| E merkure, 22.09.2021, 09:33 PM |
U inagurua Qendra
“Illyria” në Bronx për mbarë Diasporën Shqiptaro Amerikane
Nëse
doni të shkoni shpejt, shkoni vetëm. Në
se doni të shkoni larg, shkoni të bashkuar
Nga Keze Kozeta Zylo
Dita e diel në Bronx
ishte një dite e dielltë, me
qiell të blunjtë të kthjellët si
zemrat e komunitetit Illyrian në Amerikë dhe në mbarë botën. Të punosh 7 vjet dhe të arrish të derdhësh milionat e dollarëve lumë si 8.7
milion për ta blerë këtë qendër është një ndër punët më të bukura të bijëve
shqiptarë që nuk
rreshtin kurrë së punuari
për Kombin. Një burrëi tillë shqiptar
është z.Mark
Gjonaj Nderi i Kombit ish ansambleist dhe Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili fal përkushtimit të tij u
arrit dhe u realizua ëndrra e
shqiptarëve për të pasur një qendër të tillë në shërbim të Diasporës. Kjo qender madhështore në Bronx u
inagurua ne praninë e komunitetit si dhe
të personaliteteve të larta të politikës amerikane.
Shiritin e inagurimit
e prenë Senatori i Nju Jorkut i Partisë Demokratike të Amerikës z.Chuck
Schumer, z.Mark Gjonaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.
Mirenjohja e
shqiptareve ishte e pakufishme, bravo, bravo thërrisnin pjesëmarrësit në këtë ditë të
bukur. Duke pasur fatin të ishim të parët si Shkollë Shqipe
“Alba Life” për të shfrytëzuar këtë qendër të madhe kulturore, multifunksionale duke dhënë mësim shqip në mjediset
komode kam ndjerë dhe kuptuar në sytë e nxënësve dhe të prindërve mirënjohjen e pakufishme të tyre. Atë e dëgjova dhe
dje kur intervistova personalitete të ndryshme, grupe nxënësish, grupe të moshuarish etj… Me mikrofonin në dorë kur i
pyeta nxënësit se kush e krijoi
këtë mundësi që ju të zhvilloni mësimin
SHQIP në këto klasa
komode?
Ata m’u përgjegjën njëzëri: Kush tjetër? MARK GJONAJ!
Të nderuar që ishim të parët si
Shkollë Shqipe “Alba Life” Ambasador iKombit të uleshim në bangat e
shkollës dhe të frymëzoheshim për të ardhur aty edhe në pushimet e verës për të realizuar programin artistik qëu shfaq plot profesionalizëm në
auditoriumin e kësaj qendre realizuar
nga koordinatorët Xhaferri, Gjocaj, mësueset Tafaj, Krasniqi dhe Shiqerukaj me udhëheqëse
artistike znj.Adelina Lacaj.
Pasi u pre shiriti i
inagurimit z.Gjonaj mikpritësi i
Qendrës i drejtoi të
pranishmit në mjediset e qendrës “Illyria” për të parë sallat,
klasat, kafeterinë, kopshtet, klasat e
ushtrimeve etj. Kjo qendër do të jetë përgjithmonë dhe ka punuar fort dhe plot përkushtim u shpreh znj.Vera Mjeku drejtore e kabinetit të Këshilltarit
të Bashkisë
z.Gjonaj. Ne duhet të punojmë bashkarisht me vizion u shpreh z.Imner Mjeku i cili me të drejtë tha se në
se ne do të kemi më shumë shqiptarë të zgjedhur në zyrat
publike si dhe në nivele të larta politikanësh Diaspora do të dëgjohet më shumë ne lobime
dhe Kombi do të ecë vetëm përpara.
Programi artistik në auditorium e Qendrës “Illyria”
Skena ndrinte nga
veshjet kombëtare nga fëmijët e diasporës dhe
grupe të ndryshme artistike që kishin përgatitur
programin mbresëlënës.
Programi artistik u
moderua me profesionalizëm dhe
plot mirësi nga znj.Elona (Pajo) Biba dhe z.Julian Biba dy njerëz të
artit. Elona e veshur me një mantel si gratë ilire sillte jehonën e shekujve dhe krenarinë e grave të bukura
illire që kanë një vend të artë në histori.
