| E enjte, 26.08.2021, 06:06 PM |
Profecia e senatorit McCain për Blinken si "rrezik për Amerikën"!
Nga
Enver Bytyçi
Para
shtatë vitesh senatori i shquar amerikan, John McCain, kundështoi kandidaturën
e Antony Blinken për Zëvendës Sekretar Shteti, për shkak se Blinken kishte
kërkuar largimin e nxituar e të rrëmujshëm të forcave ushtarake amerikane e të
NATO-s nga Afganistani. Asokohe presidenti Obama kishte shpall objeksionin e
tij për tërheqjen nga Afganistani, gjë që më pas do ta përforconte Donald Trump
dhe realizonte Joe Biden. Në atë mbledhje McCain ishte i prerë kur fliste për
Blinken: " … ky individ ka qenë në fakt i rrezikshëm për Amerikën dhe për
djemtë e vajzat tona me uniformë që shërbejnë e luftojnë nëpër botë”, tha ai.
Ish-senatori
amerikan me famë kishte parime dhe e thoshte shpesh se ishte në kompetencën e
presidentit emërimi i stafite në administratën e tij. Por në rastin e Blinken
ai nuk i qëndroi këtij parimi, kundërshtoi ashpër emrimin në postin e lartë dhe
madje e konsideroi atë si "të rrezikshëm për Amerikën"! Eshtë e
njëjta akuzë, që sekretari i Shtetit u bën njerëzve, të cilët i shpall
non-grata. Dhe mesa duket shumë nga këto shpallje përdoren si një lloj
kompleksi të tij për të "dëshmuar" se ai nuk është i rrezikshëm për
Amërikën"!
Ngjarjet
në Kabul dhe Afganistan nga data 15 gusht e deri më sot po dëshmojnë profecinë
e jashtëzakonshme të senatorit të madh, John McCain. Ish senatori mund të ketë
pasur të dhëna të tjera, të cilat nuk janë bërë publike, sepse të etiketosh një
kandidat për Zevendës Sekretar të Shtetit si "rrezik për Amerikën"
shkon përtej oponencës, opoozitarizmit dhe kundërshtive politike. Megjithatë
MaCain po e ndihëmon vendin e tij të madh edhe pas vdekjes! Po ju kujton amerikanëve
se në krye të Departamentit të Shtetit është vënë një person "non
grata" për atë punë dhe vetë vendin e madh amerikan.
Kur
presidenti Biden nënshkroi dekretin e tërheqjes së trupave amerikane nga
Afganistani, planin e kësaj tërheqjeje për ushtrinë do të duhej ta bënte
Departamenti i Mborjtjes dhe atë për civilët, përfshirë diplomatët, do të duhej
ta bënte Departamenti i Shtetit. Departamenti i Mbrojtjes bëri një plan të
dështuar, ndërsa Blinken nuk bëri asnjë plan për detyrën e tij. E gjitha ndodhi
si nëpër filma. Rrëmuja dhe katastrofa e Kabulit do të mbahen mend si
përgjegjësi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht e sekretarit të
Mbrojtjes dhe atij të Shtetit amerikan. Por I rënduar në këtë situatë është
edhe presidenti. Aleatët e NATO-s nuk u njoftuan dhe me ta nuk pati koordinim.
Për pasojë prej dhjetë ditësh Kabuli dhe Afganistani janë në kaos. Aq i madh
është kaosi sa ka shqetësuar edhe pretendentin për fronin e mbretit të
galaktikës, Edi Ramën. Prej një jave ai del çdo ditë në Runas të presë
vëlleërit afganë të tij e të Blinken, por avionët nuk ngrihen nga Kabuli e nuk
ulen në Tiranë për t'i sjellë këta afganë të korruptuar dhe të implikuar në
krime e trafiqe, sidomos atë të drogës.
Sekretari
Blinken u shpreh disa kohë para avancimit të talebanëve se "Çdo gjë do të
shkojë mirë", pra se me tërheqjen e trupave ushtarake do të tërhiqeshin
edhe civilët dhe diplomatët. Se talebanët nuk kishin asnjë mundësi të merrnin
pushtetin. Ndërkaq të gjitha këto garanci të tij dolën fiasko. Pasoja është
rrezikimi i jetës së diplomatëve të huaj dhe grupeve të ndihmës së civillëve në
Afganistën. Ata 20 viktimat e para dy ditëve në aeroportin e Kabulit, në fakt
janë viktimat e desinformimit të Blinken dhe agjencive të sigurisë amerikane.
Pse
ndodhi kësisoj? Pse duhej që Amerika të largohej e gjunjëzuar dhe e turpëruar
nga Afganistani? Sigurisht në këtë dramë ka përgjegjësinë e vetë presidenti
Biden. Por përgjegjësia më e madhe i takon sekretarit të Shtetit, Antony
Blinken. Ai u dëshmua mu ashtu siç e pati thënë John MacCain: "Rrezik për
Amerikën"! "Rrezik për Amerikën"! Këtë përgjegjësi e shton fakti
që ambasada amerikane në Kabul e kishte njoftuar atë me kohë për situatën e
vështirë që po krijonin sulmet e talebanëve. Heshtja e tij ishte dhe mbetet një
enigmë e çuditshme, që nuk gjen justifikim.
Dhe
për t'i shpëtuar përgjegjësisë së tij u rrek të kërkonte ndihmën e liderëve të
korruptuar të Ballkanit, përjashto Kosovës për shkak të historisë unike të saj
në marrëdhëniet me SHBA-të. Si zëdhënës të tij kryesor në NATO e kudo përdori
dhe po përdor kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Deri aty sa ky lideri ynë
i naltmadhnuar të qortojë anëtarët më të vjetër dhe më të devotshëm të NATO-s
se gjoja ata "nuk ndjejnë dhembshuri si kryeministri sadist i Tiranës për
afganët e rrezikuar"! E kishte udhëzuar edhe Olta Xhaçkën të fliste me të
njëjtën gjuhë në takimin e ministrave të Jashtëm të Aleancës.
Mashtrimet
e Edi Ramës dhe lotët e tij të krokodilit janë pasojë e kërkesave të
vazhdueshme të Blinken që ky mashtrues të luajë deri në fund lojën e vet
emocionale pa asnjë emocion për fatin e afganëve të rrezikuar nga talebanët.
Dhe të dy këta aktorë të Sorosit në dramën e Kabulit nuk bëjnë tjetër, veçse
duan që ta largojnë Joe Biden nga posti i presidentit amerikan. Gjithçka ka
ndodhur sipas një skenari dhe regjie të hartuar në zyrat e Soros. Aktorët e
lojës dramatike më të shëmtuar të shumë dekadave të fundit janë pikërisht
njerëzit më besnikë të George Soros, Antony Blinken dhe Edi Rama!
Ndërkaq
rreziku më i madh i Blinken qëndron në aftësinë e tij për t'u mbështetur te
liderë të korruptuar në Ballkan e kudo në botë për interesat e Sorosit. Se
mbështetja e korrupsionit nuk është interes amerikan. Eshtë interes i Sorosit
si fabrikë e prodhimit të liderëve me mentalitet pervers korrupsioni! Këta janë
dhe Blinken, Rama, Zaev, Vuçiç e udhëheqës të tjerë të inkriminuar!