| E merkure, 25.08.2021, 07:50 PM |
ISMAIL KADARE, -“nobelisti” shqiptar
-Vepra e tij e perkthyer, ne 50 gjuhe te
huaja ne pese Kontinetet
Shënime
për librin “Mëngjeset në Kafe Rostand”
Nga
Luan Kalana, SHBA
-I
nxitur nga ndjenja e krenarisë për shkrimtarin tonë, si bashkudhëtar në kohë,
si lexues i apasionuar i librave të tij tërë jetën student dhe Mesues
Letersie., si çdo shqiptar, e kam ndjerë jo vetëm si obligim qytetar,
intelektual por dhe si njeri i letrave, të flas e të shkruaj për të madhin
Kadare, kandidatin e përhershëm të çmimit Nobel, te hedh keto shenim te mija
modste.
Si
parantezë po citoj vlerësime nga liderë dhe mediat letrare për Ismail Kadarenë,
figurën kolosale bashkëkohore, penës moderne botërore. Janë thënie e vlerësime
në kapakët e librit ose në fletëpalosje që nuk mund t’i shpëtojnë syrit të
lexuesit dhe që ngacmojnë kureshtjen dhe ushqejnë ndjesinë e krenarisë për
penën e artë të autorit. Arshi Pipa: “Nuk dyshoj që Kadareja është një shkrimtar
heretik. Nuk është e mjaftueshme ta quash atë, siç kam thënë dikur, Jetvushenko
shqiptar. Jetvushenko është thjesht një rebel.
Dallimi
midis një rebeli dhe një heretiku është se i pari shpreh zemërimin e tij në
mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është i
qëndrueshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë veprimi dhe një strategji të
sjelljes që buron nga parimet.” Shusha Guppy, Independent on Sunday: “E kanë
krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Oruellin. Por ai i Kadaresë është zë
origjinal, universal, e prapë me rrënjë të thella në tokën e vet.” 84 Alain
Bosquet, Le Quotidien de Paris: “Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i
shumanshëm i kohës sonë.” Michael Kleeberg, Die Welt: “Kadare është i rrahur në
të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh
që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë.
Ai
ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të
“izmave” zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej “doktorëve” tanë të kritikës…
Vepra e tij, saç është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim.”
Guillaume Allary, Elle: “Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon diçka të
sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. Kjo gjë ideale ka për
titull përmbledhjen “Përballë pasqyrës së një gruaje” dhe i përket më të madhit
shkrimtar të gjallë të kohës: Ismail Kadaresë.” Magazine Litteraire: “Çdo vit,
pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një
roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e
mendime të thella…
Ka
ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton… Jepjani Kadaresë çmimin
Nobel!” Bruce Bawer, Wall Street Journal: “Një nga romancierët më të shquar të
kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët.” Figaro Littèraire,
Paris: “E kemi thënë më parë dhe do ta themi prapë: kur do ta njohë Stokholmi
kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli?” John Carey: “Ismail Kadare është
një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit,
folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal me
një traditë naracioni që e ka origjinën nga Homeri.” The Guardian: “Kadare
mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin Booker.” Histori e Letërsisë
Europiane, Hachette, Paris: “Është kjo anë vizionare që përbën forcën madhore
të njëzet librave të Kadaresë, romancier që rrok historinë me një frymë të
fuqishme shekspiriane.” Dominique Fernandez: “Me njërën këmbë në Shqipërinë e
moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike dhe me këmbën tjetër
në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të
dy botëve dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të
fuqishme dhe të goditura.”
*
* * Rrëfenja e epilogut të librit nga Kadareja, shkruar si epitaf në fund,
është prolog për subjektin dhe lexuesit: “Ideja për të shkruar diçka për Kafe
Rostand më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s’e mbaja mend as kohën, as
rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë
ndaj shoqes së jetës, që duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ka pasur, ose
ty të duket se nuk e ka pasur, vëmendjen e duhur. Në këtë kafe kisha shkruar
qindra faqe dhe po aq shënime për motive e sinopse, pa u kujtuar asnjëherë për
atë vetë, kafenenë.”