Salla ushtoi nga
marshimi i oficerëve të policisë së New Yorkut drejt skenës kryesore të cilët
me uniformën e policisë amerikane dhe me ngrijen e Flamurit shqiptar kuq e zi
sillnin një moment shumë te rëndësishëm, solemn për të gjithë bashkëkombasit
dhe amerikanët që ishin në sallë.
Qendrën “Illyria” e
bekoi Famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në NY, Dom Pjetër Popaj.
Fjala e Z.Mark Gjonaj
u mirëprit me durtrokitje dhe çoi sallën në këmbë në nderim dhe respekt të figurës së tij. Më vonë ai ftoi në skenë kongresistin amerikan Ritchie Torres resident i Bronxit i
cili përshëndeti dhe
falënderoi pamasë z.Gjonaj
për këtë punë të jashtëzakonshme.
Përshëndetën mjaft personalitete të larta amerikane dhe shqiptare dhe e falënderuan z.Gjonaj për bashkëpunimin
me ta si z.Michael Benedeto ansambleist i shtetit të Nju Jorkut etj.
Gjithashtu përshëndetën si
Presidenti i Bronxit z.Ruben Diaz Jr, Senatorja Alessandra Rose Biaggi e cila
është një politikane amerikane në Nju Jork, Vedat Gashi (D -Yorktown) kandidat
për një vend në Bordin e Ligjvënësve të Qarkut Westchester.
Me duartrokitje është përshëndetur
fjalimi i znj.Donika Gërvalla
Ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Republikës së Kosovës.
Letra përshëndetje erdhën nga Kryeministri i Shqipërisë z.Edi
Rama dhe Kryeministri i Kosovës z.Albin
Kurti.
Në këtë ceremoni të
inagurimit morën pjesë
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington z.Valdet Sadiku, Konsulli i Përgjithëshëm i
Republikës së Kosovës
në New York, Ambasador Frymëzim Isufaj, biznesmeni i suksesshëm dhe aktivisti i shquar z.Harry Bajraktari etj, Vatra e
kryesuar nga z.Pashko Camaj n/kryetar, Shoqata Shqiptaro Amerikane Skënderbej e kryesuar nga z.Imer Lacaj n/kryetar, Bashkim Shehu
kryetar nderi dhe Alketa Ktona, kryetarë shoqatash, klerik fetar, mësues, prindër, nxënës, anëtarë të komunitetit, artistë etj…
Në këtë program tëpasur
debutuan me plot dashuri Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, nxënësit e shkollës “Children of the Eagle”,Grupi i valltarëve “Rozafati”, “Freskia” Ana e Malit,Kraja,Qendra Rinore
Shqiptare në Greenwich dhe shfaqje te tjera.
U dhanëçmime mirënjohjeje
për nxënësit e shkollave shqipe, grupet e valltarëve etj.
Programi u mbyll me
fjalën e Imamit, patriotit të nderuar Tahir Kukaj i Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare, në Staten Island NY.
Pas programit te
pranishmëve iu shtruan tryezat me ushqime dhe pije të dhuruara nga Këshilltari i Nju Jorkut dhe themeluesi i krijimit të Qendrës së mirëqenies
“Illyria” në Bronx, New York
Kjo qendër e madhe kulturore është në zemër të Pelham Parkway South Bronx NY, aty ku ka më shumë rezidentë shqiptarë. Në programin e shpërndarë si dhe në fjalimet e ndryshme u tha se kjo qendër do të jetë në shërbim të Diasporës, do të jetë qendër multi
funksionale, qendër e mirëqenies pranë qendres
“Jacobi” Hospital, ku do te vihen në dispozicion një sërë shërbimesh të kultures dhe traditës sonë të vyer kombëtare. Auditoriumi ka 400 vende, ndërsa salla e konferencave me pajisjet më të fundit të teknikës ka 250
vende. Palestra me pajisje moderne per ushtrime, dhoma te veshjeve, dhe lojera
te ndryshme.
Në aktivitet ishin të pranishëm medie
te ndryshme dhe gazetarë nga Zëri i Amerikës, Dielli
me editore për gjuhën angleze
znj.Rafaele Prifti, TV Alba Life etj…
Së shpejti do të sjellim
transmetimin në kanalet televizive nga TV “Alba Life” me kameraman Bujar
Sadikaj dhe gazetarin Valon Gërbeshi.
Ishte një ditë
historike, një ditëqë na mësoi se: “Në se doni të shkoni larg, shkoni të bashkuar”.
19 Shtator, 2021
Bronx, New York