| E marte, 21.09.2021, 08:34 PM |
Intervistë me poetin dhe publicistin Hamdi Skeja
Jeta nën kërcënimet e
njerëzve me pushtet të një babai që lufton për shëndetin e të birit!
Bëhet
fjalë për jetën e një fëmije, të një djali, që prindërit e tij e kanë dritën e
diellit të jetës së tyre. Në tentativë për të kuruar të birin, i ati u gjend jo
vetëm në një udhëkryq të pafund por edhe nën kërcënime të panumërta. Ai
denoncoi disa herë publikisht emra dhe fakte, madje shkoi deri në një kallëzim
në prokurorinë e Durrësit në lidhje me persona me pushtet si kërcënuesit e
drejtëpërdrejt të jetës së tij dhe të familjes së tij, por kjo e fundit edhe
pse e ka dokumentuar kallëzimin e tij, kurrë nuk e ka marrë më në pyetje dhe
madje as nuk e ka vënë në dijeni për sa i përket kësah çështjeje.
Në
fakt historia e Aldos, e sëmundjes së tij është publike prej disa vitesh! Hamdi
Skeja prej vitesh orvatet nëpër dyer spitalesh për të gjetur një rrugë kurimi
për djalin, ndërkohë që është përballur vetëm e heshtje deri edhe
institucionale. Ai tentoi të kërkonte ndihmë disa herë për kurat super të
kushtueshme për ta operuar Aldon, pasi ekspertë të huaj kanë dhënë shpresë që
djali mund të ngrihet në këmbët e veta dhe mund të ecë një ditë.
Skeja
është optimist prej shumë vitesh por barrierat e mëdha dhe kërcënimet e
njerëzve me pushtet, deri në rang zv/kryeministri dhe ministrash e ka bërë të
riun, i cili po lufton me sëmundjen e rëndë të të birit, të dorëzohet dhe ta
fshehë familjen e tij nga frika e ndonjë hakmarrjeje tek gruaja, dy fëmijët apo
edhe pjesëtarët e tjerë të familjes.
Hamdi
Skeja kërkon drejtësi, mundësi dhe shpresë për atë që sipas tij është ligjitime
dhe duhet të ia sigurojë shteti shqiptar, ky shtet që, sipas rrëfimit të tij e
kërcënon me jetë që ai të mbyll gojën përballë masakradave të pafundme jo vetëm
të një sistemi të inkriminuar shëndetësie!
Rrëfimi
Z. Skeja, në disa
dalje tuajat publike ju keni deklaruar se keni marrë kërcënimet të shumta dhe
të njëpasnjëshme nga njerëz me pushtet! A mund të na thoni; për çfarë bëhet
fjalë konkretisht?
Duke qënë se unë jam një njeri i lirë, fillimet e
mia ishin me ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Pasi kur e nisa nuk ishte
luftë për pushtet, por ishte një luftë për një jetë njeriu.
Saktësisht për Aldon, djalin tim të madh, i cili
është me aftësi të kufizuar dhe se e gjitha kjo ka nisur në kohën kur Petrit
Vasili dhe Ilir Beqaj ishin ministra në Shëndetësi.
Në daljet e mia publike, të parat, denoncova me
emra e fakte doktorët dhe po ashtu Beqaj-n që shëndeti i tim biri rrezikohej
atëherë, ashtu siç rrezikohet edhe sot!
Çfarë ka ndodhur me
Aldon, në gjithë këto vite, Z.Skeja? Si është gjendja e tij sot?
Aldo pas lindjes në 2012, morëm vesh se ishte me
Mioloningocele dhe doktori atëherë na tha se duhet bërë operim që pas dy vitesh
do të gëzonte shëndet të plotë. Gjë e cila nuk ndodhi kurrë. Prej gati 9 vitesh
unë jetoj spitaleve dhe klinikave brenda dhe jashte shtetit.
Pasi sipas bluzave bardha në Kretë operimi nuk
është bërë siç duhej. Pasi djali as nuk ecën dhe as nuk flet. Kjo si pasojë e
operimit jo të duhur dhe se trupi i tij është me disa infeksione të rrezikshme!
Pra denoncimet tuaja
kanë ardhur si rrjedhojë e përballjes me sistemin e shëndetësisë në vend?
Në fillim po! Ja nisa me denoncimet e sistemit të
kalbur shëndetësorë, dhe më pas u pëballa me pasojat, me njerëzit që kanë edhe
sot pushtet. Nga denocimet e mia ka pas kërcënime nga më të ndryshmet deri te
familja ime. E cila edhe sot jeton jashtë Tiranës për shkak të shantazheve,
kërcënimeve të njëpasnjëshme!
Në vend që shteti të merrte në konsideratë
denoncimet e mia, mbrojti ata dhe më sulmuan mua.
Vetëm një prind mund t’më kuptojë se, përveç
shëndetit aspak të mirë të djalit, po përballem shpesh me kërcënimet e
pushtetit!
