| E marte, 14.09.2021, 07:50 PM |
Lulzim Basha nuk ka alternativë tjetër, veç ndjesës dhe dorëheqjes!
Nga
Enver Bytyçi
Kur
u mbyllën kutitë e votimit pas zgjedhjeve të 25 prillit u duk se kryetari i
Partisë Demokratike nuk do t'i njihte zgjedhjet. Foli për masakër elektorale.
Më pas i zbuti tonet. Pse? Nuk ishte aty masakra elektorale?! Por duket se mori
urdhër të prerë për këtë. Ndaj filluan zërat kundër tij.
Lulzim
Basha, në vend të sqaronte demokratët,
shpalli zgjedhjet për kryetar të partisë. Por jo me 22 korrik, kur ishte
afati. Më shumë se një muaj më përpara. Disa e interpreuan si hile të tij për
të mos lënë kohë, disa si mundësi për t'u organizuar e për t'u përballur me
Ramën. Këta të dytët gabuan. Të tjerë besuan se po përgatiste bashkëqeverisjen
me Ramën!
I
pata besuar deklaratës së zotit Basha në parlament drejtuar Edi Ramës, se
"Po më mashtrove njëhërë është faji yt, po më mashtrove të dytën herë
është faji im"! Ndjehem i zhgënjyer me veten time! Duket se zoti Basha nuk
është mashtruar njëherë, por shumë herë dhe me vetëdijen e tij! Të gjithë
mashtrohemi, së paku njëherë. Ka shumë nga ata që edhe mashtrojnë. Sepse po të
mos kishte mashtrues nuk do të kishte të mashtruar dhe anasjelltas. Por tashmë
duket shumë qartë se Lulzim Basha nuk është viktimë, është peng në duart e
mashtruesve kriminelë. Mund të gabosh, mund të mashtrohesh, mund ta kesh edhe
ndonjë ves të parrezikshëm për të tjerët. Por kur je peng, atëherë bëhesh
rrezik për të tjerët!
Le
të shpjegohem, pse zoti Basha është peng. Çdo kush që merr një vendim nën
presionin e dikujt, e bën këtë për shkak të pengmarrjes që i kanë bërë. Nëse
nuk je peng, nuk merr vendime jashtë bindjes tënde. Të qenit peng ka të bëjë me
paligjshmërinë, jo me punën e veprimtarinë legale. Të qenit peng është atribut
i punëve të pista të fshehta! Të qenit peng është pamundësia për të marrë
vendime, ose për të marrë vendime në pajtim me parimin, të drejtën, dhe me
standardet e përcaktuara në kushtetutë, në ligj, ose në statutin e partisë. Në
rastin e vendimit për Sali Berishën kreu i PD-së i shkeli të gjitha këto me
koshiencë të plotë. Madje me alibinë idiote se "Kishte marrë vendim në të
mirë të PD-së dhe vetë Berishës"! Se mori një vendim personal "për të
mos e përçarë partinë"!
Imagjinoni
një familje të madhe dhe kur kryefamiljari i saj merr një vendim në kundërshtim me interesin e
familjes, duke u justifikuar se "Nuk desha t'ju përçaj"! Ajo familje
shkërmoqet në këtë mënyrë, jo përçahet. Lulzim Basha e shkërmoqi Partinë
Demokratike. E bëri copë-copë. Jo se mori një vendim kundër Sali Berishës. Por
se nuk pyeti asnjë prej demokratëve. I injoroi ata! I përbuzi! Ai i sheh si demokratë
disa bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, ndonjë prej të cilëve luan dy herë në
javë basketboll me Olsi Ramën. Me këtë çetë sillet sa te zyra e tij, sa në
parlament. Me këta ishte dje te monumenti për Azem Hajdarin! Vetëm me këta, su
kurrë ndonjëherë! Te demokratët nuk ka për të shkuar asnjjëherë. Nuk ka për të
guxuar kurrë! Madje as te kryetari demokrat i Shkodrës, as te demokratët që
drejton Ferdinand Xhaferri! Se demokratët do ta bëjnë copë-copë!
