| E enjte, 19.08.2021, 06:32 PM |
SHKUPI NUK ËSHTË ?LIRUAR MË 1912 -tën
POR
U ËSHTË DORËZUR ATË VIT TURQVE
(Fragment
romani)
NGA
KALOSH ?ELIKU
Historianë
pa bagazh shkencor, por me bagazh politik partiak të fituar edhe me përkrahjen
me tituj shkencor të partive politike në pushtet, siç duke nuk e kanë lexuar
librin e Alaksandër Matkovskit: Kryengritja e Drvish Carës
(1985). Ose, e bëjnë me qëllime
partiake, se: Turqit i kemi pasur “vëllezër”, dhe jo pushtues?! Nuk ka ky
problem, ne si shqiptar kemi pasur plotë “vëllezër”: serb, turq, rus kinezë.
Po, ende pa Shtet Etnik Shqiptar.
Propaganda
e tyre partiake-historike shekuj me radhë, se: Shkupi është çliruar në vitin
1912, është propagandë politike karrierëriste për poste politike. Shkupi, është
çliruar 78 vite më parë me kryengritjen e Dervish Carës (1884). Edhe, atë: Pas
çlirimit të Shkupit me vazhdimin e Luftës në Katllanovë (Beteja e Katllanovës)
për çlitimin e Velesit, Prilepit dhe Manastirit.
Jo,
historianë partiak, Shkupi nuk është çiruar ne vitin 1912, po shumë më herët
(1884). Në vitin 1912, pas hyrjes të kryengritësve në Shkup me Isa Boletinin
dhe Hasan Prishtinës, Shkupi u është dorëzuaar “vëllezërve” turq.
Nuk e
kam të qartë, pse historianët partiak shqiptar përpiqen ta heshtin Kryengritjen
e Dervish Carës?! Edhe, atë e dëshmuar edhe me fakte hisorike nga Alksandër
Matkovski në librin e tij: Kryengritja e Dervish Carës (1985).
Ose, nuk e kanë lexuar si historianë, ose, janë historianë besnik partiaqk.
Historianë
partiik, merreni dhe loxoeni librin e Aleksndër Matkovskit “Kryengritja e
Dervish Carës”! Dhe, atëherë do ta shihni se, kur është çliruar Shkupi,
dhe kur u është dorëzur “vëllezërve” turq...
Dervish Cara me
krahun e djathë të tij luftarak Emin Xhambazi (?eliku), në vitin 1844 me kryengritësit shqiptar e çliruan
Shkupin nga ushtria osmane. Dhe, luftë të ashpër kanë zhvilluar me turqit në Shkup
dhe Katllanovë për çlirimin e Trojeve Etnike Shqiptare.
Omer Pasha -
Latasi me topa, e kryengritësit shqiptar me thika, pushkë e me dorë i dolën
përballë në pusi hasmit shekullor turk deri në fishekun e fundit, u rrokën
fytas me thika e topa për Liri. Krah për krahu i dolën zot Shkupit shqiptar.
Beteja të ashpëra, u zhvilluan në Shkup, Katllanovë, Dibër e Kaçanik, ku
këngëtari popullor ato luftëra të përgjakshme i përjetësoi me çifteli në këngë
historike:
... Kaçanikut, i raftë pika
Nantë sahat u therë me thika...
Këngë popullore
shqiptare historike, ku do t’i japi zjarr më vonë pas Betejës Katllanovës, asaj
në Grykën e Radikës (Dibër). Përsëri, këngëtari popullor, po me ato vargje
historike do ta vazhdojë Luftën heroike të kaçakëve krynegritës shqiptar:
Hajredin Pasha, ku ma le ushtrinë?!
Në Dibër t’Madhe m’i kanë gri.
Jo ma pak se, dymbëdhjetë mijë...
Shkupi,
historikisht si Kryeqytet Shqiptar, sot ka rënë nën këmbë e duar të vojvodëve,
neokomunistëve dhe partizanëve shqiptar me “besë” e pa besë?! Edhe, Sot, i pret
me ditë, muaj, vite e shekuj ato kaçakë të maleve, burra të pushkës e penës të
zgjohen nga varret. Edhe atë, në Ditën e Sotshme Historike, kur vojvodët
neokomunistët, dhe janiçerët shqiptar e kanë pushtuar veç më Shkupin, jo me
pushkë e topa si dikur “vëllezërit” turq, Kryeqytetin Shqiptar në perandorinë
osmane kryengritësit shqiptar, por me politikën “madhore” të “vëllazërim -
bashkimit” me “besë” e pa besë në Qeveri, dhe me “Din e Iman”, në xhami e kishë
me kryqin e Vojvodës. Gjysmëhënën e Dudumit, pa flamurin shqiptar, pa
Shqiponjën dykrenare në minare të xhamive shqiptare.
Im Atë, mbi kalë me shalë: “hanxharin” dhe
“nagëntin” në brez me dy molla të kuqe, siç i kishte pagëzuar ai në jetën e tij
patriotike për Atdheun: Bomba italjani, dhe një dardhë serbe në xhepat e strukes, kështu e thirrte ai si
kaçak mali “kashikarën”, dhe mauzerrin e fshehur gjithë jetën nën hatulla të
çatisë me gjithë fishekë nga pushteti jugosllav, gratë e fëmijët. Shpeshëherë,
Netëve të Dimrit Madh, ma përsëriste edhe një thënie të popullit shqiptar: Mos
bën hooop, para se ta kapërcesh përronin, ose gardhin. Hooop, bëhet pasi ta
kërcesh Përronin. Gardhin. Kufirin. Fshehtësi, që Unë plasa ta zbuloj edhe sot
e kësaj dite. Sipas tij, Porosia e Madhe: Livadhi i Shtëpisë, rrethuar
me ferra e thupëra shelgu.
Gjaku, më tha:
derdhet deri në gju, po e kapërceve Pragun e Shtëpisë pa lejen e Kryeplakut.
Kafshët e tyre shtëpiake për dore të zgjedhës me një krah bar ose torbë taxhi
në grazhd, kurrë nuk kanë mundur ta shkelin Livadhin! Punë tjetër është ajo
sot, se: Partitë tona Politike Shqiptare me “besë” e pa besë, nuk kanë gardh
Shtëpie në Oborr. Prandaj, sot edhe kërcen matanë gardhit kujt t’i teket me
Lopët e Katundit.
“Kashikarat” e
serbit, Unë pas një kohe do t’i mbajë vetë gati gjithë jetën në çantë, jo me
barot, por përplot me raki rrushi me të cilat Dexhallit Arapit në “Bit-Pazar”
ia kam ngritur moti kohë këmbët në “hava”. Edhe, Nesër do të dal nëpër Çarshi,
i armatosur me dy “kashikara” raki rrushi. Kohë kjo, kur dudumët shqiptar,
sot i dalin zot “Vatanit” me “Allahu
Akber” e “Din e Iman”. Edhe, më vënë pusi, dalin në rrugë me armët e tyre
shkatrraçe pa fishekë, duke u thirrur mu si politikanët e sotshëm në emër të popullit. Siç, thirret
sot Paratia Politike Shqiptare Rilindje me “besë”, me “pejgamberin” e fundit,
pas Muhamedit a. s.: Hazreti Aliun e fushës, krahëpërkrahu me partinë Politike
me “besë”. E, presim Pejgamberin e Ri
Rrufjani dihet, si
partizan i Partisë Komuniste këmba-këmbës, i shëtitur si misionar politik e
“kulturor” në Shtetin e përbashkët” ende pa emër, Kosovë e Shqipëri duke i
ndjekur hap pas hapi shkrimet e mia publicistike dhe Librat e mi të
“rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët", dhe shoqërinë, edhe Sot e kësaj
dite turret me gjithë arsenalin policor e politik letrar, si armik i Shtetit të
“përbasjkët”. Këlyshët e tyre me zgjebe, edhe pa shkolla të mesme, por me tituj
shkencor si profesorë universitar duke i prognozuar tek “vëllezërit” e Njerkës,
shkrimet e mia letrare e publicistike si shkrime “nacionaliste dhe
irredentiste”, i kanë hedhur përjashta plan-programeve e Lektyrave shkollore.
