| E merkure, 15.09.2021, 06:13 PM |
Flet regjisori dhe aktori Anastas Nika: Në ushtri desha të arratisesha në vendin ku u arratis Bilal Xhaferri
-
Si konkurova para Gëzim Kames, Robert Ndrenikës, Pëllumb Kullës, Birçe Haskos
dhe Luftar Pajës
Nga
Albert Z. ZHOLI
Pandemia
ndoshta kufizoi takimet me njëri tjetrin, por jo komunikimin nëpërmjet
internetit. E mira e kësaj ishte se kishe kohë të reflektoje me veten për shumë
gjëra. Por duhet thënë që teatri dhe filmi,është ai që u dëmtua më shumë.
Anastasi ishte gjithmonë në lëvizje dhe kjo situatë i prishi shumë idetë e tij.
Po pati dhe një të mirë. Ai në këtë situatë u mundua të sjellë kujtimet e tij
në letër, por dhe të rishohë punën e tij. Pra ishte kohë bilanci dhe
reflektimi….
Kohë pandemie. Si ishte kjo periudhë për
një artist larg skenës dhe miqve?
Sigurisht
që është kohë e çuditshme,ku dhe fantazinë e la pas me bëmat e saj kjo pandemi,
na ndryshoi pamjen me një maskë në fytyrë. U mbyllën gjithë teatrot dhe
kinematë , ku humbi komunikimi me publikun, por dhe tjetra humbi komunikimin me
partnerin e skenën , dhe kjo sjell një apati e çorientim tek aktori. Dhe sa për
mua dhe familjen time, megjithëse kohë pandemie realizuam disa projekte të
vogla, por dhe një projekt shumë serioz : filmin me metrazh të mesëm të
titulluar ‘’ Kamenica “ sipas legjendës së shkruar nga liriku i shquar dhe
legjenda e legjendave Petrit Ruka, ku ne kishim planifikuar që këtë tetor t’ia
bënim suprizë, por …. Së bashku me tim bir Enean realizuam me sukses poemën e
gjatë dedikuar Covid 19 “Dëbora Blu”, shkruar nga poeti i njohur Bardhyl
Maliqi. Gjithashtu kemi realizuar shumë videoklipe poetike, të cilat janë
shpërndarë në Yout tube e Facebook. Kemi shkruar disa skenarë që presin rradhën
për t’u kthyer në imazh filmik. Kam realizuar disa emisione radiofonike
me Radio Saranda me poezi të interpretuara nga unë. Realizuam Festivalin Poetik
mbarëkombëtar “Një poezi për Sarandën” , si dhe dy spektakle televizivë
realizuar në natyrë me trupën profesioniste si “ Mirësevjen 2021” dhe “ Dashuri
në kohë të koronës” me skenar të shkruar nga unë dhe regji të tim biri Enea .
- Këto vite në Shqipëri aktrimi sikur
është zbehur…por mbetet një profesion i bukur, frymëzues dhe shtysë vizionesh,
si lindi dëshira për profesionin dhe kush e zbuloi talentin tuaj ?
Nga
shkallët ku jam sot gjashtë dekadash, e them me zë të lartë , se nuk ka
profesion më të bukur se aktori. Unë kam lindur në
një fshat diku afër qyetit antik të Butrintit githmonë me
ëndrrën të bëhesha aktor. Ishte viti 1967 ku unë do të luaja Babagjyshin
në spektaklin e shkollës me rastin e vitit të ri. Ajo
që mbaj mend mirë është se kur në fshatin tonë filloi të vinte një
makinë kinemaje unë shpesh i lutesha kinooperatorit, i
cili ishte dhe shoferi i makinës të më merrte dhe mua në fshatrat e
tjera atje afër...Ai më shikonte duke qeshur dhe ikte. Unë mendoja se filmi në
fshatin tonë nuk ishte dhënë i tëri ose ngjarjet në fshatin tjetër
do të ishin ndryshe. Kinooperatori më shikonte, çuditej dhe qeshte.
