| E premte, 03.09.2021, 08:51 PM |
Open Balkan është vetëm interes i Serbisë dhe jo i shqiptarëve!
Nga
Enver Bytyçi
Raporti
i vitit të kaluar i Bashkimit Europian për herë të parë në historinë e
marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës shkruan se marrëdhëniet e këtyre dy
vendeve janë përkeqësuar. Ndërsa raportet e mëparshme shkruanin se Shqipëria e
Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera, vitin që shkoi në këtë raport u tha se
ato janë të mira. D.m.th se qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nuk kanë më
prioritet marrëdhëniet midis tyre.
Shkaku
kryesor i përkeqësimit të lidhjeve Kosovë-Serbi është iniciativa e Aleksandër
Vuçiç dhe Edi Ramës për krijimin e iniciativës rajonale Open Balkan. Kjo temë
kaq e debatuar u shpërfaq edhe në samitin e Blend të Sllovenisë. Në takimet e
këtij samiti më së shumti folën për Open Balkanin dy iniciatorët e nismës në
fjalë, prsidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë. Të dy biseduan me
partnerët europianë dhe rajonalë dhe u përpoqën që t'i bindin ata se Open
Balkan është në dobi të Europës dhe rajonit, e madje se ai është vazhdim i
procesit të Berlinit.
Por
Lajçak e quajti nismën Rama-Vuçiç një konkrencë të pandershme me integrimin
europian. D.m.th se Brukseli e konsideron atë si kundërvënie të proceseve
integruese të rajonit tonë në BE. Ndërkaq liderët ballkanikë ishin të ndarë në
pikëpamjet e tyre. Kryeministri i Kosoëvs, zoti Kurti, si në panelin e Blend edhe
në takimet dy palëshe kërkoi që vendet e rejonit të integrohen në bllok, sipas
programeve europiane. Por disa të tjerë, e sidomos Vuçiç, adresoi kritika të
ashpra ndaj Brukselit për politikat e integrimit, edhe pse ai e di që Serbia
nuk mund të integrohet pa zgjidhur mosmarrëveshjet dhe konfliktin e saj me
Kosovën. Dje iu vendos edhe një kusht tjetër: - Të njohë genocidin serb në
Srebrenicë!
Presidenti
serb në Blend nxori në pah gjithashtu qëllimin e Open Balkan. Ai tha fjalë për
fjalë: "ajo është në interesin e Serbisë, dhe Serbia duhet të angazhohet
për të dhe jo të presë mbështetje nga kushdo qoftë". Ndërsa në forum, pasi
kritikoi BE-në u shpreh se "“Filluam të gjejmë vet mënyra për të kapërcyer
vështirësitë ekonomike. Kjo është se pse e krijuam mekanizmin tonë për të
kapërcyer të gjitha vështirësitë, duke përfshirë këtu “Ballkanin e Hapur”. Nuk
duhen syze optike që të dallosh se Open Balkan nuk shkon në përputhje me
interesat europiane. Ndryshe nuk kishte pse Angela Merkel të vinte më 14
shtator në Tiranë pëe të marrë pjesë në takimin e procesit të Berlinit! Ne do
të shohim se çfarë do të thotë ajo për Open Balkan, por është krejt e qartë se
ashtu si ndryshimin e kufijve, Merkel nuk do të pranojë krijimin e një
Jugosllavie të re të dominuar më nga Serbia. Jo për inat të Beogradit, por se
Serbia supremacinë e saj e shndërron në agresion kundër popujve e shteteve të
tjera të rajonit!
Interesant
është kur i shikon si Ramën edhe Vuçiçin në ekranet televizive të vendeve të
tyre. Të dy mbrojnë me agresivitet Open Balkanin, duke përdorur si argument,
atë që "Europa e mbështet nismën"! Madje ata mohojnë sy për sy
deklaratat e autoriteteve të Brukselit kundër kësa iniciative. Këtë bëri
kryeministri i Shqipërisë mbrëmjen e së enjtes në një ekran TV të Tiranës. Njerëzit
duhet të shohin standardin e dy qëndrimeve: Nga njëra anë në forumet europiane
e kudo jashtë, si Rama dhe presidenti i Serbisë qortojnë Bashkimin Europian dhe
u thonë atyre se "Për shkak të dështimit tuaj ne kemi nis një rrugë të re
të integrimeve rajonale", nga ana tjetër nuk lënë rast pa propaganduar
gënjeshtren e madhe se "Europa qenka pro-Open Balkanit"!
Meqë
nisma e Open Balkan është e dobishme për rajonin dhe BE-në, pse Brukseli nuk i
bëri thirrje asnjëherë Prishtinës, Sarajevës dhe Podgoricës të përfshihen në
këtë nismë? Nëse Berlini është entuziast me përpjekjet e Ramës dhe Vuçiç për
demonizimin serb në rajon, pse nuk e përmend njëherë të vetme termin e kësaj
nisme? Ajo që Laçak tha në Blend për
Open Balkan si një konkurencë e pandershme me integrimin europian është më e
pakta që mund të thuhet. Open Balkan është rrezik për Ballkanin dhe për
Europën, sepse përmes kësaj nisme Beogradi jo vetëm do të jetë hegjemon në
rajon, por do të garantojë prezënvën ruse këtu. Prandaj dhe politikanët perendimorë
pro-rusë, si Grenell, janë në avangardë të promovimit të këtij forumi!
Albin
Kurti i përmbahet tezës se "Rajonit i duhet integrimi europian para se të
mendojmë për integrimin rajonal"! Në fakt problemi është politik. Nisma
Open Balkan bazohet në kufijtë e vjetër të gadishullit. Nisma synon që ende pa
u definuar kufijtë midis Kosovës dhe Serbisë, këta kufij të bëhen të paqenë.
Pra synon që pikat kufitare dhe doganat e Kosovës me Serbinë të zhduken dhe
kësisoj presidenti e qeveria serbe ta justifikojnë edhe de facto atë që kanë të
shkruar në kushtetutë se "Kosova është pjesë e Serbisë"! Por jo vetëm
kaq. Nisma i jep Serbisë të gjitha avantazhet që të rivendikojë kufijtë e
Bosnjë-Hercegovinës e të Malit të Zi dhe bazuar në marrëveshjen e Open Balkan
të manipulojë pakicat serbe kudo që ato janë.
Ndërkaq
Edi Rama thotë se Open Balkan është interes i shqiptarëve, është interes
shtetëror i Shqipërisë dhe madje edhe interes shtetëror i Kosovës, kur ai e di
se kjo iniciativë është dhe do të jetë vetëm interes shtetëror serb. Ndërsa
Vuçiç thotë se Open Balkan është interes serb, edhe Rama thotë se është interes
shqiptar! Se si u përputhkan kaq në harmoni interesat serbe me ato të
shqiptarëve në kushtet kur Serbia proovokon çdo ditë pavarësinë dhe tërësinë
territoriale të Kosovës, këtë mund ta shpjegojë vetëm Edi Rama.
Ndërsa
në fakt tepmeraturat e interesave ndryshojnë në Beograd me ato të Tiranës si
temperaturat e Antarktidës me ato të Ekuadorit! Derisa Serbia të njohë shtetin
e Kosovës nuk ka asnjë shans që ndonjë nismë rajonale me interes serb të jetë
po ashtu në interes të Kosovës. Dhe nuk ka interes shtetëror të Shqipërisë pa
konsideruar interesin shtetëror të Kosovës! Alibitë e Edi Ramës dhe të
Aleksandër Vuçiç nuk duhet të merren si të vërteta! Edhe ata të dy e dijnë se
po mashtrojnë opinionin publik.