Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Klajd Kapinova: Jason Miller themelon GETTR.com anti Big Tech - një platformë të mediave sociale pa censure

| E enjte, 19.08.2021, 05:16 PM |


Jason Miller themelon GETTR anti Big Tech - një platformë të mediave sociale pa censure

Le të mblidhemi sëbashku, se ne po flasim për ndjenjën e bashkësisë. Ne mendojmë, se përfundimisht do të jetë një platformë mbarëbotërore, jo vetëm për konservatorët, por edhe për të pavarurit në SHBA. Ne duam që njerëz nga të gjitha shtresat politike t'i bashkohen platformës. GETTR, filloi zyrtarisht më 4 korrik 2021, në përkujtimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Ajo do të jetë e pavarur nga monopolet e mediave sociale, i pavarur nga kultura e përjashtimit; do të jetë gjithmonë përfqsimi i fjalës së lirë." – Jason Miller GEO GETTR, Fox News

Nga Klajd Kapinova

Presidentit Donald Trump kundër Big Tech (Facebook, YouTube, Google, Twitter)

Gjatë muajit të kaluar, në një paraqitje publike për mediat vendase dhe ndërkombëtare, të cilët ishin mbledhur për një prononcim të jashtëzakonshëm të Presidenti Donald J. Trump, ai ka njoftuar se ka ngritur padi më 7 korrik 2021, kundër Big Tech, ku bëjnë pjesë: Facebook, YouTube, Twitter dhe Google.

Midis të tjerave Presidenti Trump u ndal tek çensura e rrjetit social Twitter, i cili, sistematikisht dhe arrogancë ka abuzuar me Kushtetutën Amerikane me të Drejtat e Fjalës së Lirë, që përfshihen në Amendamentin e Parë, ku Presidenti Trump është çensuruar në mesazhe e tij (cicërimat) dhe më vonë duke e anuluar përfundimisht në mënyrë absurde llogarinë e tij në Twitter.

Bashkimi me proçesin gjyqësor, është një tjetër paditës individual i përjashtuar nga Twitter, si dhe Unioni Konservator Amerikan, të cilën Twitter e ka ndaluar aktivitetin e saj në këtë rrjet social. Kjo pjesë përqendrohet në mënyrën se si çensura e mediave sociale abuzon sistematikisht me ligjin federal amerikan.

Në këtë rast, sipas avokatëse mbrojtës të çështjes së çensurës, paditësit i kanë kërkuar gjykatës, që t’i lejojë ata të përfaqësojnë të gjithë individët, të cilët Twitter etj., i kanë ndaluar ato sistematikisht në mënyrë absurde.

Akuzuesit sëbashku kërkojnë kompensime për dëmtimet e tyre, që kanë pasur vazhdimisht nga Big Tech në shoqërinë amerikane dhe ndërkombëtare, humbjet e mëdha në lirinë e fjalës dhe shkeljen e Kushtetutës së SHBA-së, çensura e qëllimshme e ideve demokratike të tyre në dobi të shoqërisë amerikane dhe rivendosjen e menjëhershme pa kushte të llogarive të tyre të mëparshme.

Ata më tej kërkojnë një vendim, që Seksioni 230 i Aktit të Kompetencës së Komunikimit (Kodi i SHBA, titulli 47, Seksioni 230) është Anti-Kushtetues dhe duhet të shfuqizohet menjëherë. Seksioni 230 imunizon Big Tech, Facebook, YouTube, Google dhe Twitter-in nga përgjegjësia për çensurimin e llojeve të caktuara të përmbajtjes.

Në këtë rast, paditësit pretendojnë që edhe nëse Seksioni 230 është kushtetues, ai nuk autorizon çensurimin politik të Big Tech.

Pse Big Tech përdor Seksionin 230 të paprekshmërisë së vet

Imuniteti i Big Tech, vjen nga një ligj që në SHBA quhet Seksioni 230 dhe është miratuar shumë kohë më pare, nga Kongresi për të nxitur zhvillimin e komapnive të pavarura nga qeveria dhe shteti.