Më së fundi u bëmë miq dhe filloi të më merrte me vete . Madje më mësoi të
vendosja ekranin ku ishte një çarçaf i bardhë dhe
të shpërndaja e mblidhja në fund të filmit kabllin dhe
altoparlantin e zërit. Dhe unë ndihesha i privilegjuar dhe një njeri
i rëndësishëm për çfaqjen e filmit. Më vonë kinooperatori duke parë pasionin
tim të ‘’çmëndur’’ për fjalën më lejoi të tregoja fabulën e filmit përpara se
të çfaqej. Kisha hyrë në rrugën e ëndrrës për aktor?!Pra njeriu që më
mësoi artin e bukur të aktrimit, kur isha vetëm 11 vjeç është kinooperatori i
Livadhjasë ( në atë kohë ) Vasil Kromidha, i cili për katër vite më aktivizoi
me nxënësit e shkollës se mesme Livadhja dhe trupën e teatrit të
kooperativës, ku në disa festivale në Sarandë e Delvinë jam nderuar me diploma.
Pas mbarimit të shkollës 8-vjeçare ,Vasili do të më përgatiste për të konkuruar
në shkollën e kulturës në Tiranë , dega regjisurë teatri, të cilën e fitova,
por në vitin e tretë do të përjashtohesha për çfaqje të huaja ( kupto se nuk u
bëra spiun i drejtoreshës) dhe fillon kalvari i gjatë i vuajtjeve ku pas
dënimesh me riedukim, do të vazhdoja shkollën për Zoteknik në Delvinë, por dhe
atje si një” djalë i rrezikshëm” ,do të përjashtohesha. Këtu unë me pasionin tim ‘të çmendur’’ në moshën 18
vjeçare kur isha në vitin e dytë të kësaj shkolle do të nisja hapat
e para në rrugën time si regjisor duke vënë me nxënësit e
kësaj shkolle komedinë “E fejuara ime” të autores Fatmira Aliaj, e cila në
festivalin teatror të shkollave të mesme në Sarandë u nderua me çmimin e
tretë. Po për këtë vepër nuk e di pse unë do të përjashtohesha nga shkolla
përsëri…?! Dhe pas një vit riedukimi tjetër , do të shkoja ushtar në
brezin e kufirit në zonën e Konispolit, në një repart
të thellë mes maleve. Nuk e harroj një natë kur binte borë dhe unë kryeja
shërbimin në errësirë, nga dritarja shikoj që në televizor ishin
shokët e mi që tani ishin studentë të dramës duke interpretuar
poezi… Në kokë më erdhi mendimi i arratisjes, por përsëri u zhduk dhe ai se më
erdhi keq për prindërit…Isha në fshatin ku u arratis shkrimtari çam Bilal
Xhaferri…I dërgoj një letër prindërve dhe i them se nëse nuk më hiqni këtej e
të më lenë të vendos shfaqje me ushtrinë unë do të arratisem! E
për dy vjet do të krijoja trupë teatri me ushtarët dhe realizoja çfaqje
me të rinj e të reja në Konispol, Xarrë e Ksamil.
Kur
dhe si konkurruat për aktrim, çfarë roli interpretuat dhe kush ishte në
komision? Cili ishte vlerësimi?