Z. Skeja, ju keni
marrë kërcënime edhe kohëve të fundit? A kini emra dhe a i keni denoncuar këto
emra, nëse?
Po, kur them se janë njerez me pushtet, kuptohet
qartë se kush po më ndjek. Kam dorëzuar një dosje në Prokurorinë e Durresit,
dhe në një ndër daljet e mia në studio televizive kam patur shantazhe edhe nga
ish-Zv/Kryeministri Erion Braçe, por edhe një person i afërt i tyre ka shkruar
te familjarët e mi, duke iu thënë: thuaj ta mbyllë gojën dhe mos të denoncojë
më, se do t’ja mbyllim Ne!
Unë po bëj një luftë për djalin dhe jo për pushtet.
Më pas ka pas edhe një shantazh nga disa policë në
Kamëz ku me kanë ardhur te puna dhe më kanë thënë: Ne të njohim, por t`i do të
na njohësh shumë shpejt!
Prej sa kohësh keni
kryer denoncimin dhe a jeni në dijeni të vijimit të hetimeve?
Ka gati dy vite, por nuk kam asnjë pergjigje, ashtu
siç u shpreha në media para pak ditësh.
Nese do të kishte shtet këtu, do të ishin marrë me
ata, por kanë vendosur të merren me mua!
Sipas të dhënave
tuaja është pushuar çështja?
Nayrisht që është pushuar, ndryshe qeveria nuk do
më lëshonte qentë e tyre prej më shumë se dy viteve!
Z. Skeja, përse keni
denoncuar në Durrës dhe jo në Tiranë, kur bëhet fjalë që kërcënimin e nga
policia e keni marrë në vendin e punës?
Dosja e Prokurorisë në Durres është tjetër, kurse
kjo e Tiranes tjetër. Por unë që nuk kam një forcë tjetër, ku ta kërkoj
drejtësinë? Kujt t’ja kërkoj, ku në çdo instucion është titullar Kryeministri
Edi Rama?!
A keni tentuar
organizma të tjera për të drejtën tuaj dhe të shëndetit të fëmijës suaj?
Po, kam kerkuar te Drejtoria e Diskriminimit, te
Avokatja e Popullit dhe në Media. Vetem kjo e fundit ka reaguar, dy të parat I
ka në duar Kryeministri!
Mendoni se në vendin
tonë është e pamundur të bëhet diçka për shëndetin e djalit tuaj?
Ah, në vendin tonë është e pamundur shëndeti i
djalit, është e pamundur mbrojtja e jetes, është e pamundur jetesa, pasi një
shtet që nuk mbron dot njerëzit e tij, dhe nuk merret me jetët tona. Ky vend
është kthyer në komunizëm. Nuk të lë të flasesh, të denoncosh, të rebelohesh
për të drejtat themelore dhe jetësore, atëherë popullit i mbetet të bëj
vetgjyqësi!
Duke njohur betejën
tuaj për shëndetin e Aldos, pasi ajo ësht publike prej shumë vitesh, dhe duke
parë reagimin tuaj sot, a mos vallë flasim për një 'baba të dorëzuar' në kërkim
të të drejtave të tija?
Beteja ime për Aldon është prej gati 9 vitesh, dhe
më besoni se nuk e kam ndjerë veten ngusht, për aq herë sa kam firmosur në
salla operimi, sa po e ndjej tani në përballjet me mia me kërcënimet e njerëzve
me pushtet. Tani e di se jam i vetëm me të drejtën e Zotit përballë me një
shtet që pavarësisht që më ka marrë dhe përgjysmuar mundesinë e jetesës së
djalit si shokët e tij, unë duhet të vazhdoj! “Nje baba i dorëzuar”? Joo, se
kam edhe një familje për të rritur.
Ky shtet të merr gjithçka, të vjedh gjithçka, të
mohon gjithçka, dhe në fund të ndjek këmba-këmbës se përse unë kërkoj të
drejtën e jetës së djalit!
Duke parë
rezistencën tuaj, heroike do të thoja, a mendoni që mund të gjesh një
rrugëzgjidhje me sistemin e shëndetësisë, duke patur parasysh se u rikonfirmua
sërish për një tjetër mandat qeveria që ishte? Pra, me fjalë të tjera; a besoni
se mund të ndërgjegjësohet dikush në këtë sistem?
Siç e di opinioni që njëherë unë ja arrita të
merrja mbeshtetjen e ministres, Ogerta Manasterliu, por e di që është e
pamundur më dhe nga ana tjetër shendeti i Aldos sa vjen dhe rëndohet.
Sa shpesh mendoj me veten se çfarë duhet të bëj me
djalin, me shëndetin e tij, dhe me jetët e familjes sime që pothuajse çdo ditë
jam nën shantazhe, kërcënime nga duart e pushtetit.
Me ke duhet të merrem me parë?!
Ku ta kerkoj të drejtën time dhe të jetës së
familjes sime?!
Intervistoi:
Diadema Stil