E
gjitha për shkak se demokratët e urrejnë peng-marrjen. E Lulzim Basha është
peng! Eshtë peng, sepse u bë ushtar i Sorosit me gjeneral Edi Ramën! Tani ne
duhet të mendojmë të zgjidhim dilemën, se mos Geroge Soros e futi Lulzim Bashën
në PD për ta shkatërruar Partinë Demokratike?! Mos ndoshta Sorosi i dha urdhër
Edi Ramës të largohej nga kryetar i Bashkisë së Tiranës për t'ia forcuar
pozitat Lulzim Bashës në partinë e Sali Berishës?! Mos ndoshta Lulzim Basha i
përdor presionet e Kim-it dhe Riker si alibi për të mbuluar presionin e George
Sorosit. Çfarë nuk vjen në mendje në këto momente të vështira për Partinë
Demokratike, të cilat ia solli vetë kryetari i saj! Duhet hulumtuar, pse kreu i
Partisë Demokratike nuk u shpreh për Open Balkan.Pse ai nuk reagoi kundër
deklaratës përçarëse të Aleksandër Vuçiç, ku atakonte Sali Berishën në prag të
zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Përkundrazi mori një vendim në pajtim me atë
deklaratë!
Për
të gjitha këto Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen. Duke dhënë dorëheqjen i
bën një shërbim të mirë Partisë Demokratike, se i jep asaj më shumë kohë të
rimëkëmbet dhe të përgatitetet për betejat politike me organizatën kriminale të
Rilindjes! I jep fund edhe konfliktit brenda partisë. Duhet që ai t'ua kursejë domkratëve turneun e Berishës në
bazë për t'u konsultuar me ta! Duhet në fund t'ua bëjë atyre një të mirë të
vetme: T'i lejë të lirë që të vendosin vetë për lidershipin e tyre! Ndryshe
Lulzim Basha thjesht do ta shtyjë disa javë konfliktin dhe do të detyrohet të
dorëzohet!. Me demokratët ai nuk do të guxoj të takohet, nuk do të guxojë t'i
shohë në sy! Jo se kundërshtoi Berishën, gjë që mund ta kishte bërë që në vitin
2013. Sepse Berisha nuk është i pakundërshtueshëm, madje e pranon kundërshtinë!
Por se mori një vendim nga pozitat e pengut ndaj dikujt tjetër! Ky dikushi, në
emër të të cilit Basha mori vendim është Sorosi, i mbështetur nga Edi Rama,
Juri Kim, apo kushdo të jetë tjetër!
Lulzim
Basha duhet të japë dorëheqjen edhe se i ka mashtruar demokratët disa herë. Në
rastin konkret ai mbronte Berishën në publik, ndërkohë që ishte pajtuar në krye
të herës me urdhërat që kishte marrë. Ndryshe nuk kishte pse i priste dhe
përcillte misionarët e Sorosit deri te porta e jashtme e partisë! Nëse kreu u
PD-së nuk do të ishte peng te Sorosi, do të bënte referendum në parti për
vendimmarrjen. Ose do të ofronte dorëheqjen. Kur ambasadori amerikan Zimmermann
i kërkoi Ibrahim Rugovës në vitin 1991 që t'u bënte thirrje shqiptarëve të
merrnin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, ai u përgjigj me një fjali: "Jap
dorëheqjen dhe shqiptarët nuk i ftoj të votojnë presidentin e një vendi, të
cilin ne nuk e njohim sovran në Kosovë"! Lulzim Basha njohu si sovran të
Partisë Demokratike George Sorosin! E dorëzoi sovranitetin e kësaj partie te
Aleks Sorosi! Prandaj duhet të dorëhiqet!
Duhet të dorëhiqet duke kërkuar njëkohësisht ndjesë! Nuk ka alternativë
tjetër!