Pa
shumë peripecish duke punuar në fabrikë qumështi, depo orizi, puntor
ndërtimi njëra do të ishte ajo e punëtorit
të ngarkim shkarkimit në një makinë arrita që në korrik të vitit 1986 të
fitoj të drejtën të stjudioj në degën për aktor… Në komision ishin Gëzim Kame,
Robert Ndrenika, Pëllumb Kulla, Birçe Hasko dhe Luftar Paja ku megjithëse ishte
me zë të ngjirur ishte më dashamirësi ndaj meje në atë komision, duke më
ndihmuar e dhënë kurajo me humorin e tij të bukur. Unë kam interpretuar
poezinë “Kënga e partizanit Benko”,tregimin e Azis Nesin “Kur vura syze”,
monologu i Klod Ge-shkëputur nga romani “Viti 93” i Viktor Hygos, parodia e
Pëllumb Kullës (rastësi që ishte në komision ) “Nëpër këngët e
festivaleve”, poezia ’’ Rent or Marathonomak” e Nolit , fragment nga “Bagëti e
Bujqësi” ( m’u kërkua nga Robert Ndrenika ) dhe fabula ‘’ Tigri, Gomari dhe
Qeni “ shkruar nga La Fonten. Më kanë “provokuar” e bërë shumë ushtrime , për
t’u bindur për ndonjë dyshim që kishin ndaj aftësive të mia, por i kam
realizuar dhe vlerësimi ishte tejet pozitiv. Një nga provokimet e tmerrshme për
kohën, ishte kur më tha kryetari i jurisë ‘’na thuaj pse të thonë aktor
çek.”Unë nuk e doja veten dhe bëja be e rrufe se nuk më thotë njeri ashtu…Ata
insistonin se më thonë dhe më thanë se na trego se ku fle atje në teatër
…Unë i thashë disi nëpër dhëmbë mbi një drrasë pianoje .”E nga ka ardhje ajo
dërrasë pianoje - më tha Pëllumb Kulla “. Nga Çekia – i thashë. Atëherë u
kujtova që i kisha thënë një aktori të teatrit se nuk kam merak se fle mbi një
dërrasë ardhur nga Çekia në çimento, por më shumë kam merak ,se po e morrën vesh
çekët që fle mbi këtë dërrasë që shkruan ”Made in Czhekia” , do të thonë që
është aktori ynë”.) Atë çast Robert Ndrenika më thotë :“Pse flije mbi
dërrasa e nuk flije në shtëpi ?” Unë i thashë se nuk jam nga Saranda, por nga
një fshat: Sopiku! Roberti më pa drejt në sy dhe më tha se a e njihja
një burrë me emrin Mihal….Mihali ishte i deklasuar, “armik i pushtetit
popullor” , se babai i ishte i arratisur në vitin 1945 në Korfuz, kur Mihali
ishte në bark të nënës. Unë atë çast humba shikimin, m’u prenë gjunjët dhe gati
për të qarë me gjysëm zëri i thashë se e njihja , por nuk kam të bëj me
të….Roberti buzëqeshi lehtë dhe më tha : ” Bëji të fala nga unë“!…Nuk kishte
çudi më të madhe për mua që një artist si Robert Ndrenika më kërkonte t’i bëja
të fala një traktoristi të fshatit tone, që ishte i deklasuar, armik i
pushtetit popullor ! Jeta ka çudira e supriza të bukura, që kurrë s’arrijmë dot
t’i imagjinojmë! Një oficer i Ministrisë së Brendshme, zbriti nga autobusi në
Livadhja dhe pyeti se kujt mund t’i linte një letër për Mihalin. Dikush i tha:”
Lëreni tek ajo gruaja se e njeh,e ka nga fshati. Ajo gruaja ishte nëna ime e
cila ishte shitëse e një bufeje (sot i thonë kioskë). Oficeri i tha se kjo
letër i duhet dhënë Mihal….Nëna ime duke e parë që ishte oficer i ministrisë
mendoi se ishte ndonjë urdhër për t’u paraqitur në Degën e Brendshme, u zbeh.
Dhe filloi t’i qante hallin të ziut Mihal… E kur erdhi Mihali nga puna, nëna me
zë të dridhur i tha se kishte një letër nga një oficer i ministrisë së
Brendshme. Mihali e hapi letrën, i thotë nënës duke qeshur se letra është për
ty e jo për mua , për djalin tënd që ka fituar konkursin. Nëna e shkretë nuk e
besonte dot, që lajmi do të vinte në këtë mënyrë nga një i deklasuar! Roberti
që pinte kafe zakonisht në klubin e ministrisë së brendshme , mori vesh se
oficeri që ishte në tavolinë do të shkonte diku afër Konispolit , dhe ai i
kërkoi të linte një letër për mikun e tij Mihalin, të cilin e kishte njohur
rastësisht në Korfuz kur ishte tek vëllai i tij.
