Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elena Kocaqi takon shqiptarët e Ukrainës

| E enjte, 09.09.2021, 07:26 PM |


Elena Kocaqi:

Pata kenaqsine te takoj sot nje grup shqiptaresh nga Ukraina, te emigruar para mbi 500 vjetesh, ne fillim ne Bullgari dhe me pas ne Ukraine. Edhe pse kaq larg vendit flisnin nje shqipe te vjeter dhe kemi biseduar ne shqip. Kerkuan te me takonin dhe lash çdo gje per t'i takuar sepse e meritojne mbeshtetjen dhe respektin tone. Kerkesat e tyre ishin libra qe femijet te mesonin shqipen, ndonje mesues gjuhe dhe korograf per vallet. I bej thirrje shtetit shqiptar, t'i plotesoje te gjithe kerkesat e tyre, pasi vetem 5 fshatra kane mbijetuar, ndersa 11 te tjera jane asimiluar. Kur ishim te vegjel thane ne shtepi flitej vetem shqip, por tani duhet qe femijet te mesojne shqip jo 1 ore ne jave, por 4 ore dhe shteti duhet t'i ndihmoje.

https://www.facebook.com/elena.kocaqi