Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh ?eliku: 'Burrat në të s’ëmës shkofshin'

| E merkure, 01.09.2021, 07:45 PM |


“BURRAT NË TË S’ËMËS SHKOFSHIN”

NGA KALOSH ?ELIKU

Përçudi, Dylberi me brekë të kuqe i shet mend popullit shqiptar, kur zjarr i digjet mbi krye: “Abazit”, dhe Taçi Vojvodës. Edhe, atë: kur i sheh më në fund të buzëqeshur kokë më kokë në një tavolinë. Dylberi, të cilin e mori nga “Shtëpia Publike” Patriot Melezi i vonuar (zv/ drejtor) dhe e punësoi si gazetar me vendim pune pa nënshtetësi “maqedonase” në RTVM -së. Kohë kjo, kur gruan time si redaktore e emisioneve për fëmijë me vendim pune dhe disa vite përvojë pune e përzuri nga Redaksia. Vetëm e vetëm, pse ishte gruaja e Kalosh Çelikut.

Vepër “patriotike”, kjo e Patriot Melezit të vonuar, që gjithë jetën kërceu hu më hu, dhe ende nuk u ngulë në një hu gardhi Shelgu në mes të Livadhit. Shkak ky, që ashiku tij të paraqitet me anë të një shkrimi teknefes prej së “largu” edhe për krizën politike në Shtetin e “përbashkët”, ende  pa emër. E paska tradhtuar Hojdodolja të shkretin, që pa konkurs në kohën e Nënës Parti e solli në redaksi gazetar bashkë me disa tunë-batunë, Patriot Melezi i vonuar. Vit, kur Shteti “përbashkët”, ende pa emër kishte me qerre gazetarë të papunë, që endeshin rrugëve të këtij shteti “demokratik” mbi nivelin arsimor e shkenocor të Dylberit me brekë të kuqe.

Dylberi me brekë të kuqe nga shtrati nën çati shet edhe mend se, kush është antishqiptar e kush patriot. Përgjumshëm e kërkon fajin te Kauboji i Shkupit. Edhe, i delë në krah “Shpëtimtarit” të Shqiptarëve. Mikut të Hojdodoles “besnike” në “Shtëpinë Publike”. Qorrazi kërkon publikimin e “bombës” radhës politike të premtuar nga “Shpëtimtari” i shqiptarëve për rastin “Monstra”. Rehabilitojë protestat e manipuluara “paqësore” me simbole dhe flamuj turko-arab të nxitura nga oborri i Hoxhës Allahut të xhamisë “Jahja Pasha”, në Shkup. Zonën e vetme të lirë për “shqiptarët” e këtij soji, shkaku, se sipas tij: “shkollat dhe universitetet ua kanë uzurpuar partitë politike shqiptare”?! Rastin tragjik, që ka gjasa vetë “Shpëtimtari” me hoxhallarët e rrejshëm dhe “vëllezërit” serb ta ketë montuar si tek “Përralla e përgjakshme” e Desanka Maksimoviqit për të ardhur në pushtet.

Dylberit me brekë të kuqe, sot mund t’i them plot gojën: E dua armikun ballë për ballë! Dhe, jo mikun pas shpine. Kotnasikoti merakosesh për faktorin politik shqiptar, në vend që të merakosesh për Hojdodolen tënde e cila shkon burrë më burrë pas ferrave. Dhe, deri më sot nuk e gjeti një burrë shqiptar me mustaqe vesh më vesh, tirqi e xhamadan dhe kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë e “nagëntin” me gjithë fishekë në brez, këmbët t’ia ngrejë në hava në mes të Livadhit. Zëri t’i shkojë për qielli.

Interesant, shqiptari harroka shpejt, kur të duash mund ta burgosësh, vrasësh, marrësh Lirinë. Nesër, ai të rrok përqafe. Përmëkeq, edhe pret të hudhësh ndonjë “bombë” politike për rastin “Monstra”. Merreni me mend, i beson “vëllait” shekullor të shumë veprave antishqiptare, që ka gjasa te jetë vetë si autor i këtyre veprave kriminele. Organizator kryesor i protestave në “Bit - Pazar” me simbole të huaja flamuj turko-arab përmes hoxhallarëve të rrejshëm me trutë dhe këmbët  edhe Sot e kësaj dite në legen.