Kështu nëse një person bën një deklaratë shpifëse në një gazetë, në radio ose medium tjetër tradicional, mediumi (radio, televizioni apo rrjeti social) nuk mund të jenë përgjegjës për dëmet. Për shembull, nëse gazeta The Epoch Times boton një letër shpifëse, për në redaktor në lidhje me Mary Smith (të cilën, natyrisht, The Epoch Times nuk do t’a bënte kurrë), atëherë Smith zakonisht mund të përjashtohet nga gazeta The Epoch Times nga autori i letrës. Nëse Epoch Times duhet të paguajë, ajo mund të kërkojë kompensim.

Seksioni 230 u jep kompanive të mediave sociale mbrojtje unike. Ajo pjesërisht në përmbajtje thotë: “Asnjë ofrues… i një shërbimi kompjuterik ndërveprues (siç janë Facebook, Google, YouTube ose Twitter) nuk do të trajtohet si botuesi ose folësi i ndonjë informacioni të siguruar nga një tjetër ofrues i përmbajtjes së informacionit.”

Pra, nëse unë shkruaj në Twitter një deklaratë për Mary Smith që është false dhe e dëmshme, Smith mund të jetë në gjendje të mbledh dëmet nga unë, por jo nga Twitter. Avokatët thonë, se kompania e mediave sociale Big Tech është “e imunizuar nga përgjegjësia”.

Ky imunitet, ka kuptim vetëm nëse platforma e mediave sociale funksionon si një shesh qyteti ose sallë e punësuar. Të gjithë e kuptojnë, që në mungesë të rrethanave të veçanta, qyteti nuk është përgjegjës për ato që thotë dikush në shesh dhe as pronari, që jep me qira sallën e tij (apo sheshin) nuk është përgjegjës për ato që mund të thuhen atje.

Por dihet se Big Tech nuk janë kompani mediatike, që emtojnë lajme të mirëfillta dhe editime. Nga ana tjetër, nëse platforma e mediave sociale zgjedh ose editon përmbajtje siç bën një gazetë apo revistë, atëherë imuniteti është më pak i mbrojtshëm. Ata nuk janë media dhe për këtë gjë ata mund të ndeshkohen rëndë, sepse kanë çensuruar me vetëdije Presidentin Donald J. Trump dhe miliona amerikanë të tjerë të thjeshtë.

Megjithatë, Seksioni 230 lejon kompanitë e mediave sociale të çensurojnë lloje të caktuara të materialit. Kompanitë e mediave sociale, pretendojnë se fuqia e tyre për të çensuruar komentet politike, bazohet në të drejtën e tyre, për të çensuruar materiale, që është përndryshe e kundërshtueshme.

Presidenti Trump, ka shumë të drejtë, kur thekson se kjo formë e veprimit të Big Tech është anti-Kushtetuese, sepse Kongresi mund të mos ndaloj fjalimin e mbrojtur me Kushtetutë dhe për këtë arsye Kongresi nuk mund t’ia delegoj atë fuqi kompanive të mediave sociale.

Përpara se një gjykatë t’a pranojë këtë argument, ajo do të përpiqet të interpretojë ligjin, në një mënyrë që e bën atë kushtetues. Në këtë rast, kjo është e lehtë për tu bërë. E vërteta është se ndryshe e kundërshtueshme, në të vërtetë nuk do të thotë “asgjë që kompania e mediave sociale nuk i pëlqen”. Termi është shumë më i ngushtë se kaq.

Supozoni, për shembull kur bashkëshorti ose partneri juaj ju dërgon në treg për të blerë karota, spinaq dhe perime të tjera. A përfshin fraza e zakonshme blej edhe “perime të tjera” edhe blerja pemës së Krishtlindjes? Ju mund të argumentoni, se një pemë e Krishtlindjes është një “perime”, sepse është klasifikuar si e tillë!? Artikujt specifik tregojnë, se blej edhe perime të tjera, do të thotë ushqime si lakra ose speca dhe nuk përfshin blerjen e një pemë të Krishtlindjes.