Libra, që janë të “rrezikshëm” për “vëllazërim-bashkimin” dhe Shtetin e
“përbashkët”?!
Thënie popullore e
shpeshtë e t’im Ati, ishte edhe ajo historike, se: Besë ki, por besë mos i
zi as këmishës tënde në trup! Burri i botës, ma thoshte këtë haptas si
trashigimtar i familjes pa asnjëfarë frike me të cilën i kishte kaluar netët e
gjata Dimërore mes dy Luftërave Botërore. Nateditë, me miqtë e tij të pushkës e
penës nëpër vite e shekuj krynengritës. Librat e Këndimit të Ernest Koliqit, si
Ministër i Arsimit Shqiptar asaj kohe: Mahmut Dumanit, Hamdi Demës e Imer Lumës
me burra shqiptar të penës e pushkës, që Nana i kishte lindur me këmishë për
Liri. Ditët në fushë me pllug në Arën pjellore Shqiptare me drapër në dorë,
rrëzë Çukës e netët me ato burra të Atdheut të asaj kohe, kur e mbollën Arsimin
Shqiptar në këto Troje Etnike Shqiptare. Thënien antoligjike të Imer Lumës: Mos
u bën morr, por bëhu plesht! (Fjalën e kishte: Kërce në jetë)! Thënie
historike: të cilën Unë pas ikjes së tim Ati në atë botë do ta kuptoj shumë
vonë si porosi trashëgimtare familjare shqiptare. Edhe, atë: shpeshëherë, kur
ma përsëriste përditë e përnatë pranë Oxhakut të Shtëpisë, zjarrit me flakë,
pranë Dramaxhakut tradicional shqiptar të Shtëpisë me kokë gjarpëri. Zjarrit:
Porosinë e Madhe Mistike të Rilindasëve Shqiptar. Kohën më të vështirë të jetës
sime si shkrimtar shqiptar, gjatë këtyre viteve të ndryshimeve “demokratike”:
Asaj kohe, (Partisë Komuniste), kur më ndiqnin e sulmonin si shkrimtar disident
nga të katër anët, kundërshtarët e mi të penës teknefesë me ndihmën e partive
politike shqiptare, dje: si “djalë Ballisti”, e sot në “demokraci”, më sulen po
me të njëjtat metoda neokomuniste, si
“djalë komunisti”?!
Vërtetë, mjaftë
aktuale në Ditën e Sotshme, kur Partitë Politike Shqiptare me ”besë” e pa besë,
guximshëm hyjnë ballëhapur në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” me “besë” e pa
besë. Mos e them, ndonjëra edhe me Fe e “Din e Iman”. Gjoja, për ta shpëtuar
Shtetin e “përbashkët” të “vëllazërim-bashkimit”, ende pa emër nga Rreziku i
Madh, që i troket me vite pas porte. Përditë, duke u pëpjekur ta shpëtojnë
Hojdodolen, e në anën tjetër me vite përpiqen ta varrosin popullin shqiptar.
Popull, të cilin e ka lindur Nana me këmishë pak para Agimit.
Mendja, ma thotë
se, këto Parti Politike “maqedonase e Shqiptare”, që thirren Sot me “besë” e pa
besë, vetë nuk kanë besë e as Fe. Përmëtepër, edhe as., “Din e Iman”. Përçudi,
si u zënë besë partive politike të “vëllezërve” Njerkës?! I dhanë nënshkrimet
(firmat) e deputetëve të popullit shqiptar për formimin e Qeverisë, sikur të
ishin dardha turke të kalbura ose krimbura duke u shitur nëpër tezga, në
“Bit-Pazar”?! Edhe atë, vetëm me një kusht: “platforma shqiptare”?! Kërkesë e
kahmotshme shqiptare e tjerrur me vite fije-fije në furkën e
“vëllazërim-bashkimit”, që këto kalorës të arratisur politik, krah për krahu me
“vëllezërit” e zvarrisin rrugëve “demokratike-politike” që nga koha e Partisë
Komuniste Jugosllave. Sot: Neokomuniste “maqedonase”.
Tekefundit, së
paku le të ishin dy “kashikarat” e mia në çantë përplot me raki rrushi.
Qindpëpërqind, më paqësore në kafene para këmbëve të Olimbisë me fëmij në bark,
gji e prehër, sesa: ato të bombahedhësit “Shpëtimtarit” Shqiptarëve (Boshko
Buha), para kamerave televizive të hudhura nga istikamet partiake politike
Neokomuniste, përmes kamerave televizxive në Sheshin e Shkupit, para këmbëve të
Kalit të Aleksandrit Madh të Maqedonisë mes luanëve që nateditë vjellin ujë.
Përçudi, si nuk i
hudhi përpara këmbëve të Olimbisë me fëmij në bark, gji e prehër, ku Unë autori
i këtij Libri publicistik - historik për Nesër, shtamat e rakisë rrushit i
ngrej dolli, në mes të “Bit-Pazarit”. Betejë historike, që në Ditën e Sotshme,
kur ju si “patriotë” partiak “maqedono – shqiptar”, na e veshni pa mëngë një
struke. Gunën shoveniste të “vëllezërve” të Njerkës. E përbaltni Skenderbeun,
Rilindasët Shqiptar, flamurin kombëtar me shqiponjën dykrenare në Histori, që
shkaku juaj si dudumë Anadolli, edhe sot zvarritet me vite rrugëve të “Bit-Pazarit” e nëpër
varre.
I bindur jam, se
Baba Tomorri, një ditë do të pushtohet me armë poetike (vargje) e Dy shtama me
verë. Edhe atë, një Ditëmadhe do t’u hyjmë si kaçakë shqiptar, jo nga dera, as
për baxhe, por nga oxhaku, si poetë shqiptar. Dhunti kaçake për të hipur në
Baba Tomorr (Olimpin Shqiptar). Tyrben, ku pihet me ibrikë rakia e rrushit,
përkrah Dy shtamave me verë. Majën e shenjtë malore, ku lindë poezia
erotike-patriotike. Vera pihet me Dy shtama. Dhe, bëhet dashuri me Hënën...
Ditë kjo
historike, sot kur i jeni vërsulur edhe Besës Shqiptare. Shkaku se, gjatë
këtyre viteve “demokratike”, e kishit nëpërkambur brez pas brezi gati të gjithë
pasurinë politike, arsimore e kulturore të trashëgimisë tradicionale shqiptare,
dhe u kishte mbetur pa e përbaltur vetëm edhe Besën Shqiptare, fusni si “armë”
luftarake në politkën e juaj “madhore antishqiptare-“maqedonase”.
“Fitore e madhe”,
ë?! E Partive Politike Shqiptare me “besë” e pa besë?! Kalorësve të arratisur,
që turren me të katra pas posteve politike partiake edhe sot e kësaj dite.
Fatkeqësisht, nuk e shpëtoni dot IRJ të Maqedonisë. Sot, Maqedoninë e Veriut.
Mëkot, përpiqeni t’i shpëtoni edhe postet partiake, kolltuket, tenderët e pista
dhe pasurinë “haram” të fituar gjatë këtyre viteve “demokratike” me këmbët dhe
trutë në legen... Bythekrye, në Qeveri...
Dhe, kohën e lirë
si zakonisht e kaloj para këmbëve të Olimbisë tek Ura e Gurit, në “Bit-Pazar”.