“Shpëtimtari” i shqiptarëve, që dje ua mohoi gjuhën shqipe, shkollat, Univrersitetin e Tetovës. Publikisht para syve të botës, tha Dhëndrri: “se ka lindur foshnje e vdekur”. Vite me radhë e zvarriti nëpër institucione Marrëveshjen e Ohërit, e shi sot do të na e sjellë në sofër Lirinë?! Nuk e besoj, nëse jeni për bashkëjetesë, atëherë duhet të ulemi si të barabartë në një tavolinë për Marrëveshje të re shqiptaro-“maqedonase”.

Shqiptarët, më nuk duhet në këtë shtet të “përbashkët demokratik” bëjnë jetën e peshkut në hurdhë, mashtrohen edhe me një krimb. Mjaftojë “fitorja”, që gjatë protestave përpara Qeverisë në Shkup, vetëm një ditë lirshëm ta valojnë flamurin kombëtar kuqezi, lidhur nye në mes me atë “maqedonas” dhe serb. Dalldisen dhe kënaqin veten përpara Qeverisë me këngën e “Bjello Dugmes”: Rroka mandolinën - gishtat me kajmak.

Vërtetë, shumë vështirë qënka të udhëheqësh dhe marrësh përgjegjësi me këtë popull shqiptar. Hë për hë, deri më sot ia ka dalë matanë vetëm Enver Hoxha. Pesëdhjetë vjet udhëheqi një shteti shqiptar. E kam thënë shpesh nëpër shkrimet e mia publicistike: Shqiptari është si “Kandari” i Çajupit, aqsa më shumë e lëmon, ai e çon kryet. Që t’ia ulësh kryet, duhet t’i biesh në kokë. Lidershqipi moti ka dështuar në politikën madhore shqiptare. Shkaku se, jemi një popull që jemi mësuar me Robërinë. “Vëllazërim-bashkimin”. Kurrë, nuk e kemi dashur Lirinë. Brez pas brezi kemi punuar dhe punojmë për të tjerët t’i bëjmë shtete në kurriz të popullit shqiptar. Historia e dëshmon edhe sot këtë dukuri shqiptare.

Edhe, dëgjoj zëra nga “analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen, se: Shqiptarët përveç këtyre partive politike, duhet ta marrin fatin në dorë, duhet të krijojnë parti të reja politike dhe Lëvizje të forta politike. Jo! Shqiptarëve nuk u duhen më parti politike e as Lëvizje politike, por bashkimi i forcave intelektuale dhe Lëvizjeve politike për të dalë nga Qorrsokaku.

Zëra, poashtu dëgjoj: nga ish ambasadorë, deputetë të popullit, “shkrimtarë”, “analistë” politik e hamama të Hyrës: “Abazi” duhet të dalë nga Qeveria! Epo, këtu është edhe qëllimi i Kaubojit të Shkupit dhe “Shpëtimtarit”. Shqiptarët t’i nxjerrë në rrugë, jashtë institucioneve të shtetit “përbashkët”. Jo, ende nuk është koha! Shkaku se, shqiptarët gjithë jetën janë në rrugë e nëpër male. Mezi i shtimë nëpër institucione. Mund të dalin, por me një kusht: Shtëpinë ta ndajnë përgjysmë si “vëllezër”. Rreziku pas dere, shqiptarët nuk do ta kenë fatin e “vëllezërve” të ngrisin shatore përpara Qeverisë dhe Kuvendit me pije e ushqim nga shteti i “përbashkët”.

