| E hene, 30.08.2021, 02:54 PM |
Pse Shqiperia është kundër SHBA-ve?
Shkruan
Fahri Xharra
Një
pyetje së cilës nuk po ia di përgjen, për kundër asaj që vazhdimisht dhe kujdes
i përcjelli të gjitha shkrimet apo
deklaratat e kujdoqofshin; si të politikanëve ashtu edhe mediumeve të tê dy
taborreve të cilat janë zëdhënse të atyre që i paguajnë.
Mediumet
shqiptare te çdo lloji, ato fusin frikë në popull i cili nuk guxon të
deklarohet dhe e vetmja rrugë është të ikin nga Shqipëria.
Populli
shqiptar nuk është si ai taleban, është
popull me traditë dhe trashëgimi të lashtë, por iu është futur frika në palcë.
Po
thuhet që edhe ne ishim afgan para tridhjetë vitesh, e vërtetë se ikën 1 milion
njerëz nga atdheu, por ata e kishin një arsye sepse sundoheshin një gjysmë
shekulli nga talebanet komunist.
Antiamerikanizmi
ka filluar që moti të shfaqet në Shqiperi. Na kujtohen shumë mirë debatet
televizive të cilat e kishin një qëllim-
frikën nga " gogozheli " amerikan. Po pse ky aktivitet aq çnjerzor e
antikombëtar?
Nuk
dua t' i përmendi emrat e tyre që krijonin tensione mosbesimi në këtë popull të
mjerë.
1.
Antiamerikanizmin e shfaqnin të gjithë ata që ishin në një mënyrë apo tjetêr me
pushtetin komunist.
2.
Antiamerikanizmi shprehej nga ana e " dum babave" të cil?t e donin
një këthim historik prapa.
Kush
e ndërsente antiamerikanizmin shqiptar?
Qeveritë
shqiptarë gjatë 30 vjetëve të kaluara e kanë ditur shumë mirë por nuk reagonin.
Nuk
është e imja të tregoj se kush qëndronte pas këtij antishqiptarizmi .
(
antiamerikanizmi është antishqiptarizëm )
Sot
i madh e i vogël janë antiamerikan. Pse ?
Shqiptarët
e të dy shteteve shqiptare duhet ta dinë se pa amerikanët ne do të
gllabëroheshim nga Serbia.
Jo
vetëm Kosova por edhe Shqipëria ishte kafshatë e lehtë për Serbinë.
Po
sot pse jemi antiamerikan ?
Mendoni
se Rusia apo Kina do të na mbronin?
Është
marrëzi që politkanët e
listës
së SPAK- ut të vjellin aq fëlliqur kundër Amerikës dhe përfaqësueve të saj në
Shqipëri.
Ata
harrojnë që aty jetojnë edhe 2 milion të tjerë në Shqipëri, dhe se Shqipëria do
të jetojë si me ta apo pa ata.
Të
mendojmë drejtë se raketat ruse janë fatkeqsia e jonë dhe se falë Amerikës, ato
nuk do e
shohin kurrë tokën shqiptare.
Si
shtet "amë" Shqipëria duhet të mendojë edhe fatin e Kosovës me këtë
antiamerikanizëm.
Ju
lutem më tregoni, pse Shqipëria është kundër Amerikës ?
Fahri Xharra, 30. 08. 21
Gjakovë