| E hene, 06.09.2021, 07:31 PM |
Serbia e provokoi Kosovën ne Cetinë
Shkruan
Fahri Xharra
Ngjarjet
e djeshme në Cetinë të Malit të Zi, ku Serbia me dhunë e shuguroi “Krye
peshkopin” serb në Malin e Zi me qëllime
shumë të errta, qëllimi i sëcilës ishte të krijoj gjakderdhje dhe me këte të
hapë rrugën e saj për ripushtim të Malit
të Zi.
Serbia
edhe pse e di që Mali i Zi, që moti i ka thënë asaj lamtumirë dhe se Mali i Zi
është shtet i pavarur nën mbrojtjen e NATO-s , por prapë se prapë Kisha Sllave
Serbe ideatore e të gjitha tragjedive në
ish-Jugosllavi e do një tjetër luftë të
përgjakur. Asaj nuk ia ndien për renomenë e saj në botë, sepse Europa dhe
Amerika janë duke e përgshelur në mënyrë që ajo të ndërron mendje dhe ti
bashkohet Europës; por këto harraojnë se Serbia është shtet vazal i Rusisë dhe
që nuk guxon të bëj një hap pa lejen e Rusisë.
Të
shkojmë më tutje, malazezët nuk janë sllavë, janë dokleat dhe kurrsesi gjaku i
tyre nuk përputhet me ate serb, jo që po e them unë por këte publikisht e
deklarojnë edhe populli , politika dhe Akademia e Shkencave Malazeze.
Se
si erdhi ortodoksia në Malin e Zi me
anën e Rusisë këte e dimë ne edhe edhe
serbët e edhe malazezët.
Serbia
do t`ia mohoj Malit të Zi ortodoksinë esaj me qëllim të futjes në kthetra këte
shtet të pavarur dhe sovran.
Të
spjegojmë :“Sipas lajmeve nga mediat serbe , në Patrikanen e Pejës qenka
shënuar 800 vjetori i Autoqefalisë së Kishës pravosllave serbe ( SPC).
(https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/u-peckoj-patrijarsiji-obelezeno-osam-vekova-autokefalije-spc-8-10-2019
). Po, pse në Pejë ? “
(
Provokim i rëndë për Kosovën )
Me
të vërtetë kjo rrenë serbe më indinjon, kur ata e dinë shumë mirë që Rusia dhe
Otomanët në bashkëpunim e krijuan kishen pravosllave serbe. Lere, ata që që
rrejnë por edhe duan t`ia imponojnë
Malit të Zi.
Pse
serbët nuk e kishin Autoqefalinë e tyre deri vonë, dhe kur e morën ? Deri më
tani e kanë gënjyer botën dhe neve po ashtu. Por, ortodoksisë serbe (pravosllavisë ) iu dha një grusht i
rëndë: rrenave të tyre , e morën grushtin e rëndë kohën e fundit, nga Bartolomeu
i Stambollit , fjalët e të cilit po i përcjelli : : Serbëve pra, iu bëri të
ditur që Autoqefalia e tyre kishtare pravosllave iu dhe shumë vonë, në vitin
1922,pasi që e blenë duke paguar patriarkun e kohës, jo më pak se një milion e
gjysmë milioni franga të Zvicrës? Paramendoni se sa të mëdha ishin ato pare në
atë kohë !
Pra,
kur Kisha e Stabollit nuk iu njihte Autoqefalinë deri në vitin 1922, ata e
dinin se Kisha ortodokse ishte në duar
të tjetërkujt ( lexo:shqiptarëve ). Pra Kisha serbe kishte rrejtur mbi
800 vjet
Atëherë
sa ka të drejt SPC –ja me një autoqefali
të blerë të bëhet patron kishtar i një
populli të pavarur ? Por Kisha Serbe nuk ka as moral e as dinjitet kishtar, por
është parti e fortë politike mveshur në petkun fetar.
Bota
duhet të dijë të vërtëtën serbe , se pse ajo historikisht fund e krye është një
imagjinatë ruse, me qëllime të caktuara.
Fjalët
e Ptriarkut Bartolomeu, serbëve ishin: “ E keni paguar Autoqefalnë me pra të
gatshem sepse një mëvehtësi e pavarësisë së nuk është askund në dokumentat kishtare. Për shkak të rrenëve
të herëshme arkiepeshkopi i Ohrit Detemetros Chomatenos i kishte kërcnuar me
mallkim dhe përjashtim. Serbët vetëm
rrena i mbanë.
•
Provokim
i rëndë për Kosovën; “Kur ushtria serbe
kthehet në Kosovë” Kjo këngë është kënduar nga klerikët e Kishës Ortodokse
serbe në ceremoninë shugurimit në Mal të Zi..
A
nuk ishte ky nje provokim i rëndë për Kosovën ?
Edhe
në Shqipëri duhet të bëhet kujdes se elementet grekofile munden në çdo kohë ta
tensionojnë situatën e sigurisë në të njejtën mënyrë.
Fahri Xharra, Gjakovë
06.09.21