Koha është, sot ta bëjmë luftën politike nëpër institucionet e Shtetit të “përbashkët”! Dihet, aspak e lehtë dhe e barabartë. Problemi, “vëllezërit” e Njerkës janë nën hije të Pemës, ato edhe i hanë dardhat, e ne në Diellin me rreze na mpihen dhëmbët. Tjetër, përderisa kemi poste politike brenda dhe jashtë shtetit, e duam lidershipin dhe Nënën Parti. Ditën, që i humbim këto poste politike, gurë e dru mbi kryetarin dhe partinë. Brenda një nate shpallim patriotë, tradhtarë dhe spiunë me thasë. Kryetarin, që vetë e zgjodhëm me vota të lira demokratike, dhe na priu me vite deri dje, sot e shpallim të çmendur dhe tradhtar. Bari të deleve, në Drenovë. Pavetëdije, se: vetë ne jemi dele të nënkryeme. Shembuj kemi plot me kamionë gjatë këtyre “ndryshimeve demokratike”. Harushën e Malit, vetë e hipëm në stadiumin e Tetovës mbi kalë të bardhë me  samarë, me një këmbë të thyer. Thirrëm regjisorë e kalemxhi, që ta vënë edhe në skenë në Teatrin e pakicave (Drama shqipe), në Shkup duke e vënë në rolin e dyluftimit me fotografinë e Skënderbeut. I kënduam edhe këngë me çifteli: Xat Lili - Arusha e malit.

E njëta skenë dramatike po na përsëtitet me vite në Teatër. Regjisori është po i njëjti me kaçketë në kokë, vetëm aktorët e rinj i kanë ndryshuar rolet. Edhe sot si dje, i përbuzim dhe i shajmë liderët shqiptar dhe i përqafojmë ato të “vëllezërve”, që na burgosën e na vranë në “Bit-Pazar” dhe Gostivar.

Edhe atë kotnasikoti, për disa flamuj kombëtar kuqezi, që sot vetë i përbaltim e përdhosim, lidhim nyje mes flamujve të “vëllezërve” para kamerave televizive para syve të botës, vetëm për një ditë gjatë protestave për rrëzimin e Qeverisë të “përbashkët”, që e zgjodhëm vetë me vota demokratike. Njëzëri, për të sjellur në pushtet, një tiran tjetër siç thotë Fishta i Madh. Fatkeqësia, kush: dudumët, që ditën rrinë me shqiptarët nëpër çajtore, e natën me “vëllezërit” e Njerkës duke bërë politikë antishqiptare kokë më kok nëpër podrume.

Hojdodolja me dajre u jep fuqi për luftë me këngën popullore: Kur e përcolla Dylberin. Rrugë malore u ”hapë” partive politike shqiptare. Forcë politike për bashkëqeverisje, kushtimisht, me “Shpëtimtarin” e shqiptarëve. Mirë do të ishte Banda politike e “Abazit”. apo Çeta komite e Taçi “Vojvodës”? Apo, që të dyja bashkë ta përkrahin “Shpëtimtarin” e shqiptarëve në prehërin e Njerkës? Edhe, përkundin në djep: “vëllai” jonë, të flej në djep me ninula partiake: Nina nana po të përkundi! Shqiptarët ty do të të bëjnë Plak Katundi!

Dhe, Dylberi vazhdon vardisjen me propozime ashiknie me subjektet e posaformuara shqiptare: Lëvizjen me “Besë” dhe Partinë Reformiste të Kryengritësit shqiptar. Ndoshta, e nxjerrë në protesta edhe ndonjë haxhi me kësulën leckë në kokë. Pesë vakte që i falë në xhami. Fjalën nuk e kam këtu për Haxhiun e Prishtinës. “Analistin” me kokë të huaj në qafë. Grazhdin e tij plot me kashtë dhe çallmë turku  në kokë. Dylberi ende nuk e ka kuptuar se, shqiptari nuk e shet Atdheun për një burrë ose grua të “Shtëpisë publike”. Pajtohem me publicisten shqiptare (K. B.), kur thotë në një shkrim publicistik: “Burrat në të s’ëmës shkofshin!”

Faj nuk ka publicistja shqiptare, që disa “burra”, sot na dalin dylbera me brekë të kuqe…