-Akademia e Arteve një emër me vlera. Kush ishin pedagogët që ju
mbështetën për këtë rrugëtim. Cilat ishin mësimet e tyre për ju që dhe sot i
ruani si visare të rralla?
E
drejtë! Akademia ishte ëndërra ime më e madhe, në gjumë me sy mbyllur , e
zgjuar me sy hapur… Dhe erdhi ajo ditë. Pedagogët e mi ishin Timo Flloko, Agim
Qiriaqi. Viktor Zhusti, Minella Borova, Vladimir Prifti, Pëllumb Kulla, Rikard
Ljarja, Jul Nenshati, Piro Mani ( një semestër me degën e regjisë) Por afër më
ka mbajtur dhe Vangjush Furxhiu, Birçe Hasko, Petrit Malaj (sidomos në kohën e
zborit kur kishte orë të lira ). Por më afër me këshilla nga pedagogët do
të vlerësoja Timo Fllokon, Agim Qiriaqi dhe Vangjush Furxhiu (megjithëse mua
nuk më jepte mësim, por më simpatizonte si student, dhe ai madje do të
interesohej që unë të shkoja në Elbasan e pas disa vitesh si Robert Ndrenika a
Kastriot Çaushi do të vija në Tiranë. Këto ishin fjalët e të madhit e të
paharruarit Vangjush Furxhiu ) . Fjala që më ka shoqëruar në ato vite dhe nuk i
jepja dot spjegim ka qenë fjala e Agim Qiriaqit ku një ditë më tha një shprehje
“ Ah, ta njihte ujku fuqinë e vet”!!! Gjë që u pasua nga nje pedagoge e fjalës
Ermira duke më thënë” Ah,ta dije fuqinë tënde mor Anastas”. Eh unë isha në
Akademi në moshën 26 vjeç studentët e kursit vetëm 18.
Aktivitetin më të madh e keni në
estradën e Sarandës. Kur e keni realizuar rolin e parë si profesionist dhe cila
ishte pjesa? Vlerësimi në rolin e parë në një trupë profesioniste?
Unë
u emërova nga kursi ( atë kohë kursi propozonte dhe vendoste se ku do të shkoje
si aktor) në Teatrin “Skampa” ( pasi aty ishte regjisor Spiro Duni,i cili më
kishte parë në komedinë “Njeriu që pa vdekjen me sy “ ku unë interpretoja
rolin e zotit Filimon dhe Herion Mustafaraj rolin e Vagabondit ,vënë në
skenë nga një pedagog i ri si Jul Nenshati. Para Sarandës nuk harroj “
Krushqit janë të ngrirë “ të Ismail Kadaresë me regji të Agim Qirijaqit , ku
atë mbrëmje nga dyndja e llahtarshme e publikut, dyert e hyrjes në sallë
u shkëputën nga muri: nga forca e turrmës , që shtyhej si e marrë ( qysh nga
koha e Italisë pa lëvizur ndonjëherë). E pra pas këtyre veprave unë do të vija
në Estradën e Sarandës, pasi kërkova të ndërrohesha me një vajzë, e cila ishte
emëruar në Sarandë. Ajo shkoi në Elbasan, e unë erdha në Sarandë!! I imponuar
nga rrethanat dhe me insisistim të prindërve, e bëra ndryshimin pasi jemi pak
ditë pas 2 korrik 90 ,ku vendi po kalonte një anarshi,e filluan dhuna policore
dhe vrasjet …Unë rolin e parë të plotë në Estradën e Sarandës e kam
realizuar para se të shkoja në Akademi. Ishte roli i deputetit Laze ( 70 vjeç )
kur unë atëherë isha vetëm 23 vjeç, në komedinë muzikore “Flokë dëbore në
prill” me tekst të Pëllumb Kullës dhe Enver Isufit dhe regji të mjeshtrit të
vodevilit e komedive muzikore të të paharruarit Thoma Milaj ( të njeriut që
bëri shumë për mua duke më mbajtur në shtëpinë e tij pasi unë flija rrugëve dhe
ai mbeti i çuditur një mesnatë kur i thanë se ai që fle tek stoli buzë
detit, është Anastasi…!
