| E merkure, 15.09.2021, 06:56 PM |
Lojë politike dhe biznes me testet e covidit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Nga shfaqja e pandemisë e deri në ditët e sotme,
nuk dihet prejardhja e saktë dhe as origjina e këtij virusi misterioz. Nuk
dihet, nëse është natyral apo artificial (i prodhuar në laborator), nëse është
sëmundje ngjitëse apo helm vrasës i shpërndarë në ajër!
Po ashtu nga fillimi i vaksinimit e
deri më sot, nuk po dihet cila vaksinë është më efikase
apo cila vaksinë tjetër më pak efikase apo më pak e dëmshme për shëndetin e
njeriut. Edhe përkundër vaksinimit, pas përhapjes së ashtuquajturit variant
“Delta” i virusit, njerëzit po vdesin edhe me nga një apo dy vaksina të marrura
paraprakisht!
Edhe përkundër rritjes së vaksinimit, “COVID-19”
është shndërruar në kërcënim për njerëzimin! Ripërtëritja e covidit përmes
varianteve të reja; “Delta”, Mu”,…etj, kanë shkaktuar frikë dhe pasiguri për
jetën e qytetarëve.
Sikur vërtetë, të bëhej fjalë për një virus të
zakonshëm, vaksinat jo vetëm që duhej të ishin më efikase, do duhej të kishim
ulje të rasteve të infektimeve dhe zero (0) vdekshmëri të personave të
vaksinuar.
Pasiguria e testeve, shkak i përhapjes së virusit!
Dyshimet dhe pasiguria për ekzistencën e virusit
fillon në momentin e testimit për virus! Dikujt me simptome të theksuara i delë
testi negativ, kurse tjetrit (shëndosh si molla) pa asnjë simptomë i delë testi
pozitiv!
Kësisoji, i sëmuri me test “negativ” bëhet rreziku
më i madh për shëndetin e dhjetra e qindra qytetarëve të tjerë, kurse i
shëndoshi si molla me test pozitiv shikohet si kërcënim për shëndetin e të
tjerëve, izolohet nga familja dhe rrethi shoqërorë, i pamundësohet lëvizja dhe
zhvillimi i çdo aktiviteti publik, duke filluar nga puna si çështje
ekzistenciale apo veprimtarive tjera afariste.
Liçencimi pa kritere i shumë pikave të testimit
privat, ka bërë që testet për virus të shndërrohen në instrumentin më
profitabil në vend (pas politikës) dhe si produkt i kësaj, Kosova dhe Shqipëria
me të drejtë u futen në listën e vendeve më të pasigurta dhe me rrezikshmërinë
më të lartë në rajon!
Situata e krijuar javëve dhe ditëve të fundit në
pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë e ka dëshmuar biznesin më profitabil
të kompanive të papërgjegjshme të lidhura me njëjra-tjetrën në trajtën e krimit
të organizuar, duke i gjobitur qytetarët me nga 25 euro për një të test
krejtësisht jo valid dhe të papranueshëm në vendet perëndimore.
Aq të pasigurta janë testet për covid në Kosovë dhe
Shqipëri, saqë i kemi me dhjetra e qindra raste, kur “negativët” nga vendet
tona po rezultojnë pozitiv në shtetet perëndimore dhe anasjelltas, kurse ish
“pozitivët” pas shkuarjes në shtetet perëndimore, jo vetëm që po rezultojnë
negativ, verifikohet se asnjëherë nuk kanë qenë të infektuar me “Covid-19”!
Politizimi i virusit dhe loja me numrin e të
vdekurve
Si rezultat i politizimit të Institutit Kombëtar të
Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), po ndodhë keq-interpretimi i rasteve
me covid, respektivisht keq-interpretimi dhe abuzimi me rastet e vdekjeve të
zakonshme. Për shkak se ka dallim të madh në interpretim; “vdekja me covid” nga
“vdekja prej covidi”! Për çudi, më askush nuk po vdes nga infarkti i zemrës,
nga sëmundjet kancerogjene, nga leukemia apo sëmundjet tjera të zakonshme, por
të gjithë nga infektimi me covid!
Këto sqarime u takojnë mjekëve profesionist,
infektologëve dhe virologëve brenda IKSHPK-së, e jo të dëgjojnë dhe pranojnë
rekomandimet e politikanëve në pushtet apo atyre në opozitë për rritjen apo
zbritjen e numrave sipas nevojave ditore të politikës! Mosbërja publike e
emrave e të vdekurve sikurse në të kaluarën, krijon dyshimet e bazuara për
manipulim të vdekjeve të pacientëve me sëmundje të rënda kronike duke ua vënë
etiketën e paqenë të “Covid-19”-it!
Si pasojë e këtij abuzimi skandaloz, politikanët e
papërgjegjshëm po i shfrytëzojnë edhe proceset zgjedhore për hakmarrje ndaj
njëri-tjetrit për llogaritë e tyre personale dhe partiake duke e përdorur si
alibi situatën pandemike! Si gjithnjë, viktima po bien qytetarët e pafajshëm që
po iu besojnë kusarëve politik dhe matrapazëve me “mantela të bardha” pa masa
adekuate sigurie, të cilët po bëjnë biznes tejët profitabil me testet për
covid, pa i përfillur fare masat mbrojtëse të IKSHPK-së.