Tani, le të rikthehemi tek Seksioni 230 dhe të shohim listën e materialit të shqetësueshme: I pahijshëm, i ndyrë, i pasjellshëm, tepër i dhunshëm, ngacmues, dhe përndryshe i kundërshtueshëm.

Një gjykatë e apelit, ka theksuar se pikat (i pahijshëm) deri (përndryshe i kundërshtueshëm) mbulojnë shumë terren. Ata na tregojnë se ligji përfshin ngacmim, pornografi, kërcënime, zhvatje dhe anglo-saksonizma vulgare. Ata gjithashtu na tregojnë se çfarë nuk është në ligj “ndryshe ofenduese”.

Për shembull, e njëjta gjykatë e apelit vendosi, që ligji nuk justifikonte një kompani të mediave sociale, që çensuronte thjesht për të dëmtuar një konkurrent biznesi.

Unë mendoj, se është po aq e qartë që diskutimi i zakonshëm politik nuk kualifikohet si “i kundërshtueshëm” sipas statutit.

Në fillim të Seksionit 230, Kongresi përfshiu materiale shpjeguese, që na tregonin se si t’a interpretojmë atë. Recitalet sqarojnë më tej se “ndryshe e kundërshtueshme” nuk u referohet mosmarrëveshjeve të zakonshme politike.” - shkruan prof. Rob Natelson

GETTR shpall "pavarësinë" nga Big Tech

“GETTR vrasës i Twitter" - Steve Bannon, strateg i fushatës elektorale 2016 dhe këshilltar i Presidentit Trump, themelues i Breitbart News

Këto ditë ish-këshilltari i lartë i Presidentit Donald J. Trump, Jason Miller, hapi një platformë të re GETTR të mediave sociale më 4 korrik 2021, për të shpallur pavarësinë nga Big Tech (Facebook, Google, YouTube, Twitter), duke e cilësuar atë si një zonë pa çensurë, të fokusuar në Fjalën e Lirë, me teknologji superiore, që ai thotë se do t’a ketë zili Silicon Valley.

Konservatori republikan Jason Miller, CEO i GETTR, ishte këshilltar i lartë i Presidentit Donald J. Trump dhe shërbeu në fushatat e presidentit në vitin 2016 dhe sërisht në vitin 2020.

Platforma quhet GETTR, që në gjuhën shqipe do të thotë Bëhemi Sëbashku, për të cilën Miller, CEO i kompanisë, tha për Fox News se evoluoi nga ideja e mbledhjes sëbashku.

"Le të mblidhemi sëbashku, ne po flasim për ndjenjën e bashkësisë", tha Miller për Fox News në një intervistë ekskluzive. "Ne mendojmë se përfundimisht do të jetë një platformë globale, dhe jo vetëm për konservatorët dhe të pavarurit në SHBA." Ai shtoi: "Ne duam që njerëz nga të gjitha shtresat politike t'i bashkohen platformës."

GETTR, filloi zyrtarisht të dielën, më 4 korrik 2021 në orën 10:00 të ET, dhe platforma është tashmë në Dyqanet e Aplikacioneve (AppStore).

"Kjo lidhet me Ditën e Pavarësisë. I pavarur nga monopolet e mediave sociale, i pavarur nga kultura e anulimit; përqafimi i fjalës së lire, nisja jonë të Dielën është shumë e qëllimshme." tha Miller

"Ne besojmë se duhet të ketë një platformë të re të mediave sociale, që mbron vërtet fjalën e lirë dhe një që nuk de-platformon për bindjet politike. Kjo është një sfidë për monopolet e mediave sociale. Platforma e re, ka teknologji superiore ndaj platformave ekzistuese. Ne po fillojmë një teknologji të përparuar, që do të jetë vërtet zili e botës së mediave sociale," tha Miller.

Presidenti Trump u ndalua nga Twitter, Facebook, Instagram dhe Snapchat, pas tubimit mbarëpopullor amerikan më 6 janar 2021 në Capitoli Hill, Washington D.C., para Kongresit Amerikan.