“Ilaçet” e mia të përditshme i kam të domosdoshme si fëmijët tambëlin e Nanës,
gji që ua jep fëmijëve për luftë. Punë tjetër është ajo se, çka thonë
“musliamnët” e Nënës Parti se, qenkan “haram”, për mua janë “hallall”. Edhe, i
kam arratisur sytë mbi Urën e Gurit, matanë Vardarit. Asnjë kësulë të bardhë të
Bajram Currit, asnjë grua me veshje kombëtare shqiptare nuk kalon matanë
Vardarit. Përveçëse, disa çafkave të zeza me ferexhet hedhur krahëve. Ndonjë
korbi këmbëpërvjelur pa pupla me xhyben krahëve. Kohë, kur Unë si nxënës i
shkollës të mesme normle “Zef Lush Marku”, nuk i shihja përditë rrugëve në
Shkup.
Hë për hë, kalon Hojdodolja: leckat e arnuara, arnë
përmbi arnë, përmbi leckat e zeza hedhur krahëve. Shajkaçat, shamizezat,
ferexhezezat turko - arabe dorë për dore…
Vetëm, moti nuk e do Zoti ta shoh si dikur një grua
azgane me veshje kombëtare shqiptare. Vetmevete, them: O Imzot, ku humbën
shqiptarët, kaçakët e maleve në këto anë: Dervish Cara me kryengritësit
shqiptar, që në Perandorinë osmane e çliroi Shkupin (1844)?! Kaçakët e Ditës
sotshme historike të Dervish Carës?! Kaçaku i maleve, Emin Xhambazi (Çeliku),
krahu djathtë i tij në Betejën e
Katllanovës?! Sulltanë Qafa me gërshërët e dhenëve në dorë për t’i dalë krah
Babait në shkallë?!
Papritmas, dikur kalon matanë Urës Gurit edhe Hoxha i
Allahut me kësulë-leckën e tij turko-arabe e mjekrën e cjapit qafërjepur.
Mjekër, që nuk e kanë pasur gjatë gjithë jetës nëpër beteja luftarake kundër
turkut Dervish Cara e as Dervish Emin Kaçaku-Xhambazi (?liku).
Dudumi, që nateditë lutet në xhami, Turret si “musliman me Din e Iman” pa kokë
me të katra matanë Urës Gurit të Vardarit. Hojdodolja nën këmbët e Urës Gurit,
veç më e ka nxjerrë “lulekaçen” nga dimijat me lule-lale “Xheneti”, i shkruan
pizi Qytetit Shkupit, që sipas saj gjoja “vdes” para këmbëve të “Kalit të
Shemës” pas porte?! E ngre zërin “artistik” luftarak: Duartrokitë Çarshinë e
Shkupit, që ua kanë lënë në duar bashibozukëve me tespihe kuqezi nëpër duar, në
xhami. Hoxhallarëve të rrejshëm dhe matrapazëve partiak me gotat e çajit të
rusit mbi tavolinë duke bërë “politikë madhore” për shqiptari në Qeverinë me
“besë” të “Vëllazërim - bashkimit”?!
Fatkeqësisht, Shkupi të lë përshtypje, se: në këtë Qytet
historik si dikur brez pas brezi jetojnë të gjithë kombet dhe kombësitë, por jo
edhe shqiptarët si popull shumicë në Shtetin e “përbashkët”. Popull, që sot
duhet ta kenë në dorë edhe udhëheqjen me Shtetin. Ose, sipas deklaratave
teknefese të Kryeminstrit shqiptar, Edi Rama në takimin e tij me Kryetarin kur
deklaroi: “por edhe si shprehje të
një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi
në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”. Haptas para syve të botës bën
krahasimin e shumicës shqiptare për të drejta të barabarta kombëtare me pakicën
bullgare që jeton në Shqipëri?! Gojën ua hapë partizanëve partiak “maqedonas”
të çirren rrugëve dhe para kamerave televizie se, populli nuk votoi për
platformë politike të importuar nga Shqipëria?!
Punemadhe, që “Abazi” zbriti nga malet në Qytet. E, më
vonë hyri në një “çanak” (enë) me një Parti Politike Neokoministe, në Shkup
(Qeveri me “besë”). Parti “shqiptare” që është me vite në pushtet me
“komandantët” e tij pas lufte vetëm me një “Asker”, edhe ai si Komandant
“Askeri” në Katund me shokët partizanë në Qeveri, pushtet.
Vallë, kush nuk e do Shkupin Shqiptar?! Kryeqytetin e
shqiptarëve, që historikisht nëpër shekuj ka qenë shqiptar, që nga koha Ilire:
dhe, e Dervish Carës dhe krahut djathtë të tij luftarak, Emin Xhambazi (?eliku)?! Përveçëse, halldupëve “musliamanë”. “Shqiptarë”,
apo “maqedonasë muslimanë” (torbeshë)?! Pakashumë, ka kjo rëndësi në Ditën e
Sotshme historike. Nateditë, çirren nëpër minare të xhamive me flamurin
turko-arab, kur e gjithë bota e di, se: Shkupi ka qenë, është dhe do të jetë
patjetër një ditë këmbekrye shqiptar! “Vilajet” dikur turk “ehamdurila”, Sot
Kryeqytet Shqiptar i Drevish Carës, dhe Emin Xhambazit (?eliku).
Atdhe, që në atë kohë nuk i kanë dalur zot “muslimanët”. E, as “shqiptarët” e
sotshëm me “Din e Imanë”. Fatkeqësisht, të pajtuar mu si dje me pushtetin
turko-arab, edhe sot me pushtetin jugosllav.
Dhe, shumë shpejtë do të vijë Dita, ku në minare të
xhamive shqiptare do të valojë një ditë flamuri kombëtar kuqezi shaqiptar me
shqiponjën dykrenare. Gojën plot e them:
vetë shqiptarët e dalldisur e arratisur
nëpër parti politike me “besë” e pa besë (ku ka besë në politikë) e
çerdhe fetare të sorrave nëpër xhami turko - arabe duke përkujtuar thënien e
Faik Konicës: Sot, jam bindur se: Armiku më i madh i shqiptarëve, janë vetë
shqiptarët”...
Fitorja e Vitit Madh Historik: Unë mezi e kreva pushimin
e merituar vjetor pas katër viteve mbi libra në bibliotekë, Shkup, Prishtinë e
Tiranë. Edhe atë: falë djalit tim të Madh, dashamirësisë tij të letrave shqipe.
Kundërshtarët e mi publicistik-artistik, kur moti kohë këto “veprime patriotike” i kanë “kryer” në
Shtetin e “përbashkët” pa emër, Kosvë, Mal të Zi, Shqipëri e Greqi. Ndoshta,
edhe në Çamëri dhe Itali?!
Tashti jam ballë për ballë me ju si lexuesë besnik i ulur
këmbëkryq në Sofrën Shqiptare, mjetet e informacionit dhe bibliotekë. Po, nuk
më pëlqen pasqyra historike që e keni vënë si politikanë të dalldisur mbi Urën
e Gurit, në Shkup. Debatet e juaja “politike”, kotnasikoti në mjetete e
informacionit me theshetheme të plakave pas gardhit. Nuk e di pse, kur e pyes
në pasqyrë Veten si në përrallë, kush është më i bukuri në këtë botë?!
E, ajo, më përgjigjet: Sot, “Shpëtimtari” i shqiptarëve?!
Nesër, Kauboji Shkupit?! E, Unë: i arratisuri mes librave në bibliotekë, pres
me ditë, javë, muaj, vite e shekuj të më
përgjigjet: Çuki me “besë”. Kryeminstri historik legjendar i Shtetit të
“përbashkët” të “vëllazërim-bashkimit”. Ose, “Abazi”. Pse, jo edhe Taçi
Vojvoda?! Nesër, kutadi Unë: edhe, Sulltani. Ndonjë, turk “ehamdurila” me
këmbët dhe trutë në legen.
Punemadhe, nëse më përgjigjet edhe, Taçi “Vojvoda”.
