| E hene, 30.08.2021, 03:16 PM |
Edhe një shkëmb i fortë i Arbërisë iu shkëput tokës së Dardanisë
(Kushtuar
atdhetarit Kolë M. Berisha që sot shkoi në botën e amshuar)
Nga
Nue Oroshi
Sot më, 29 gusht 2021 pikërisht në ditën e rënies heroike dhe kalimit në
amshim të luftëtarit të Shqipërisë Etnike Ndue Përlleshit tash e 72 vjet me
parë,në këtë datë u nda nga jeta atdhetari,politikani dhe shtetndërtuesi i
Kosovës Kolë M. Berisha.Edhe një shkëmb i Arbërisë iu shkëput sot tokës së
Dardanisë.Kolë Berisha u lind në fshatin Dobërdol që ishte qendër e
nacionalizmit shqiptar.Në këtë fshat është mbajtur Kuvendi i Dobërdolit ku
është dhënë kushtirmi i mbarë nacionalizmës shqiptare për bashkimin e trojeve
shqiptare.
Në këtë fshat ka qenë edhe streha e nacionalistës së Shqipërisë Etnike
Marie Shllaku dhe shumë atdhetarëve të tjerë.Kola u lind pikërisht në atë vit
të vështirë 1947 ku nacionalizma shqiptare po i përjetonte vështirësitë më të
mëdha të organizimit dhe qëndresës kombëtare.Ai u rrit me rrëfimët e prindërve
se duhet të qëndroj në situata të tilla dhe duhet të bëhet qëndrestar ashtu
edhe siç u bë më vonë.Kolë Berisha idol e kishte Luigj
Gurakuqin dhe shumë e kishin impresionuar vargjet e Luigj Gurakuqit se "Veç
nji qëllim i naltë t'ban me durue e zemrën ta forcon; ndër kundërshtime s'vyen
kurr me u ligshtue, mjerë ai qi nuk qëndron".
Këtyre vargjeve të qëndresës Kolë Berisha ju kishte dal zot shumë
herët.Ai ishte shquar me këtë qëndresë në mbrojtjën e emrit dhe veprës se Luigj
Gurakuqit ku ishte edhe sekretar në gjimnazin "Luigj Gurakuqi" në Klinë.Mëqense Kola ishte halë në sy për
pushtuesit serb ai ishte ne listen e 200 intelektualeve të arrestuar në vitin
1989 ku keta intelektual ishin të shënuar që të vritën të gjithë por që
shpëtuan falë intervenimit amerikan:Kola kaloj tunelët e tmerrit dhe vuajtjeve
nëpër Burgjet e Beogradit dhe Leskocit, por nuk u thye asnjëherë.Ai të gjitha
këto vuajtje i shënoj në librat e tij të botuara ku më shumë flet për vuajtjen
e bashkëvuajtesve se sa vuajtjet e tij.
Me themelimin e LDK-së ai ishte krahu i djathtë dhe përsoni me i besuar i
Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova.Kolë Berisha ishte edhe kryetar i
Parlamentit të Kosovës.Nuk e kishte te lehtë edhe pas luftës sepse ata që
dëshironin dobësimin e LDK-së përveç sulmeve që i bënin Presidentit Historik
dr.Ibrahim Rugova cak i dytë i tyre ishte Kolë Berisha i cili as nuk u lëkund
dhe as nuk u frikësua por qëndroj stoik.
Dhe kur shkëmbinjët e tokës Arbërore po na rrallohen po ndiej një dhimbje
të dyfishtë, për faktin se po na ikin shtetndërtuesit e Kosovës.Kola ishte
shumë i thjeshtë,fliste pak e vepronte shumë.Fjalën e kishte fjalë e besën
-besë.Qëndroj stoikisht deri në fund të jetës se tij ku vuajti shumë.Vuajtja e
ti ishte vuajtje që i kishinë shkaktuar policia pushtuese serbe duke e
maltretuar shumë herë.
E vargjeve të Gurakuqit për një qëllim të naltë i shkoj deri në fund
atdhetari Kolë Berisha i cili mbeti nder dy arkitektet kryesor të
shtetndërtimit të Kosovës.Kur një erë e fortë e vjeshtës se hershme po fryen me
furi aty ku është shkëputur një shkëmb i tokës Arbërore do të shkruhet një
përkushtim me emrin e shtetndërtuesit të Kosovës Kolë M. Berisha që i dha jetën
Kosovës pika -pika deri në pikën e fundit të fuqisë dhe gjakut të tij.