| E hene, 23.08.2021, 06:27 PM |
Recension nga publicisti Faik Krasniqi për librin “KATANDISJA E VLERAVE” të autorit Florim Zeqa
Stili
i të shkruarit, por mbi të gjitha guximi, publicistin Zeqa e veçon prej
shumicës së publicistëve në trojet shqiptare. E posaqërisht në kryerjen e
misionit të shenjtë si intelektual. I matur dhe preciz në çdo shkrim. Me
plotëkuptimin e fjalës një intelektual i mirëfilltë.
Trajtimi
i temave të cilat e preukopojnë autorin dhe të cilat i trajton me aq përkushtim
dhe profesionalizëm në këtë libër, na japin të drejtën ta trajtojmë si liber të
madh publicistik. Libër që ngjall kureshtjen e lexuesit për të mësuar dredhitë
dhe intrigat e njerëzve që arritën ta fundosin një parti që ishte themeluar nga
bota e ndershme akademike dhe intelektualëve të mirëfilltë në Kosovë.
Libri
më i ri i publicistit të shquar Florim Zeqa “KATANDISJA E VLERAVE”, është libër
që duhet ta lexoj çdo aktivist dhe veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ky
është libri i radhës i publicistit Zeqa, që përmes shkrimeve të tij në të
përditshmet shqiptare, pasqyron realitetin por njëkohësisht edhe shqetësimet e
tij për vendin në përgjithësi. Katandisja e Kosovës në çdo pore të saj, është
bërë shqetësim i përditshëm i autorit.
Por,
kësaj radhe libri bën fjalë për katandisjen e partisë ku publicisti Zeqa ka
qenë veprimtar i devotshëm për më shumë se dy dekada, ose më saktësisht prej
themelimit të saj. Fundosja e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga matrapazët
brenda kësaj partie, e shtynë veprimtarin dhe publicistin Zeqa që ta pushojë
aktivitetin e tij në këtë parti, aktivitet që e kishte zhvilluar edhe në mërgim
ku jeton më shumë se dy dekada.
Në
shkrimin e tij “Katandisja e vlerave demokratike në LDK” autori shkruan:
"Pas Kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së, ishte mbledhja e Këshillit të
Përgjithshëm e këtij subjekti (me 6 Qershor) që nxori në sipërfaqe katandisjen
demokratike dhe largimin nga vlerat sublime (rugoviane) të këtij subjekti
politik.
Pas
zgjedhjes antidemokratike (me aklamacion) të liderit të partisë me 31 Maj, e
njëjta gjë u përserit edhe më 6 Qershor të të njëtit vit, me zgjedhjen poashtu
me aklamacion të Kryesisë qendrore të këtij subjekti,...në fakt u rizgjodhën të
njëjtit me propozimin e liderit, me pak ndryshime kozmetike, do të thoja të
papërfillshme sa i përket përmbajtjes substanciale në kreun e këtij subjekti
politik.
Ashtu
sikurse në Kuvendin e VIII-të zgjedhor, edhe në KP u pamundësua debati, u
anashkalua mënyra demokratike (votimi i fshehtë) e zgjedhjes së organeve
drejtuese, duke e ngulfatur për të dytën herë vullnetin e lirë nga baza
elektorale.
Kështu
nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, madje as në vitet e '90-ta, në rrethanat
e okupimit klasik, kur kryesia e partisë gjithmonë zgjedhej përmes votimit të
fshehtë e jo me aklamacion sipas diktatit të liderit".
Tutje,
në këtë shkrim autori e shpreh shqetësimin e tij për instalimin e diktaturës
nga lideri i LDK, Isa Mustafa dhe kryesia e saj, që në njëfarë menyrë
funksionojnë si Byroja Politike e Shqipërisë komuniste të diktatorit Enver
Hoxha. Eliminimi i figurave politike brenda partisë nga kryetari autoritativ
Isa Mustafa, është edhe arsyeja që e bën LDK-në të ngjajshme me partitë
diktatoriale.
Demokracia
e brendshme nëpër partitë politike në trojet shqiptare nuk është aspak e
kënaqshme, por autori shqetësimin më të madh e jepë për partinë ku ka qenë
veprimtar për gati 3 dekada. Veprimtari që e ka kryer në menyrë vullnetare, me
zell të madh dhe pa asnjë kompensim material.
Autori
Zeqa e përmbyll shkrimin në menyrën më profesionale të mundshme, dhe duke i
parë zhvillimet në këtë parti prej vitit 2015 kur është shkruar, mund të themi
se ka qenë një largpamësi e autorit. Një nga arsyet e kësaj largpamësie është
edhe veprimtaria e tij në këtë parti për më shumë se dy dekada. Me shumë të
drejte mund të themi se ishte më shume se parti, një levizje gjithëkombëtare.
Ja
çfarë shkruan autori në fund të këtij shkrimi: "LDK-ja rugoviane, nga një
parti e besës dhe shpresës së qytetarëve të Kosovës është shndërruar në Lidhje
Diktatoriale të Kosovës dhe vartëse e partisë rivale në pushtet
(bashkëqeverisje).
Ky
përkufizim, nuk është i ashpër as ofendues për LDK-në, është shprehje reale e
gjëndjes pas zgjedhjeve partiake në këtë subjekt.
Megjithatë
ky nuk është fundi i botës, por katandisje e vlerave demokratike në LDK!"
Autori
në këtë libër vazhdon me shkrimet e tij për katandisjen e LDK-së, por edhe për
planet djallëzore të Isa Mustafes me familjen e Presidentit Rugova,
respektivisht djalit Mendimit.