Në
sa filma keni marrë pjesë dhe cilët veçoni?
Kam marrë pjesë në disa filma në role modeste “Dritat e qytezës” me regji të
Fehmi Hoshafit në rolin e Merqezit, në filmin “Butrinti” me regji të Vladimir
Priftit në rolin e ekonomatit të Ugolinit,në filmin “ Mysafiri” të Papadhimitri
Produksion në rolin e bisnesmenit amerikan, në filmin “Amnistia” me regji
të Bujar Alimanit shefi i guzhinës së spitalit , në filmin Kosovar “Një
zemër në dy jetë” rolin e një bisnesmeni shqiptar ,në filmin ‘’ Unë si ty” në
rolin e gjykatësit”. Dua të theksoj se megjithëse janë role episodike , jam
vlerësuar për lojën organike.(i vërtetë në ato që bën e thua )
Sigurisht
që unë i njohur në ekran jam bërë me realizimet e mia si videoklipe poetike , e
ku tani kemi arritë në filma me metrazh të shkurtër dhe të mesëm si “Statuja e
Babait”, “Kënga e Ringjalljes”.” Kamenica” dhe së fundi “Enea trojani në
Butrint” të gjitha me regji të tim biri Eneas.
Cila ka qenë dita më e bukur dhe më e vështirë si aktor dhe regjisor?
Dita
më e vështirë si aktor! Dita më e vështirë që s’do ta harroj kurrë, e që do të
ishte dita fatale e jetës sime është nata e parë e premierës së tragjedisë
“Antigona “ të Sofokliut në Tiranë, ku unë interpretoja rolin e mbretit
Kreont.
Sapo
filloi muzika dhe në skenë çfaqet aktorja në rolin e vdekjes, e cila fillon të
ndërtojë rrethin e gjakut, pas një a dy minutash do të çfaqem unë duke
ngjitur disa shkallë të larta rreth 40 cm ,dhe në shkallën e pestë do të
ndaloja të mbaja fjalimin para popullit të Tebës duke shpjeguar pse unë e marrë
në dorë pushtetin,dhe për të nderuar Eteoklin, i cili ra heroikisht, dhe për të
lënë pa varr Polinikun, i cili luftoi kundër popullit e vëllait të vet. Për një
moment bëj të kujtoj tekstin. Isha në shkallën e tretë. Nuk më kujtohej asgjë!
O zot mendova , po tani çfarë të bëj? Ngjitem në shkallën e katërt! Bëj të
kujtoj ! E pamundur! As fjala e parë! Atëherë i thashë vetes, se kjo do të
ishte nata ime triumfatore , duke interpretuar një nga rolet më të vështirë,
maja të dramaturgjisë botërorë, por jo, kjo ishte nata fatale finale e imja ku
do ta mbyllja me turp, para një auditori tejet intelektual, ambasadorë të
gjitha shteteve, qeveritarë, klerikë, artistë, Kisha akoma dhe dy-tri hapa për
të ndaluar.Atë çast nuk e di se si , por m’u çfaq fytyra e gjyshes sime e
cila kishte rreth 20 vite larguar …Hoqi shaminë e zezë nga koka , dhe e flaku
në tokë. U ngrit një pluhur i bardhë që e mbuloi të tërën. Dhe pastaj ajo u
zhduk! Unë pata një si trallisje, sikur humba shikimin, dhe pastaj gradualisht
fillova të shikoj rreshtat e parë të publikut. Ndjeva që kombi në grykë m’u
lirua duke bërë një zhurrmë “kllak” sa u dëgjua në publik. (Këtë ma tha pas
çfaqjes një aktor i njohur ) E në vend të fjalëve të faljes fillova tekstin e
monologut….dhe ajo nga një natë fatale u kthye në triumfin tim aktorial. Dhe e
gjitha nga një ëngjëll si gjyshja!
Dita më e vështirë si
regjisor !