Realitet, që sot nuk e përtyp dot lapsi im Kryengritës, që e ka shaluar atin
moti kohë me të katra nëpër “Bit-Pazar”. Pasqyrë, fundekrye e rrejshme:
Nateditë, që na trumbeton me vite një gjysëm Teatri Shqiptar. Dhe, një Teatër
të fëmijëve melez, në të cilën mund ta gjejsh “vëllazërim-bashkimin”, po jo
edhe shfaqje të arrrira artistike të fëmijëve me autorë shqiptar. Institucione
kulturore në të cilën e përurojnë veten trusakatët, eksponentë skelet të
“vëllazërim-bashkimit” me pak shpirt me vlera të “arrira kulturore” kombëtare.
Zhurmë e dalldisur kulturore në Shkup, që lakmi Sot do t’ia kishte edhe Partia
e dikurshme Komuniste.
Klubi i tollumbave me skenografi turoko-arabe-skllave,
gati të gjithë shqiptarët e dinë anë e mbanë Atdheut, se: ka prodhuar me
shumicë e pakicë me thasë, “artistë” të partive politike në Qevrinë me “besë”:
rufjanë, politikanë të arratisur, deputetë të popullit e ministra me këmbët dhe
trutë në legen…
Pse, të mos prodhojë Sot, edhe një Qeveri me “besë” të
tollumbave?! Duartrokitje! Qeveri, me “besë” të tollumbave.?! Gazetarë,
hoxhallarë dhe “analistë” politik, që sot për sot i kanë me bollëk shqiptarët
(me përjashtim të një pakice të cilët numrohen në gishta). Hë për hë, që nuk
mund të zënë vende pune as në hale, pas shtëpie mbuluar me hithëra, dhe
non-stop marrin guximin të dërdëllisin jerm me orë të tëra mbi gotat e çajit të
rusit mbi tavolinë me këmbët dhe trurit në legen. Dudumë shqiptarë teknefesë,
që e “duan” marrëzisht këtë Qeveri “demokratike” të “Vëllazërim-bashkimit”.
Vite me radhë humbin kohë për “Shkupin 2014”. E, në realitet kurrë nuk e peysin
veten si “gazetarë e analistë” shqiptarë: Çka kanë bërë ato për një Ditë të
Nesërme?!
Tekefundit, nëpër çajtore e mjetet e informacionit kokë
më kokë, kur i “analizojnë” këto tema të “nxehta” politike me “vëllezërit” në
emër të politkës, arsimit dhe kulturës shqiptare, që Rilindasit shqiptar dje e
zbritën në fushë me penë e pushkë nga malet, sot këto dudumë me “besë” e
shtijnë të gjallë në varr me gjithë ferexhenë e zezë krahëve. Fundifundit, së
paku sot në këtë kohë Rreziku të paguajnë një kafe për shqiptarët.
Dudumë me “besë”, për të njëmijtën herë e them, dhe e
përsëris në shkrimet e mia publicistike dhe në këtë Libër për Nesër: Përpara se
të pastroni oborrin e “vëllezërve”, pastroni oborrin tuaj te Pragu i derës
Shtëpisë. Pragun, që me vite e ka mbuluar këmbekokë bërlloku shqiptar! Rreziku,
që na troket pas porte!
Pajtohem: Gomarit, i zbriti Nastradini me 50 kg. mbi
shpinë, sot me ndihmën e Xhadisë i hipi Nastradinica me 120 kg. mbi samarë. Nuk
e di, për të satën herë duhet ta përsërisë anekdotën antologjike të popullit
shqiptar: Nastradinin, që i ka hipur gomarit dhe e tërheq për kërpeshi
Nastradineca me ferexhenë e zezë hedhur krahëve për në pazarin e Kërçovës.
Rrugës, përmes fushës e takojnë kalimtarët e rastit dhe e përshëndesin
pazarxhiun e lumtur mbi gomar: O, Nastradin, zbriti pak gomarit, le t’i hipë
edhe Nastradineca! Tjetri, pas disa kilomtrave rruge: o Nastardin, a nuk e sheh
se e cofe gomarin?! O burrë, zbriti më
nga samari, le t’i hipë pak në shpinë edhe Nastradineca!
Dhe, rrugës pas Çuke përmes fushës, dhiare që im Atë
gjithë jetën nateditë e kalonte me armë në brez e dorë, një tjetër pazarxhi po
me të njëjtën porosi e ndalë në rrugë Nstardin Hoxhën: O, Nstaradin, zbriti
gomarit! Nastradin Hoxhës, më që i vjen
shpirti tek hunda, nga këto pyetje banale, i përgjigjet pazarxhiut të fundit: O
burrë, nuk e cofë unë gomarin me 50 kg. mbi shpinë, po nëse i hipë Nastradineca
me 120 kg. mbi samarë do ta cofë, fusi në varr me gjithë samarë.
Hi - hii - hiii… Aktuale, edhe sot e kësaj dite: për
”hajër” na qoftë Qeveria me “besë”!...
“Vëllezërit” e
Njerkës, vitet e fundit janë tërbuar pa kokë: Edhe, lehin rrugëve të Shkupit, e
hanë veten si “patriotë” të Njerkës ende të “gjallë” me gjithë lecka (partalla
turku), në shtetin e ”përbashkët”. Nuk mund
ta gëlltisin veten si dudumë turku, përtypin Kaçakët e maleve shqiptare.
E di, se: Sot, nuk u kanë mbetur eshtra në trup as për qentë e tërbuar endacakë
me zgjebe në Katundin e “Bit-Pazarit”, në mes të Shkupit. Kope, e dalldisur në
grazhd pa Çoban me fyell në dorë, parulla e pankarta antishqiptare: Rriqëra
partiake politike, që çirren rrugëve të Shkupit me tri-katër flamuj “kombëtar”
e asnjë të vetin si popull. Gjithë jetën: bullgar, serb dhe një ventillator
shkatërraç “demokratik”, që nuk fryn asnjë verë të “vëllazërim-bashkimit”, në
Shtëpinë Publike. E ku më, në Dimër.
Asnjë freski deri
më sot në Lëmën kombëtare “maqedonase”?! Nuk e pres atë, Shqiptare, që ia ka
dhënë vetë Zoti. Pse, të mos e them Unë
haptas, si shkrimtar: Edhe, i asnjë ideje teknefese politike-artistike, të
“vëllazërim-bashkimit” jugosllav. Dudumët, vjellin urrejtjen historike ndaj
popullit shqiptar. Nateditë, Kope e qëngjave të nënkryem, qafërjepur ende pa
herdhe (e kam fjalën për “komitat” me mustaqet e turkut vesh më vesh), ende pa
herdhe dashi. Ogiçi me brirët rreth veshëve. Herdhet na, t’i kenë nën këmbë si
vorba. Identitetin kombëtar, në Republikën e Krushevës. Ogiçë, brithyer pa
herdhe dashi, flamurin “ventilator” mes shqiptarëve, në Shkup. Kotnasikoti,
çirren rrugëve për “Maqedini të përabshkët”. Bombat e serbit dy ‘”kashikara”
(raki rrushi), që përditë m’i hudhin nën
këmbë, e Unë ende nuk e kam dorëzuar penën historike, me një shqelm ua hudh
prapa, në instikamet politike: me Gjuhën Shqipe, kishën ortodokse si popull me
fe të Muahmedit a. s. e popullatë “myslimane”. Përmëtepër, Unë “bombat” e juaja
politike i zbrazi me penë nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra.
Brohoritjet e juaja shtazarake të tërbuara, kundër Popullit të “mallkuar”
shqiptar, dhe “vëllezërve “musliman”, që kërkoni në protestat e përditshme
“paqësore”, në Shkup: dhoma gazi për shqiptarët.
