| E diele, 12.09.2021, 02:49 PM |
Mirnjohje përjetë
njeriut që vrau frikën në emër të Lirisë
Nga
Osman Stafa
Sot
është përvjetori i vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, përvjetori i
vrasjes së njeriut që mposhti frikën, përvjetori i të riut që i dëshmoi
popullit mbarë se ata mund të jetonin në liri dhe se liria ekziston. Azem
Hajdari është një ndër themeluesit e Partisë e Demokratike, dhe për këtë Partia
Demokratike e nderon dhe e kujton kontributin e tij të paepur në shërbim të
vendit, kombit dhe demokracisë.
Azem
Hajdari ishte dhe mbeti tribun i lirisë dhe fjalës së lirë, trim dhe i
palëkundur në idealet e tij deri në momentet e fundit të jetës. Ai i mbeti
besnik idealeve të vetë të larta derisa dora kriminale e shtetit e ndau nga
jeta.
Partia
Demokratike në Durrës kujton dhe nderon kujtimin e heroit të demokracisë Azem
Hajdari. Idealet e tij dhe të studentëve të tjerë të Dhjetorit ’90 do të
vazhdojnë të mbeten aktuale edhe për vitet që do të vijnë, në përpjekjet e
Partisë Demokratike për të ndërtuar vendin dhe Durrësin demokratik dhe
evropian.
https://www.facebook.com/osman.stafa.3