Demokratët asokohe e hodhën në gjyq Presidentin Trump për herë të dytë, për t’a shkarkuar, por deshtuan me turp dhe bisht nder shale si zakonisht para popullit amerikan që e ndiqte direkt idiotësinë dhe shown e turpshëm të socialkomunistëve në Kongres dhe Senat.

Nga ana e tjetër, Senati i kontrolluar nga republikanët konservatorë e nxori të pafajshëm Presidentin Donald J. Trump, i cili fitoi dy herë sfiden komuniste të “demokratëve” amerikanë.

Presidenti Donald J. Trump, përpiqet vazhdimisht të komunikojë direkt me 80,000.000 ndjekësit dhe votuesit e tij, përmes deklaratave të dërguara nga zyra e tij Presidenciale në Florida.

Si funksionon GETTR?

Platforma e re e mediave sociale, që mbron vërtetë fjalën e lirë quhet GETTR. Ajo fatmirësisht lejon përdoruesit të postojnë mesazhe më të gjata me deri në 777 karaktere (shkronja). GETTR, gjithasht lejon përdoruesit të postojnë fotografi më të kjarta (kualitative), të postojnë video, që janë deri në tre minuta (180 sekonda) të gjata dhe kanë aftësinë për të redaktuar videot brenda aplikacionit.

Pas regjistrimit në aplikacion AppStore përdoruesit në GETTR, kanë mundësinë të marrin (importojnë) cicërimat e tyre ekzistuese në këtë platformë të re.

GETTR, është një platformë e re e mediave sociale, që mbron me fanatizëm dhe vendosmëri absolute Fjalën e Lirë dhe nuk de-platformon njerëzit apo përdoruesit e saj për bindjet e tyre politike. Kjo është një sfidë reale, për monopolet e mediave sociale Big Tech, mediat globaliste komuniste dhe socialiste.

"Ju mund t'i importoni këto cicërima, në mënyrë që puna juaj e palodhur, kreativiteti, prona juaj intelektuale të vijë me ju," tha Jason Miller GEO themelues rrjetit të ri social GETTR, duke vënë në dukje se është një opsion një herë pas krijimit të llogarisë tuaj, dhe duke thënë se importi nuk i lidh përdoruesit prapa jashtë në Twitter.

Rritja e aplikacioneve të shpejta në AppStore për GETTR

Që nga data 4 korrik 2021 deri tani, numëri i aplikacioneve për rrjetin e ri social altarnativ GETTR në AppStore ka arritur në 10,000,000 përdorues nga 5 kontinentet e botës.

Lajmi i mirë është se shumë shqiptaro amerikanë dhe bashkëatdhetarët tanë nga vendlidja Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, duke mbyllur profilet në Big Tech, kanë hapur profilet e tyre anti-çensurë dhe në mbështetje të Presidentit Donald J. Trump, të cilat kanë qenë të çensuruar dhe përjashtuar nga rrjetet e tjera sociale, si: Facebook, YouTube, Google, Twitter ose ajo që njihet ndryshme si Big Tech.

Karakteristikat shtesë, që vijnë në platformë pas lançimit zyrtar të dielën e Ditës së Pavarësisë që përkujtohet në SHBA më 4 korrik, përfshijnë vlerësimin dhe informimin në internet, në mënyrë që përdoruesit të japin para për krijuesit e shquar të përmbajtjes.

Nga ana e tjetër, themeluesi i GETTR.com konservatori Miller tha se ai beson se mjeti do t'i stimulojë ata ndikues të shquar të përdorin GETTR, në mënyrë që ata të "fitojnë para nga ato që po bëjnë dhe postojnë tani".

Miller tha gjithashtu për kanalin televiziv amerikan Fox News, se GETTR ka një mundsi transmetimi të drejtpërdrejtë (LIVE), si dhe një mundsi që përdoruesit të dhurojnë financiarisht për kandidatët politikë të preferuar.