Historikisht
harroni, se: shqiptarët kanë bërë luftë shekullore me Perandorinë osmane
(Katllanovë) e me serbët për çlirimin e Shkupit. “Historiografia
aktuale “maqedonase” thotë se, në fillim të kryengritjes asaj iu bashkëngjitën
edhe disa “maqedonas”, por shumë shpejt ata u larguan nga kryengritësit
shqiptarë, ndërsa si pretekst morën sjelljet e këqija të shqiptarëve. Këto të
dhëna që dalin nga historiografia “maqedonase” janë rezultat i pikëpamjeve të
dala nga këndi i tyre dhe qëndrimet, duke u munduar që të këqijat t’ua hedhin shqiptarëve, kur deklarojnë se turqit
dhe të krishterët kanë qenë në pozitë shumë më të pa lakmuar. Por, sot shtrohet
pyetja, në atë kohë kur u zhvillua kryengritja shqiptare, a ka pasur “Maqedoni”
dhe “maqedonas”, kur dihet se fare nuk ka ekzistuar “Maqedonia”, as si krahinë
autonome e Rumelisë.
“Vëllezërit” e
Njerkës, nuk e kanë shkrepur asnjë pushkë për Shkupin Shqiptar, por i kanë
gostitur pushtuesit me gra, vajza e dreka si mikpritës, “çlirimtarë”. Shembull
konkret, i cili ende është gjallë tek këngët e tyre “nacionale” popullore:
“Frosino, mome ubavo
ne izlezi na penxhere,
da ne te vidi Ali Pasha!”
Përkthim në gjuhën
shqipe:
(Frosinë, vashë e bukur
mos dilë në dritare,
të të shohi Ali Pashai)!...
...“Beteja e
Katllanovës”, nuk mbeti e pashënuar edhe nga analet “maqedonase” që lënë gjurmë
në shënime e mbishkrime. Prifti Save, nga fshati Zubovci, rrethi i Gostivarit
na ka lënë një shënim mjaft interesant. Duke e analizuar këtë shënim anal,
prifti Save na ka lënë të dhëna shumë të rëndësishme. Ai na kujton se duke
filluar nga viti 1843, d.m.th. në kohë të sulltanit Abdyl Mexhitit kishte
turbullira të mëdha në gjithë Rumelinë, e posaçërisht në nahitë e Tetovës,
Gostivarit e Shkupit. Për “maqedonasit”, atëherë ishte shumë vështirë, ngaqë
shumë vajza “maqedonase” u turqizuan e shumë u vranë në Taoravë”. Taor është
fshat afër Katllanovës dhe prandaj, grykën e Katllanovës e quajnë shpesh gryka
Taore (Dr. Alaksandar Matkovski: “Kryengritja e Dervish Carës”, Shkup - 1985).
“Përshkrim të
bukur të betejës së Katllanovës ka dhënë Hr. Çoçkovi. Ai shënoi: “Bejlerët e
Kumanovës, Vranjës, Gjilanit dhe Shkupit nuk donin të jepnin rekrutë për
ushtrinë e rregullt. Për këtë shkak me kalorës të armatosur ata u nisën drejtë
Velesit”. (Dr. Aleksanadar Matkovski: “Kryengritja e Dervish Carës”, 1985).
“Si Çoçkovi, po
ashtu, edhe Toskovi, jep përshkrim të bukur të betejes së Katllanovës me të
dhëna të sakta e të hollësishme dhe thotë: “Kundër Dervish Carës u dërguan
Hajredin Pasha dhe Ismail Pasha me ushtri të fortë të sulltanit. Dervish Cara e
mblodhi gjithë ushtrinë e grumbulluar të shqiptarëve dhe u përlesh me Hajredin
Pashën në vendin e njëjtë në fushën e Shkupit, te fshati Katllanovë. (Përsëri,
huazuar nga Libri i Dr. Alaksandar Matkovski: “Kryengritja e Dervish Carës”,
1985)).
...Për këto
ngjarje kemi edhe një dokument tjetër të rëndësishëm nga 8 qershori 1844. Ky
dokument është nga arkivi i Zarës, i shkrur nga konsulli perandor-mbretëror
austriak në Shkodër dhe i dërguar Doimës, komisarit të rrethit dhe udhëheqës të
komandës qarkore austriake në Kotor. Nga ky dokumnet shihet se për humbjen e
shqiptarëve te Katllanova u dëgjua shpejt nëpër gjithë “Maqedoninë” dhe
Shqipërinë, deri në Shkodër. Në këtë raport thuhet: “Në korelacion me notën nr.
60 vicekonsullare prej 22 majit në lidhje me disa pashallëqe kryengritëse në
Rumeli, kam nderin t’ju informoj: Hajredin Pasha, gjeneral, nuk mundej të
depërtojë në mënyrë miqësore në Shkup” (Dr. Alaksandar Matkovski: Kryengritja
e dervish Carës, 1985)).
Shoku Tito, si të
paaftë për luftë dhe Shtet, këtij populli të arratisur “maqedonas”, pas Luftës
së Dytë Botërore pa derdhur pikë gjaku, u dha një republikë nën Çadrën
Jugosllave pa banorë me shumicë popullatë shqiptare, bullgare, vllehe, rome e
“turke”. Popull, që thirret edhe sot e kësaj dite si ”shtet”, në Trojet e
Shqipërisë Etnike.
“Vëllezërit” e
Njerkës deri më sot, nuk kanë bërë asnjë luftë në histori, me përjashtim të Luftës
të 2001 -shit me shqiptarët. Thirrjet e tyre për katër “Ilindene” në protestat
“paqësore” rrugëve të Shkupit (2017), janë vetëm një dalldisje politike e tyre
si “luftëtarë” të Don Kishotit serb, në rolin e Sanço Pançove mbi gomar.
Shkaku, se: “maqedonasit” e sotshëm deri më sot nuk e kanë bërë asnjë luftë të
përgjakshme në histori. Edhe katër “Ilindenet”, në të cilët ato thirren rrugëve
të Shkupit Shqiptar, sotpërsot janë vetëm beteja politike të improvizuara para
kamerave televizive. Luftëra historike, që dikur i kanë bërë shqiptarët dhe
bullgarët. Serbët, vetëm u kanë rënë duarve shuplakë, për “fitoret” e tyre
“maqdonase” historike.
Pitu Guli me shokë
ka qenë shqiptar, në Republikën e Krushevës. Aleksandri Madh, sot në Sheshin
“Makedonija”, poashtu është shqiptar. Goce Dellçevi, Nikolla Karevi e Dame
Gruevi me shokë, kanë qenë bullgarë. E, mos flasim për Skënderbeun e Nënë
Terezën. Brez pas brezi, shqiptar. Mitropolitët e Beogradit me kryqa e Biblën
në duar, tek këmbët e Urës Gurit të Vardrit, nuk kanë qenë as serb e as
“maqedonas”, por misionar fetar grek. Mos, doni të thoni, se: edhe Filipi i
Maqedonisë me grushtin tek koka si xhaxhi Enver është “maqedonas”?! Amani,
mosni o “patriotë” të shekullit, se: kohën e fundit do filloj të besoj se edhe
Zoti është “maqedonas”?! Tërbim politik, që vështirë mund t’i besoj në Ditën e
sotshme.
“Vëllezërit” e
Njerkës, shpesh rrëfente Im Atë, Emin Çeliku: “maqedonasit”, nuk morën pjesë në
Kryengritjen Shqiptare kundër Perandorisë osmane. Përmëkeq, as në Luftën e Dytë
Botërore. Kurrë, nuk kanë qenë burra lufte. Ne, kryengritësit shqiptar me zor i
nxorrëm nga shtëpitë ku ishin strukur si “partizanë” për liri. Edhe, atë: pas
vitit 1945, ku më kishte përfunduar lufta “nacional-çlirimtare”. Luftën, kundër
fashizmit e bënë shqiptarët dhe serbët, me “Përrallën e përgjakshme”, të
Desanka Maksimovoqit, në Kragujevac. Poemë historike, të cilën Unë si djalë i
tij asaj kohe e kisha përditë mbi bankë, në Librin e leximit. Edhe, pse e dija
edhe historinë e asaj përralle të përgjakshme.