Ndërsa
nata e” zezë”si regjisor do të ishte kur po vija një premierë estrade. Atë
ditë gruaja ime kishte shkuar në maternitet për të lindur fëmijën e parë.
Policia dy ditë më parë më kishte sjellë një urdhër që duhet të largohesha nga
shtëpia , se ishte e dikujt tjetër, ndryshe do të nxjerrim me forcë. Po atë
ditë kisha dhe premierën e çfaqjes. E kuptohet gjëndja ime shpirtërore. Një
grua që po lindëte. E pas lindjes s’kishte shtëpi ku të kthehej!!!! E këtej do
të ishte premiera e estradës që bëhej çmos me çdo mënyrë , të sabotohej!
Ishte
një natë e paharruar për shumë gjëra. Por…Gruaja lindi djalin e parë. Policia
anulloi vendimin e daljes sonë nga shtëpia. Premiera vetëm duartrokitej!
Të gjithë atje gëzonin. Vetëm njëri fshehur diku zyrës hante veten me dhëmbë !
Kur të gjithë kishin ikur , u ula në skenë dhe thashë “ Zoti ekziston’ Dhe unë
do të ndjekë gjithë jetën time”! Dhe çdo ditë e natë qysh atëherë falenderoj e
do të falenderoj Zotin ! Sigurisht gjithë artisteët dhe publikun e asaj mbrëmje
!
Cilat janë arritjet
tuaja si regjisor?
Sigurisht
që në qytetin tim, kam realizuar vepra skenike si komedia “ Jo të gjithë
hajdutët vijnë për të keq” të nobelistit Dario Fo, apo komedia tjetër “
Konti i Monte Petrelës” të autorit Jani Duri.
Spektakli
i “Miss Saranda 2003” i titulluar “Qytet i bukur, njerëz të bukur”
ku u thyen dyer e dritare nga publiku ishin rreth 700 vetë në një sallë me 450 vende,
ku rrinin në anësoret dhe në gjunjët e njëri tjetrit dhe kjo për katër orë
rresht. Për herë të parë e të fundit ishte një staf si në eventet kombëtare e
botërore me pesë parukierë, katër stilistë, kameramanë, aktorë, dhjetëra
këngëtarë dhe kryesorja vajza shumë të bukura.:)
Sfilata
në Lëkurës me punët e stilistes Eva Gega dhe e ftuar Jonida Maliqi.
Do
të veçoja teatrin poetik “Nëntoriada”( ku aktorët Spiro Guma , Pranvera Brinja
, Flamur Oruçi,e ftuar aktorja e mirnjohur e Gjirokastrës Liliana Kumbaro në
rolin e plakës Nicë , kori i vajzave dhe koreografia e Fatmir Saraçit ishin në
një nivel të lartë profesional , ku do t’i kishin zili trupa serioze teatri ).
Komedia “ Fejesa “ e Çehovit ku aktoret Spiro Guma dhe Valentina Boçi , do të
sillnin karaktere për t’u admiruar, e fatkeqësi që nuk pati fatin të shkojë në
festival, se vërtet do të ishte një konkurente e denjë për vënde nderi. Dhe dua
të veçoj komedinë “Pas Vdekjes” me Trupën e të Rinjve të Teatrit, të cilët
shkëlqyen me interpretimin e tyre në Teatrin e Metropolit në Tiranë.
Cilët
nga udhëheqësit e asaj kohe keni takuar dhe çfarë kujtimesh ruani?
Kujtoj
një ndodhi, që për atëherë klasifikohej e rrallë. Kam takuar fare rastësisht
Enver Hoxhën. Po kaloja në bulevardin qendror fare i vetmuar. Atje ku qe busti
i Stalinit. Shastisa. Qe pasdite. E shtunë! Çuditërisht nuk kishte këmbë
njeriu që thonë. Në krah tim ndaloi një makinë e madhe e zezë. Të them të
drejtën u tremba. U hap porta dhe doli një djalë i ri i fuqishëm ,i cili shkoi
tek porta e pasme , e hapi dhe para meje, ishte Enver Hoxha. Ma bëri me gisht ,
dhe unë me këmbët që lëviznin sikur kishin gurrë brënda këpucëve, u afrova afër
portës së pasme. Zgjati dorën dhe më përkëdheli tek flokët duke buzëqeshur.