Në
shkrimin "Loja e djallëzore e Isa Mustafës me djalin e Presidentit",
autori Zeqa shkruan: "Nuk është që Mendimi nuk e meriton një post të zv.
ministrit,...unë do të thoja meriton akoma më shumë se kaq, por jo në këtë
përbërje dhe në këto rrethana politike".
"Kjo
çfarë po ndodhë është një lojë djallëzore e kryeministrit Isa Mustafa me djalin
e presidentit Rugova. Pas komprometimit politik që i bëri LDK-së me lidhjen e
kurorës qeverisëse me PDK-në, si duket Isa Mustafa ka vendosur të kompremetoj
edhe familjen Rugova.
Në
asnjë rrethanë politike, përfshirja e djalit të presidentit Rugova në
qeverisjen aktuale nuk i bënë nder familjes Rugova dhe vet Mendimit si djalë i
një babai të përgjegjshëm, siq ishte Ibrahim Rugova simbol i lirisë dhe
pavarësisë së vendit tonë.
Nuk
e di a e ka të qartë zoti Mendim I. Rugova, se me vetë prezencën e tij në
qeverinë më megalomane në Europë, në qeverinë më të korruptuar dhe më të
shantazhuar në rajon,...me (pa) dashjen e tij është bërë pjesë e kapjes së
shtetit, pjesë e grupeve të interesit, këtyre kusarëve politik që përgjatë
shtatë viteve të fundit rropën e ç'rropën gjithçka gjetën para vetës,... përveq
se u shndërruan në multimilionerë, shkelën mbi çdo parim human dhe kombëtar,
duke lënë në varfëri dhe të pashpresë një popullatë të tërë.Ashtu sikurse ish
shefi i tij i dikurshëm i Isa Mustafës (Bujar Bukoshi) që e përdori Ukë Rugovën
para dhe pas zgjedhjeve të 2010-së, ngjajshëm po vepron edhe Isa Mustafa me
përfshirjen e Mendimit në qeveri, duke e përdorur si "mburojë" pas veprimeve
antidemokratike në kuvendin e VIII-të zgjedhor,...i cili për të kënaq egon e
tij karrieriste, la prapa dyerëve të kuvendit delegatët e dy degëve më të
fuqishme të LDK-së nga Diaspora (Zvicër dhe Gjermani).Si u bë që të dy bashk
(Bukoshi e Mustafa) nga kundërshtar ideor dhe politik të presidentit Rugova,
(pas vdekjes së tij) të bëhen miq me djemt e tij!,...kur në Kosovën e pasluftës
dhe për të gjallë të presidentit nuk ishin madje as pjesë formale e LDK-së!
Si
u bë tani, siq thotë populli të na bëhen "më papë se papa".
Në
shkrimin e tij "Mallkue qofsh Isa Mustafa, i pabesë paske qenë"!
autori thotë: Posti "kukull" i Isa Mustafës më tepër i gjason një
zëdhënësi qeverie se sa një ministri të rëndomtë.
Isa
Mustafa në vend të prononcimeve publike si kryeministër i vendit nga zyrat e
kryeministrisë, ato i bënë përmes rrjetit social "Facebook",...sepse
kaq hapësirë mediatike i ka lejuar "miku" i tij në bashkëqverisje,
kryeministri (kryediplomati) faktik i vendit Hashim Thaçi.Thënë ndryshe, Isa
Mustafa për më tepër se bashkëpuntor dhe vartës i Thaqit, njihet si
"kryeministër" i Facebook-ut, i prononcimeve të një niveli mesatar që
nuk përkojnë fare me titujt që i gëzon në letra; Akademik, Doktor,
Profesor,...!!!
Me
anë te shkrimeve të tij në këtë libër, autori me të drejtë shpreh mllefin e tij
ndaj keqbërësve brenda kësaj partie, duke filluar nga kryetari i tanishem Isa
Mustafa që është shndërruar në një diktator i llojit të tij, e deri tek
anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që për hir të interesit personal janë duke
e mbështetur liderin e tyre në planet e tij djallëzore.
Autori
me të drejte kritikon edhe pinjollët e Presidentit Rugova, që interesin
personal e kanë vendosur para atij shtetëror, sepse shkatërrimi i një Levizje
gjithëkombëtare i ndërtuar me mund të madh nga babai i tyre dhe qindra e mijëra
intelektual të tjerë, do të thotë edhe degëdisje dhe shkatërrim i shtetit.
Pavaresisht kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve virtuale që ju bën publicistit
të njohur Florim Zeqa, ai nuk rreshti kurrë së shkruari për aktualitetin dhe
gjëndjen reale në Kosovë.
Për
intrigat dhe shantazhet që i behën çdo ditë shtetit dhe qytetarëve të saj, nga
politikanët mafiozë dhe sejmenët e tyre, të cilet shtetin tash e dy dekada e
kanë kapur keq për fyti, dhe përjashtim nuk bëjnë as njerëz të partisë ku
publicisti Zeqa ishte veprimtar. Është e pamundur që në një recension të
shkurtër të flitet për një libër të ketillë, një libër publicistik me aq shumë
vlera. Një libër ku mësohet e vërteta nga gënjeshtrat që i janë servuar publikut,
e sidomos votuesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. E përgëzoi autorin, mikun
tim duke i dëshiruar shëndet jetë të gjatë dhe krijimtari të begatshme në
fushën e publicistikës, artit letrar, historik dhe arsimor, që të na sjell edhe
shumë libra të tjerë me vlera të çmuara.
Faik Krasniqi-analist
politik, gazetar dhe publicist