Populli serb, nuk
dilte në luftë kundër gjermanëve?! Partizanët u veshën me uniforma ushtarake
gjermane dhe i pushkatuan në oborrin e shkollës profesorët dhe nxënësit e tyre,
në Kragujevac. Ditën e nesërme, i gjithë populli serb u çua në kryengritje
masovike kundër gjermanëve.
“Maqedonasit” e
sotshëm, e fituan republikën pa e shkrepur asnjë fishek. Prandaj, edhe ka
rrezik ta humbin sot me plumba qorr, në Bashkimin Evropian. Republikën, e
fituan pas “çlirimit” si dhuratë “lufte” nga shoku Tito me gjakun dhe emërin e
shqiptarëve pa asnjë meritë luftarake si popull. Përpiqen, ti ndjekin veprimet
e popullit serb me skenare politike: Ngjarjet e “Bit-Pazarit”, Gostivarit,
Sopotit “Monstra” e “Lagjën e Trimave” të Kumanovës. Fatkeqësisht, janë
fundekrye nën nivelin e skenareve serbe.
Shqiptarët edhe e
ruajtën këtë “shtet” gjatë këtyre viteve nga serbët dhe bullgarët. Viteve të
’90 -ta, shqiptarët edhe e bënë shtet të pavarur pa banorë “maqedonas” e
përplot me shqiptarë dhe bullgarë. Shtet, i cili edhe sot e kësaj dite ka
mbetur gjallë pa “maqedonas”, gjuhë e kishë, falë shqiptarëve. Popull i
vetëshpallur me shtet politik, që përpiqet të lindë një popull të ri
“maqedonas” antik mishmash: me shqiptarë, bullgarë, vlleh, romë e “turq”,
kunguj Stambolli.
Shqiptarët janë
popull i lashtë, që “maqedonasëve”, mund t’u japin gjuhë dhe kishë ortodokse.
Nëse duan, shqiptarët u japin, edhe xhami, por kësaj radhe me flamurin kombëtar
kuqezi në minare. Arsye pra, pse “maqedomasit” nuk kanë sot shkak që të çohen
me aq urrejtje kundër gjuhës shqipe, njërës nga gjuhët më të vjetra në botë.
Aqmëpak, flamurit kombëtar shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare.
Kauboji i Shkupit,
nëse nuk ka bërë ndonjë vepër patriotike historrike madhështore për popullin
“maqedonas”, nuk duhet t’i mohohet djersa për ta mbajtur gjallë Shtetin
“maqedonas”, se: mu ky burrë shteti arriti t’ia fshi historinë e rrejshme
pesëdhjetëvjeçare këtij populli melez. Shkupin e mbushi me përmendore greke,
bullgare, shqiptare, serbe e luaj, që nateditë vjellin ujë. E freskojnë Shkupin
nga kjo Vapë e madhe politike.
Meriton një
duartrokitje frenetike nga shqiptarët, pse jo edhe nga “maqedonasit” e sotshëm.
Përndryshe, sipas politikës “madhore” të “Shpëtimtarit” shqiptarëve
(“vëllazërim-bashkimit” neokomunist), sot në Sheshin “Makedonija”, në vend të
Aleksandrit Madh, do ta kishim shokun Tito mbi kalë të bardhë me shalë...
6.- - Im Atë, Emin Çeliku: Netëve të Dimrit Madh, pranë
zjarrit me flakë në oxhak, më rrëfente shumë ngjarje interesante historike. Që,
Unë asaj kohe si fëmijë i merrja edhe si “përralla” fantastike. Luftë me
kulçedra e drangonj. Xhinde. Mos them, edhe: me Nusen me pashterkë të kuqe. E
kaloja natën në gjumë për Ditën e Nesërme nën hije të Lisit Madh midis Livadhit
përpara shtëpisë, rrëzë ?uke. Dorën në
zemër, edhe kënaqesha me ato rrëfime historike. Luftë me kulçedra e Lugatin e
Koçeve. Kutadi Unë, sipas stilit ato rrëfime të Netëve të Dimrit Madh, nuk më
dukeshin edhe aq realiste për kohën time djaloshare. Ndoshta, Im Atë: Edhe, ka
pasur të drejtë për ato rrëfime artistike - hoistorike: kur, thoshte: Uji
flen - hasmi nuk flen.
Dëshmi, që sot e
kemi kishën ortodokse serbe, përmendoren e dhunshme të Millosheviqit në oborrin
e Universitetit Prishtinëns, dikur në gjendje lufte pushtimi, sot në gjendje
paqeje. Këpurdhë helmuese pa leje ndërtimi në mes të Prishtinës. Kishë, ortodokse serbe, që
dërgoi disa klerik - popa me mjekra të zeza të cilët ilegalisht hynë në
kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në emër të gjoja lutjeve fetare në kishën
e ndërtuar brenda kompleksit shkollor të UP -së gjatë kohës së okupimit të
Kosovës nga regjimi fashizoid i kriminelit S. Millosheviç, një objekt ky
krejtësisht jo funksional në aspektin fetar. E them me bindje të plotë, se
kushdo që nga analistët, intelektualët dhe politikanët shqiptar e konsideron
ndryshe aktin e tyre të para tri ditëve në Prishtinë, përveçse agresion të
hapur të Serbisë ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, në emër të fesë
si kamuflazh para syve të botës.
Interesante, Sot
sesa parashikuese: përveç rrëfimeve historike, edhe ajo e Familjes Xha Deralla.
Rrëfim, të cilin im Atë e rrëfente plot mallë dhe dashuri, përballë zjarrit
madh me flakë, dromaxhakut me kokë gjarpëri, pranë oxhakut të shtëpisë, rrëzë ?uke. Arsye, se: Im Atë ka qenë bir
përmall në familje, i vetmi djalë mes tri motrave në shtëpi.
Edhe, ishin ato
kohëra të egëra pushtuese, në robëri: herë nga turku e herë nga serbi, kur
xhindet nateditë më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive të Katundit e
majë lisave të Livadhit rrëzë ?uke. Në mëngjes më
kthenin mes Nanës dhe Babait në shtrat. E pabesueshme, ato si prindër nuk e
hetonin grabitjen time nga mesi i tyre në gjumë mes ëndërrave, dhe pasi
bridhnin dorë më dorë me mua gjithë natën, përsëri para agimit ende pa dalë
drita më kthenin në mesin e tyre, në
shtrat. Herë pas here, edhe ua rrëfeja ngjarjen e grabitjes pasmesnate Nanës
dhe Babait, por ato me një buzëqeshje në fytryrë, më përgjigjeshin: me siguri
ke parë ndonjë ëndërr.
Shkak, ky: Që,
Nana dhe Babai e kanë parë si shenjë paralajmërimi, se: Djalin e kanë pushtuar
xhindet. Dhe, duhet gjetur ndonjë çare për shpëtim, shpier te Babashehu mistik
në Tyrbe, te Dervish Nurja Përtejzalli, në Kërçovë. Plaku, patjetër t’i fryej
në fytyrë, dhe t’i vari përqafe një hajmali (nuskë). Megjithatë, ende nuk mund
të arrinin në një vendim të atillë përfundimtar. Përderisa, Unë nuk do të
sëmurem keq, flas jerm vetmevete në gjumë,
dhe rrokem fytas me Xhindet e Nuses me pashterkë të kuqe. Edhe, Ditën e
Nesërme: pasmesnate si fëmij dyvjeçar më përcollën në spital për shërim
mjeksor. Interasnat, mu si në Ditën e Sotshme nëpër shkrimet e mia publicistike
mes librave.