Porta u mbyll me buzëqeshjen e tij, dhe unë kisha mbetur si budalla në mes të
rrugës. Nuk e besoj dot si ndali , ai që atë kohë ishte si Perëndi…Edhe sot më
duket ëndërr ! Më vonë morra vesh që një nga shoqëruesit e tij më njihte…
Ndoshta! Nuk e di…! Kur u ktheva në shkollë, në mbrëmje vonë , kur të
tjerët flinin, unë shkova në sallën e televizorit , dhe në një cep aty , gjeta
një vepër të Enver Hoxhës dhe fillova të lexoja me zë duke u
përpjekur të imitoja zërin e tij. Dhe këtë gjë fillova ta bëj shpesh ! Por në
një nga netët , kujdestari i konviktit, duke kontrolluar ambjentet, dëgjoi një
zë që lexonte një fjalim kongresi. U afrua , skërmiti dhëmbët , më mori veprën
nga duart duke thënë “ E shohim nesër këtë punë…” Dhe pas pak ditësh,e
pashë vërtet! Duke më vendosur një arsye tjetër (mungesa pa arsye ) më
përjashtuan nga shkolla. E pathëna dhe e pashkruara ( e thëna vetëm me mua si
në hetuesi) ishte se tallej me zërin e figurën e …Unë me lot në sy i
thosha se nuk tallem, e bëja që t’i ngjaja atij. Pra më përjashtuan se imitova
Enver Hoxhën? Jo,thjesht se nuk pranova të isha spiun i drejtoreshës!.
Udhëheqësit e partisë në
rrethin e Sarandës në monizëm a e frekuentonin teatrin?
Teatri
atë kohë në Sarandë (si dhe në gjithë vendin ) frekuentohej si nga njerëzit e
thjeshtë, por sidomos nga udhëheqësit. Në provën gjenerale do të merrte pjesë
një nga sekretaret e komitetit të partisë, drejtori i arsim-kulturës, dhe
shpesh kryetarja e komitetit ekzekutiv. Shiko se çfarë interesi kishte,
kuptohet që ishte më shumë arsye politike, sidomos në estradë, që ishte dhe
tehu i kritikës së fenomeneve të jetës së përditshme. Por dua të them se
artistët ishin tejet të privilegjuar.Vetëm këtë të mendosh që Artisti qe
me studio, ndërsa sot nuk kanë as shtëpi, si unë, pale rroga pastaj. Artisti qe
më i vlerësuar në atë kohë…
Një takim i rrallë me
Edi Ramën
Ndërsa
Kryeministrin e sotëm e kam takuar një mbrëmje kur në Butrint zhvillohej
“Fyelli magjik “ dhe unë isha moderator i këtij aktiviteti vërtet madhor. E pas
aktivitetit , në darkën që u shtrua në lokalin e fotografit të njohur sarandiot
Luan Qëndro, unë do të isha përballë Edi Ramës (atë kohë ministër i Kulturës
).Të gjithë të pranishmit i thoshin me fjalët më superlative “O shef, ta marrim
Anastasin në Tiranë. Është aktor i shkëlqyer ….” Dhe Edi duke buzëqeshur lehtë
më tha” Këtu je o Caci i Fllokos , në Sarandë? “ Po ,– i thashë –këtu nuk kam
lëvizur, nuk më pëlqen të shkoj jashtë”.“I martuar je ?-më tha paskësaj.
“Po
–i thashë-kam dy fëmijë , dy djem”.
E
duke buzëqeshur e kthyer kokën majtas e djathtas nga të pranishmit më tha: “ Në
provincë je, i martuar je, i vdekur je !” Të gjithë filluan të qeshin.
“Nuk
e di pse, por di që nuk dua të ikë nga Saranda…”- i thashë ashtu nëpër dhëmbë.