Ai tha se kompania GETTR.com, është ende duke rishikuar sesi do të kufizojë donacionet politike të përdoruesve, për të qenë konform apo në kuadër të ligjeve zgjedhore, por theksoi se "nuk kishte asnjë kufizim për dhënësit e vlerësimit në internet".

realDonaldTrump

Të gjithë aplikuesit që duan të jenë pjesë e profilit të Presidentit Donald J. Trump, duhet ta kërkojnë në rrjetin e ri social GETTR: realDonaldTrump.

Themeluesi i rrjetit të ri social Jason Miller tha se përdoruesit e shquar do të verifikohen në platformë. I pyetur nga Fox News për Presidentin Trump ai shtoi se: "Ne me siguri shpresojmë se Presidenti Trump do të bashkohet me platformën, por unë do t'ia lë atij të marrë vendime për atë që po bën, se GETTR po krijon një komunitet këtu jo vetëm për konservatorët, të pavarurit dhe demokratët e zhgënjyer nga çensura e Big Tech, por edhe për njerëzit nga të gjitha partitë politike lidhjeve në të gjithë botën për t'u bashkuar."

I pyetur nëse Presidenti Biden gjithashtu do të ishte i mirëpritur në platformë, Miller tha: "Ne do të donim të kishim Presidentin Biden. Liria e fjalës, refuzimi i kulturës së anulimit, nëse pajtoheni dhe besoni në fuqinë e fjalës së lirë, atëherë kjo platformë është për ju," tha Miller.

Getting Together - GETTR

Ekipi i Presidentit Donald J. Trump filloi me qetësi një platformë të re të mediave sociale, duke e faturuar atë si një alternativë ndaj faqeve të Big Tech. Ish zëdhënësi i fushatës së Trump, Tim Murtaugh është përfshirë si konsulent në aplikacion.

Presidenti Donald J. Trump, ka qenë në kërkim të mënyrave alternative, për t'u angazhuar me bazën e tij në internet, pasi ishte shkarkuar nga Twitter dhe ishte pezulluar nga Facebook.

GETTR, është një nga projektet e profilit më të lartë në një ekosistem më të madh të platformave të teknologjisë dhe mediave pro MAGA, që kanë lulëzuar në rrymat politike të djathta, të nxitur kryesisht nga ndjenja e drejtë se Big Tech ka mbyllur me arrogancë fjalën e lirë të pikëpamjeve konservatore, atdhedashëse dhe antikomuniste të ideologjisë konservatore pro amerikane dhe pro Trump online.

Sipas vlerësimeve nga Sensor Tower, Gettr ka marrë 2.9 milion shkarkime në nivel global që nga qershori 2021, me Shtetet e Bashkuara, Brazil, Europa, që kanë më së shumti shkarkime.

Platforma u hackua shkurtimisht në ditën e lansimit të saj. Disa ditë më vonë, një haker ishte në gjendje të prishë pothuajse 90,000 adresa e-maili përmes API -së së tyre.

Aplikacioni GETTR, u shfaq për herë të parë në dyqanet e aplikacioneve Google dhe AppStore. Një përshkrim për GETTR, në dyqanet e aplikacioneve e quan atë me të drejtë një rrjet social pa paragjykime, për njerëzit në të gjithë botën. Aplikacioni vlerësohet "M" për të rriturit, që do të thotë se rekomandohet për përdoruesit 17 vjeç e lart.

Selitë për aplikacionin janë të vendosura në New York. Për më shumë materialet promovuese fillestare për GETTR në dyqanet e aplikacioneve shfaqën postime të përdoruesve, që festonin në Dhomën e Përfaqësuesve (Kongres), që nuk kërkonin më maska ??në dyshemenë e dhomës.

Temat fillestare në trend në aplikacion përfshinin hashtags "#trump", "#virusorigin", "#nra" dhe "#unrestrictedbioëeapon." Ato etiketa i referohen refrenit të sapo gjetur dhe të provuar nga republikanët, se Kina krijoi virusin Covid-19 në një laborator si një armë biologjike.