Tek atëherë, Nana
dhe Babai më sjellin për shërim në spitalin e Shkupit. Spital, në të cilin Unë
pas Luftës Dytë Botërore me gjithë Nanën e Katundit do të qëndroj plot dy vjet
për shërim rehabilitimi, në këtë Kryeqytet historik të Kryengritësve shqiptar.
Stërgjygjërit tim, Emin Xhambazi (?eliku). Krahut të
djathtë të Dervish Carës. Asgjë, sot nuk më kujtohet nga ajo kohë e atyre dy
viteve “shërimi” në spitalin e Shkupit, rrëzë Kalasë Dardane.
Nana, shpeshëherë
ma rrëfente edhe një ngjarje shumë interesante, që sot ka të bëjë edhe me
Ligjin e gjuhës shqipe, si krahasim rasti: “Vëllezërit”, kur nuk e pranojnë si
gjuhë zyrtare, dhe dalin në protesta “paqësore” rrugëve të qytetit me pankarta
dhe parulla antishqiptare. Ngjarjen historike, si sot e kam parasysh: Nanën,
kur ma rrëfente plot mall dhe lotë në sy këtë ngjarje politike historike të
asaj kohe: Biro, unë nuk e dija gjuhën “maqedonase” dhe nuk mund të komunikoja
me personelin mjeksor të spitalit Shkupit. Asaj kohe, vetëm e arrija t’u
përgjigjem, kur më pyesnin, se: çka jam me përkatësi kombëtare? Unë, pavetëdije
u përgjigjesha me atë robërinë asimiluse të Perandorisë osmane, se: jam,
turçelinkë (turkeshë). Ato, ma sillnin një turkeshë, dhe unë përsëri nuk mund
të merresha vesh as me atë turkeshën, “motër”?!
Ditën e nesërme,
ma sollën një serbe. Përsëri, unë edhe me të
si “motër”, nuk mund të merresha vesh. Nuk e kuptonim gjuhën e
njëra-tjetrës në këtë shtet të “përbashkët”. Pak më vonë, ma sollën edhe një
bullgarkë. Unë, jo se jo: përsëri nuk e koptoja edhe gjuhën e kësaj gruaje. Pak
kohë, pas agimit ma sollën e dhe një vllehe. Përsëri e kotë ishte të merrem
vesh edhe me këtë grua. Nuk, shkoi as edhe një orë ma sollën edhe një xhypkë
(rome). As kësaj nuk ia kuptoja gjuhën e nënës, asnjë fjalë goje.
Falë Zotit, pas
një jave ishte përkujtuar personeli i spitalit: vallë, mos është kjo një grua
shqiptare?! Dhe, më në fund ma sollën një shqiptare me të cilën edhe u morëm
vesh, personelin mjeksor të spitalit të Shkupit.
Plot pas dy viteve
qëndrimi në spitalin e Shkupit, mjekët arrijnë në përfundim se, Unë autori i
këtij Librii për Nesër, jam i pa shpresë për jetë. Babait, i thonë: nuk kemi
“ilaçe” për këtë sëmundje. Mirë, do të ishte të shikoni në ndonjë vend tjetër
mjeksor shërimi, ndonjë Babshehu, ose fallxhere.
Nana dhe Babai, më
nxjerrin nga spitali i Shkupit dhe më sjellin në shtëpi. Ditën e nesërme më
shpien tek Dervish Nurja, Përtejzalli. Plaku mistik me një mjekër të bardhë
gati deri në fund të këmbëve, i cili pasi më fryu në fytyrë, ma vari edhe një
hajmali përqafe.
Hajmali, të cilën
Unë gjatë kohë edhe pas kryerjes të Shkollës Normale në Shkup do ta mbajë
përqafe neteditë, përderisa një ditë nuk do ta humb gjatë studimeve, në
Prishtinë mes Baltës Kuqe, në podrumet e “Bozhurit”. Hajmali, të cilën vite më
vonë do ta varë përafe së bashku me një hajmali tjetër të argjendtë, shqiponjën
dykrenare në Strugë. Motra, të cilat do të ma shpëtojnë jetën mua si shkrimtar,
në Voskopojë: pas një vdekjeje klinike në Netët e Poezisë Korçare. Dhe,
Ringjalljes në Korçë (2000). Paralajmërim, i Lufës guerile në IRJ të Maqedonisë
(2001).
Edhe, pas një
aksidenti komunikcioni, që vetë i katërti pasmesnate do të kërcej në përrua në
“Qafë - Thanë” (Shqipëri, 2007). Vite krize
politike që ndodhin në IRJ të Maqedonidsë. Fatkeqësia tjetër e
komunikacionit, duke u ngjitur me “xhip” Korando maleve të “Bukoçit” mes
Gostivarit dhe Kërçovës (2017). Dhe, siç duket në këto anë Shqiptare, nuk
kishte fuqi më ajo hajmali mistike e Dervish Nures - Përtejzalli, ose Tri
Zanave të Maleve Kreshnike të Baba Tomorrit. Ndoshta, ku ta di Unë: në Shkup,
këtë Kryeqytet Shqiptar më morën në dorë përsëri xhinde të tjerë dhe dervishë
mistik në Tyrbe, për Ndryshime Politike Shqiptare.
Historitë e këtij
rrëfimi do t’i lidh edhe me një rrëfim tjetër të Babait. Problemet e tia
shëndetsore si fëmij, në Katund. Im Atë, ka qenë i vetmi djalë përmall i tri
motrave, i cili si fëmijë ka pi gji (tambël) tek Familja Xha Deralla.
Kryeplaku, që e njihte si humorist dhe satirist e gjithë Kërçova. Përderisa,
Nastradin Hoxha është satirist i krijuar nga populli si “autor” i anegdotave,
Xha Deralla ka qenë autor i vërtetë i anegdotave dhe satirave shqiptare, ku ka
jetuar 102 vjet, në fshatin Cërvicë të Kërçovës. Kryeplaku shakaxhi, që në
Ditën e Sotshme e ka tejkakaluar edhe Nastradin Hoxhën.
Im Vëlla, Ramë
Çeliku ma rrëfente edhe këtë histori: Familja Xha Derlallën, dikur në pleqëri e
mbylli edhe me çelës në odë Plakun e prapë, që të mos dali në rrugë, bëjë
“marrëzira” antiserbe. Tallet me xhandarët e serbit dhe kalimtarët e rastit që
kalonin nëpër Cërvicë. Vite me radhë, frikë kishte të kalojë njeri nëpër
Cërvicë, se: do të haste tek “Ureja” me Xha Derallën përpara Portës të Xha
Mazllëmit. Plakun, që do t’ia ngatërronte rrugën, do ta nxirrte pas Çuke në
tjetër Katund. Ashtu siç i nxorri retë e veta një ditë dimri me borë, stuhi dhe
acar për të pare një “ditë të bardhë”. Ose, lodraxhinjt që ishin nisur për në
dasëm Përtejzalli, livadheve të “Kacës” duke i dalldisur e hedhur vallen me
shami mbi kokë me lodra e cingana për Dasmën e Madhe Shqiptare, gjoja se bëhej
në Katundin Cërvicë.
Probleme bënte
edhe me xhandarët e serbit, kur e kishin pyetur se, ku e ka shtëpinë Plaku i
katundit. I shëtiti gjithë natën rretherrotull nëpër Katund të njëtës rruge
rreth xhamisë, e pak para agimit i solli tek porta e Plakut të Katundit. E, kur xhandarët e serbit i thanë Plakut të
Katundit, se: po, katund i madh kishte qenë Cërvica?! Plaku i Katundit u
përgjigjë: Po, është Katund i madh. Po, juve kush u solli deri te porta ime e
shtëpisë? Një plak me mjekër të bardhë. Plaku i katundit, qeshi: Ai ka qenë Xha
Deralla.
