| E merkure, 25.08.2021, 06:54 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
KU E
DINTE NANA TEREZE SE, POPULLI SHQIPTAR
ASHT I MALLKUEM ?!
FOTOT
NGA ALBERT VATAJ
Lexova
një “Denoncim” tek Zemra Shqiptare nga studjuesi Albert Vataj.
Pa
kenë nevoja me shkrue asnjë rresht mundeni me kuptue ate shka Ju, nuk besoj se e keni marrë ndonjëherë me mend: Të
gjitha fotot nalt janë ba nga z. A.Vataj, të “nevojtoreve publike” në Lezhen
historike.
Një
turp i pafalshem per të gjithë ata që kanë “mendue e zbatue këte ide” kushdo
kjofshin “ata”, ndonse, kafshë nuk munden me kenë.., se kafsha e ka një çoban
të pakten me titull “dr. prof.”, që kullotë nder të gjitha monumentet tona. E
ndoshta, kjo asht arsyeja që Ramoviqi asht bashkue me “open ba...”, të miqve të
tij serb dhe, “vëllezerve” t’ gjakut turq!
Nuk
më çuditë aspak ky fakt i shemtuem, mbasi një tradhtar i Atdheut i Popullit
Shqiptar vetem kështu, do ta fillonte perllosjen e “historisë” sonë të
lavdishme dhe të shkrueme nder Shekuj me Gjak Herojsh!
Nuk
gaboj kur ndalohem e mendoj per një objekt kulti pa asnjë “njeri”, të
shperdoruem deri në këte masë, kur sa e sa vetë kullosin nder livadhe...
Por,
Figurat e Mëdha të nderueme dhe të lavdishme të Popullit Shqiptar, vazhdojnë me
qendrue të paprekuna nga duert’ e drogueme të dollarit...
Kur
Nanë Tereza lutej: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”, Ajo e dinte
shumë mirë se “Gjergj Kastrioti, asht Shpetimtari i Europës”!
Melbourne, 25 Gusht 2021.