Libri
do te trokasë tek lexuesi në faqen e parë, duke prezantuar titullin e librit me
shënimet e hedhura në kafene para shtëpisë së tij në Paris, siç bënte çdo ditë
autori, me rrëfenjën “Mëngjeset 85 në Kafe Rostand”, po shkruajmë rreshtat e
para: “Kisha përshtypjen se të gjithë ishin në një mendje se ishte e lehtë të
shkruaje diçka për Parisin. Ajo për të cilën mendimet ndaheshin kishte të bënte
me pyetjen nëse një gjë e tillë ishte me lehtë për ata që kishin qenë qoftë dhe
një herë të vetme në Paris, apo përkundrazi, për të tjerët që s’kishin qenë
kurrë.
Dëshirat
për Parisin ishin nga ato që, fare pa të drejtë, mund të merreshin me rendje
pas elitizmit pesë grosh, sidomos kur shoqëroheshin me një “ah”: Ah, të shkoja
një herë në Paris, pa të bëhej ç’të bëhej! E shoqëruar nga fjala “ëndërr”, ajo
bënte që shumë njerëz të besonin se Parisi, jo vetëm se s’fitonte asgjë, nga ky
përmallim botëror, nga ato që shkaktoheshin, prej përdorimi të tepërt. Më në
fund Parisi..” (fq.7.) Më pas vijojnë “Coffee house days”, “Një prill për
Fredin”, “Barono Groult”, “Zonjat e vogla të letërsisë shqipe”, “Makth”,
“Makbeth”, “Kukulla” (Porteti i Nënës), dhe “Mozaikal” me dymbëdhjetë skica
shënimesh në “ditët që vijnë” etj. Ja si shkruan shtëpia botuese “Onufri” për
librin e ri të Kadaresë, përmbledhje me shënime ku përfshihen portrete, ese,
kritikë letarare, synopse, meditime, mozaikë e të tjera risi letarare që
shkrimtari i madh i ka hedhur në letër, duke nisur prej ikjes së tij nga
Shqipëria në Francë, deri në muajt e fundit. I ulur në këndin e tij të
zakonshëm në kafe “Rostand”, përballë shtëpisë së tij në Paris, i kalon përpara
syve gjithë jeta. Parisi i nxit kujtimet. “Mëngjeset në kafe Rostand, – Motive
të Parisit” është libri më i ri i shkrimtarit të madh, i sapodalë nga botimi
nga shtëpia botuese.
Qysh
në ditën e parë të daljes së librit, në stendën “Onufri” në Panairin e Librit
“Tirana 2014”, lexuesit nxituan të marrin në duar atë ç’ka shkruar më së fundi
Kadare, pretendenti shqiptar i Nobelit. Ndonëse një homazh Parisit, si shumë
artistë të mëdhenj i kanë dedikuar në veprat e tyre letrare apo edhe në artet
pamore, Kadare i jep këtij këndi një ngjyrim tërësisht shqiptar. Edhe pse ai
është në tavolinën e tij, në kafenë parisiane, mendimet e çojnë në Shqipëri, e
ngjisin kalldrëmeve të Gjirokastrës, Sokakut të të Marrëve, në shtëpinë e madhe
të Kadarenjve, ku ende dëgjon kërcitjen e drurëve. Aty janë gjithë njerëzit e
tij… pastaj vjen rritja, letërsia, njohja me shkrimtarët më të njohur
shqiptarë, ata që kishin jetuar edhe mbretërinë e ngjallnin një lloj kërshërie,
për të vijuar me studimet në Moskë, shokët e klasës… është një udhëtim përgjatë
jetës së tij, prej fëmijërisë, deri sot.