:Katundarët e
fshatit kojshi Kolibare, që gjatë stinës së verës rrëfenin shytërit dhe armët
për luftë me cërvicasit, përshkak të ujit për vaditjen e arave të fushës, Xha Deralla,
qe ai: që, e zgjidhi problemin “etnik” me vite mes dy fshatrave kojshi, duke i
“mashtruar” kolibaret për marrëveshjen e ujit, vaditjen e fushës. Një ditë, u
tha haptas katundarëve të tij (cërvicasëve) me armët gati në brez për luftë e
shytërit krahëve: mos u zini më kot për shkak të ujit! Unë u mora vesh me
Kolibaret, dhe e kam zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problem historik: tre
muaj verë ujin do ta kenë kolibaret në disponim ujisin arat, e nëntë muaj
dimër, ne cërvicasit. I kam mashtruar keq edhe këtë verë, në Katund.
Katundarët, përpak
desh plasën nga inati, nxjerrin armët nga brezi. Shytërit nga krahu. Struket,
hudhin në tokë. Xha Derallën, bythekrye ta hudhin në përrua. Magjithatë, pas
një zënke burrërore shakashë, më në fund u pajtuan me këtë “marrëveshje” të Xha
Derallës. Vështirë e kishe t’i dalësh në krye punës atdhetare me këtë plak
dinak të urtë shqiptar.
Unë isha ai
postieri, më rrëfente Im Vëlla: Që, sa herë Nana e bënte drekën ose darkën në
shtëpi për familjen, e ndante një hise edhe për Xha Derallën. Që, unë me një
shkop thane të gjatë me dy rremba në majë, përditë përmes hekurave të dritares
në katin e dytë të shtëpisë, ia përcillja atje lartë në odë bukën. E plaku, si
mirënjohje faleminderimi më përcillte me një këngë patriotike - historike nga
dritarja me çifteli:
Rrafi teli në atë Misirli,
Na u shit kjo Rumeli,
Na e ka ble çaj Moskovi zi,
Na e ka ble, aman-aman,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…
Kutadi, Unë?!
Ndoshta ai tambël Nane është trashëguar në familje. Edhe, sot e kësaj dite ecën
nëpër damarë si gjak shqiptari. Truri i popullit shqiptar. Popull, të cilin
nëpër shekuj e ka mbajtur gjallë, në Perandorinë osmane dhe bazhibozuke
turko-serbe, në çdo Kryngritje Shqiptare për Liri, e kanë shkelur me këmbë e
topa. Sot, i delë zot, pasardhësi i Xha Derallës. Truri shpirtëror i popullit
shqiptar me Penë.
Frikë kam sot, se:
edhe mua një ditë për shkak të shkrimeve publicistike dhe librave do të më
mbyllin në dhomë (burg) me çelës. Arsye, që të mos shkruaj “marrëzira” nëpër
libra. Përjashtimi: mua nuk do të ketë kush të më sjelli bukë nëpër dritare.
Vetëm, mos e
harroni ta mbyllni edhe një rrugë (dhiare) mbi çati, Qiellore: Oxhakun. Unë jam
Kaçak Mali, gjak që hyj e dal, kur të më teket edhe për oxhaku...
Shkupin Shqiptar,
Kryeqytetin e Rumelisë me më shumë shqiptarë në kohën e Perandorisë osmane, i
dyti me shqiptarë pas Tiranës në sistemin kominist në ish Jugosllavinë titiste,
sot i treti pas Prishtinës (Luftës kryengritëse të Kosovës 1998), të cilin e
kanë rrethuar nga të katër anët djemtë e Njerkës, mezi merr frymë rrëzë Kalasë
Dardane.
Shkupi Shqiptar,
që dy herë me radhë është çliruar nga Perandoria osmane: Kryengritja e Dervish
Carës (1844) me krahun e djathtë të Luftës Emin Çeliku (Xhambazi) dhe herën e
dytë me Isë Boletinin dhe Hasan Prishtinën (1912), sot djemtë e Njerkës e kanë
rrethuar dhe po i bien pamëshirë me “zaptitë” e tyre politike, në Qeverinë
Neokomuniste. Edhe, atë krah për krahu me “vëllezërit”, që sipas Dr. Aleksandar Matkovskit në librin e tij: Kryengritja e
Dervish Carës (1985), “vëllezërit” e Njerkës “çlirimtarët” turq i
pritën me darka, cuca dhe gra në “fitoren festive” pas shpartallimit të
Kryengritjes të Katllanovës. Që, sotpërsot, ajo kohë tradhtare e “vëllezërve”
Njerkës ndaj shqiptarëve, vazhdon edhe sot e këaj dite. Tinëz, përditë e më
tepër vishet me ferexhe të zeza e tesha turko-arabe në Trojet Etnike Shqiptare.
Rrugëve në çdo lagje e sokak dëgjon me të madhe zëshëm gjuhën turke, pa asnjë
fjalë “turke” të gjallë për farë në Shkup dhe “ehamdurila”, rrëzë Kalasë
Dardane. E kanë përçarë popullin shqiptar edhe më zi se në kohën e
Turqisë, Serbisë dhe Jugosllavisë. Farë e ndyrë hithre pas haleje, që nuk pati
faj Fishta i Madh, kur përmes vargjeve antologjik thotë, se: ju ende nuk jeni
të aftë si argatë shqiptar… “nji
tyran s’po e gjeni dot nën kambë t`cilit ju me u shtrue”.
Vargje të fuqishëm
të Fishtës, që edhe sot e kësaj dite janë aktual në politikën e dalldisur dhe
arratisur shqiptare. Djemtë e Njerkës, kur me premtime partiake e parulla
demagogjike vijnë në pushtet në emër të popullit shqiptar. E, në anën tjetër,
vetëm e dalldisin dhe plaçkisin popullin shqiptar duke e lënë edhe pa brekë në
Ditën e Sotshme Historike. I rrënuan me themele shkollat shqipe, Çerdhet e
fëmijëve dhe e sakatuan arsimin dhe kulturën shqiptare me vite në rolin e
argatit “strategjik” politik. Ende, nuk i zbresin Gomarit të Fishtës nëpër
“Bit-Pazar”, por si për inatë të shqiptarëve me gjithë “partalla” turko -arabe
nën ferexhenë e zezë e hipën mbi gomarë edhe Hojdodolen me 120 kg. mbi samarë.
Edhe, padshtas na
i përkujtojnë fabulat e Abetares Shqipe mbi bangat e shkollës fillore: Dy
qetë dhe ujku, Dy dhitë kryeneçe mbi vig të lumit, që nga kryeneçsia
e tyre nuk ia lëshojnë asnjëra shoqes rrugën Dhe, që të dyja bien në dallgët e
lumit. Ose, Dy qetë dhe Ujku, që kullosnin në Livadh bar, kur Ujku
njërit ka i tha në vesh: Vëllai yt, kullot më shumë bar në Livadh. Dhe,
Pasi i përçau, të dy: i hëngri mes Livadhit. Tekste shkollore të Abetares dhe
Librave të Këndimit, që me siguri politikanët e sotshëm nuk i kanë lexuar asaj
kohe në shkollat tona fillore, ende me tradita arsimore e kulturore të
Ministrit Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi. Ministër Arsimi, që edhe sot e
kësaj dite ministrat tanë të arsimit janë larg me shekuj nivelit tij politik
shqiptar: shkencor, arsimor e kulturor për Ditën e Nesërme.
Politikë
gaforreje, që siç duket Njerka i kishte edukuar vetëm për poste politike dhe
pasuri personale e familjare. Kopila “Bit-Pazari”, djemë të Njerkës që sot nga
të katër anët me Bandat e tyre politike i kanë rënë me “zaptie” Shkupit
Shqiptar pas shpine, edhe në këto zgjedhje “demokratike” lokale (2017).
Hajdeni bini
djemtë e Njerkës azgane, bini Shkupit Historik Shqiptar!. Bini!...