ide do i shpie serbët e këtij vendi në
një iluzion mashtrues, gjë që çdo vëzhguesi të kujdesshëm do ti duket tipike e
imazhit të kohës së Millosheviqit, i cili në këtë mënyrë e frymëzote dhe e
mashtronte popullin e vet, përderisa e futi edhe në luftë, të cilën e pagoi
edhe vetë në rrethana misterioze dhe jo të mira.
Prandaj,
në këto rrethana Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, me plot të
drejtë dhe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, ndërmerr masa të
reciprocitetit me targat e komunikacionit ndaj Serbisë, përmes të cilave nuk
tregohet injorancë dhe kundërshtim ndaj popullit serb, por po zbatohen marrëveshjet
e parapara në mes dy vendeve dhe dy shteteve të barabarta.
Mirëpo,
rrethanat e krijuara përmes protestave kundërshtuese dhe barikadave që kanë
organizuar popullata serbe në pikat kufitare në Jarinje dhe në pjesët tjera në
veri të vendit, duke penguar edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, dhemë keq kur
protestuesit e tillë marrin mesazhe energjike dhe nxitëse nga kupola e këtij
organizimi në Beograd, Aleksandër Vuçiq, me çrast situata mund të eskaloj, nëse
edhe Evropa po rrie duar kryq dhe po bënë sikur nuk do të ndodhte asgjë…
Popullatën
serbe në veriun e Mitrovicës, po e përdor dhe shfrytëzon Vuçiqi, në mënyrë të
pa mëshirshme sikur veglat e prishura bujqësore apo « grabujat » me dhëmbëzi të thyer, dhe i zoti i shtëpisë u
bënë presion « argatëve » të vet, pse
nuk po i mbledhni më mirë fijet e sanës, sepse « bagëtia » është e mvarur prej
punës dhe duarve të juaja…
Vuçiqit
dhe Beogradit, nuk i intereson mirëqenja e populli serb që jeton në Kosovë, do
të thotë se, nuk i intereson mbitoka dhe njerëzimi serb i këtij vendi, sikur do
të interesohej Serbia dhe Vuçiqi, për popullin serb të këtij vendi, nuk do ti
përdorte sot si vegla mekanike për interesa politike, por Serbisë i intereson
nëntoka e Kosovës, e cila e mundon dhe do ta mundojë me gjenerata të tëra, që
janë të ngjajshëm me Millosheviqin dhe me pasardhësit e tij.
Qëndrimet
e Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, të cilat ditë përditë janë duke marrë
formën e kuptmit të mirëfilltë të
shtetit funksional, kjo të ngjallë edhe një ndjenjë krenarie dhe respekti për
vetë shtetin e Kosovës, që nënkupton mundësinë e pafundme të ndërtimit të këtij
vendi.
Për
fat të keq, opozita e sotme në krye me PDK, LDK dhe AAK, kanë marrë krye dhe po
bëjnë lojra të pista dhe të turpshme, me të cilët po bëjnë shaka edhe fëmija,
janë përpjekje të ulëta dhe forma parake të njerëzve primitiv, duke penguar
realizimin e projekteve të tila të qeverisë Kurti, ndaj Serbisë, të cilat
projekte janë madhore dhe për interesa shtetërore e nacionale, sikur në këtë
rast të reciprocitetit me targat ndaj Serbisë, dhe të tjerat, duke gjetë më
shumë përkrahje Vuçiqi, nga opozita e Kosovës, se gjenë përkrahje qeverija
Kurti dhe shteti i Kosovës.