Nuk
mungojnë edhe portrete poetësh, mes të cilëve edhe ai i Frederik Reshpjes,
udhëtimin e jetës së të cilit Kadare e jep përmes “Një prill për Fredin”. Por
jo vetëm kaq. Në çdo kohë, në çdo rrethanë, Kadare ka treguar se nuk është
indiferent karshi asaj çka ndodh në Shqipëri. Të parat janë mediat, që nxitojnë
t’i marrin një mendim pas çdo ngjarjeje… ndërkohë që edhe vetë ai e ka thënë të
vetën, ashtu si di ai, përmes veprës. Pak vite më parë ka thënë se nuk do të
shkruajë më letërsi, por çdo vepër që ka nxjerrë qysh atëherë, mund të lexohet
me të njëjtën ëndje, si edhe çdo vepër e tij artistike. Në këtë botim të fundit
ka mendime të tij për marrëdhënie e Shqipërisë me botën arabe, Ballkanin,
Kosovën, Serbinë…
Mes
faqeve gjen edhe raportin e tij me diktaturën, ndalimet dhe censurimet e
librave. Ato vijnë në formën e rrëfimeve, ndërsa një analizë e mirëfilltë, apo
autopsi politike, tekstuale, nga ana e autorit është ajo e një ditë mbledhjeje
në Byronë Politike. Por nuk është një ditë dosido. Në të do të varej fati i
Shqipërisë, në drejtim të hapjes me Perëndimin, është dita e shansit gjerman.
Një procesverbal i një mbledhjeje byroje, në dukje tërësisht banale, i parë 86
me një distancë kohore, tregon lehtësinë dhe sharlatanizmin, me të cilin
diskutohej një çështje e tillë, aq jetësore…
Mbyllja
e librit është sa simbolike dhe legjendare me këngën perlë folklorike
shqiptare, një tablo e pasqyrës femërore të emigruar larg atdheut, një plage e
hapur e shoqërisë moderne, në qytetërimin e vjetër europian në mozaikun
motërzimi femëror i “Këngës së Urës së Qabesë”: “Ka ca kohë që shtysa për diçka
të tillë më vjen si detyrim, trokitje në ndërgjegjje, për të mos thënë në
trajtë pengese. A janë borxh kombet e botës ndaj vajzave dhe grave të tyre? A
është në detyrim të tillë kombi shqiptar, krijuesi i “Këngës së Urës së Qabesë”?
Ja motërzimi për vajzat e sotme shqiptare, ato që në heshtje dhe pikëllim
durojnë atë që meshkujve u qëllon më rrallë. Mbeta, moj vajza, kësaj ane, Në
trotuare, n’Itali. Në Western Union merrni dollarët Se unë vetë nuk do vij. Në
pyettë nëna, ç’fat më doli, I thoni se një burrë kam marrë. Im atë në pyettë, i
tregoni Se u martova me një varr. Në pyettë shoku i shkollës, Bledi, Nga klasa
fqinje, “e treta B”, I thoni se një peng më mbeti, Që nuk u putha dot me
të…”(fq.339.)
Pasi
jemi njohur dhe kemi lexuar veprat letare në prozë të Kadaresë, unikale dhe të
papërsëritshme, si: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), “Kështjella”
(1970), “Kronikë në gur” (1971), “Prilli i thyer ” (1978), “Ura me Tri Harqe”
(1978), “Pallati i ëndrrave” (1981), “Koncert në vitin 1988”, “Dimri i Madh”,
“Dosja H ” (1990), “Piramida” (1992) e te tjera.
Vepra
letrare e tij, ne thelb permbajtja e tyre, fund e krye është kundër diktaturës,
tiranisë, despotizmit, autoritarizmit dhe autokracisë. Romani “Pallati i
ëndrrave” është kryevepër me vlera dhe përmasa universale që mund të krahasohet
me “Procesin” e Franc Kafkës.
Pasi
ka marrë çmimet “Princi botëror Cino Del Duca” (1992), “Man Booker” (2005),
“Urdhri i Legjionit të Nderit” (2015), dhe shume cmime te tjera virtuoze
dhene deri keto vitete fundit. “Onufri” na dhuroi këtë vepër letrare me
krijimet më të fundit të tij nga Parisi. Urojmë botime për vepra të tjera si
këto nga pena e artë romancierit brilant, Ismail Kadare, bashkë me “marrjen” e
çmimit Nobel, një kurorë lavdie dhe krenarie e letërsisë sonë mbarëshqiptare.
Se
fundi, te ketyre shenimeve modeste, kujtojme lexuesit, se duam apo s’duam ne
shqiptaret, edhe Evropa moderne konservatore dhe miope ndaj Shqiperise,
shkrimtari Isamail Kadare, gjeniu i Letrave Shqipe, mbare kombetare, mbetet e
do te jete Nobelisti shqiptar i “pashpallur”zyrtarisht, ka bere epoke ne art e
letersine boterore, midis dy shekujve XX-XXI.