Dhe
ja mbusha sot afro katër dekada që jap kontributin tim si aktor, skenarist e
regjisor në këtë qytet, dhe jam krenar që njerëzit e këtij qyteti më nderojnë e
respektojnë. Por dhe unë i dua , ndaj kam bërë e bëj të pamundurën për
t’u sjellë gëzim e buzëqeshje! Ajo kohë qe më e interesuar për teatrin, të jem
i ndershëm. Sot, megjithëse arti quhet i lirë, po kjo liri sjell edhe shumë
pisllëqe sociale. Sot primar shihet kapitali, ndërsa në atë kohë njeriu
vlerësohej më shumë, çdo moshë artisti. Artisti qe me studio, ndërsa sot nuk
kanë as shtëpi, si unë, pale rroga pastaj. Artisti qe më i vlerësuar në atë
kohë…
Cilat janë rolet tuaja
më të vlerësuara?
Vlerësimet...
Kam interpretuar mbi 150 role në lloje e
gjini të ndryshme të artit skenik.
Kam shkruar e vënë në skenë, duke qenë vetë aktori kryesor në këto
premiera: “Po të mos kesh kokë”, “Një shqiptar në hënë”, “No coment”, “Syri
jeshil në kohë të tretë” si dhe komeditë “Marrëzia e një të mënçuri”, “Amaneti
i nënës”, “Dhëndri nga Amerika” si dhe komedi me një akt “Vaji i dashurisë”,
“Këngën ma dëgjoni nesër”, “Gjyq në fund të shekullit” dhe “Krijimi i Partisë
Lakuriqe”. Në vitin 1992 kam vendosur me shumë sukses komedinë e
Nobelistit të njohur Italian Dario Fo “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq”
Në vitin 2000 kam ngritur në skenë komedinë e Jani Durit ‘’Konti i
Monte Petrelës’’,dhe ku do të isha vete aktor protagonist.
Në vitin 2003
rregjisori i njohur dhe i talentuar Spiro Duni morri dhe
ai rrugën për në Sarande për të vënë në
skenë komedinë e autorit kroat Miro Gavran ‘’Burri gruas
sime’’,ku unë do të interpretoja në rolin e Tonit .Kjo u cfaq dhe ne
teatrin ’’Skampa’’...
Në
vitin 2004 në Sarandë rregjisori tanimë i
njohur i tragjedive ‘’Antigona ‘’ dhe ‘’Medea’’dhe miku
im i vërtetë( (unë punoj vetëm me miq..!) Mikel
Kalemi vuri në skenën e Butrintit tragjedinë e
Sofokliut ‘’Antigona’’-ku unë do të interpretoja rolin kryesor , atë të
Kreontit.
Kjo
tragjedi u çfaq në Festivalin Ndërkombëtar të
Teatrove ’Butrinti 2000’’, dhe ishte një nga netët më të
bukura jo vetëm të miat, por të vetë teatrit shqiptar, ku
publiku kishte mbushur ç’do cep të amfiteatrit si asnjëherë
tjetër,se ishte e para tragjedi e konceptuar e ndërtuar me elemente
moderne e kjo një risi në historinë e teatrit të ri shqiptar.
Në vitin 2006 do të rivihet
në skenën ”Black Box” të Universitetit të Arteve tragjedia e Sofokliut
”Antigona ”, ku unë përsëri do të isha anë rolin e Kreontit.
Në vitin 2006 do
të interpretoj në kalanë e Gjirokastrës monologun e pashait nga ’’Tri këngë zie
për Kosovën’’ –të Ismail Kadaresë , në ditën e 70 vjetorit të tij
, përkrah aktorëve Raimonda Bulku ,Vangjel Toçe,Myzafer Zyfla.
Në vitin 2006 ish
aktori i Teatrit Kombëtar Shefet Bregu erdhi në Sarandë
dhe vuri në skenë monodramën ‘’I çmënduri që bëhet mbret’’-përshatur prej
tregimit të Nikollaj Gogolit ‘’Ditari i një të çmenduri’’-ku unë do
të interpretoja për një orë e ca i
vetëm në skenë rolin e Poprishinit.