| E enjte, 19.08.2021, 07:42 PM |
Sqarim për opinionin publik!
Nga
Kolonel Dritan Demiraj
Gjatë
një interviste për Syri.tv, pyetjes së gazetarit në lidhje me çështjen e
refugjatëve Afganë në Shqipëri, krahas të tjerash, si ushtarak dhe si ish
Komandant i një sërë misionesh në Afganistan, ku kam parë dhe prekur nga afër
realitetin Afgan, nuk do ishte etike që të mos ndaja me opinionin publik disa
shqetësime mbi aspektet e sigurisë të cilat duhet të mbahen në konsideratë duke
patur parasysh kulturën, traditat, arsimimin e refugjatëve Afganë përkundrejt
shoqërisë tonë.
Për
fat të keq, si jo pak herë në Shqipëri,
ajo çfarë pashë sot në disa portale ishte deformimi total i kontestit të
intervistës duke bërë shkëputje dhe montazh të fjalëve të veçanta të
intervistës dhe duke krijuar lajme apo tituj bombastikë për të patur disa
klikime më shumë. Madje disa portale shpreheshin që deklarata ime në lidhje me
kulturën konservatore të popullit Afgan, ishte deri në kufijtë e racizmit…
Mendoj që sot nuk është as vendi dhe as momenti për të patur “tituj bombë” për
klikime, apo qëllime të tjera në ‘backstage”.
Si
rrjedhojë, ndjej detyrim sqarimin e opinionit publik dhe atyre portaleve, media
dhe gazetarë profesionistë të vendit tonë si më poshtë:
1. Nëse të deklarosh “që
duhet të kemi kujdes pasi me vendosjen e refugjatëve Afganë në Qytet Studenti
është rrezik i madh” pasi në atë vendqëndrim, agjencitë tona të shërbimeve
inteligjente dhe ligjzbatuese do ta kenë shumë të vështirë të monitorojnë dhe
mbajnë nën mbikqyrje me kapacitet të plotë situatën – quhet “racizëm” , atëherë
“racizëm” le të jetë…
2. Nëse të deklarosh që
“duhet të kemi kujdes pasi në Qytet Studenti kemi fëmijët e studentët tanë dhe
kultura Afgane është totalisht konservatore dhe totalisht kontraditore me
kulturën tonë si në sjellje, veshje, qëndrime, komunikime etj”, dhe duhet të
kemi kujdes në trajtimin e kësaj çështje – quhet “racizëm” , atëherë “racizëm”
le të jetë…
3. Nëse të japësh shembuj
konkret se shqetësimet që unë ngrita gjatë intervistës së djeshme i ilustrova
me ngjarje që kanë ndodhur në vende të tjera të Europës si Gjermania dhe Franca
duke thënë kështu që “duhet të kemi kujdes pasi sulme dhe përdhunime kanë ndodhur edhe në vendet më
të zhvilluara të Europës” – quhet “racizëm”, atëherë “racizëm” le të jetë…
Le
të jem unë “racist-i” i cili i bëj thirrje të gjithë palëve të vendit tim si
qeverisë, institucioneve të sigurisë, opinionit publik, shoqërisë civile etj..
“se është detyre e jona që të kushtojmë kujdes të veçantë shqetësimeve që
historia ka treguar që kanë ndodhur dhe në vendet më të zhvilluara”.
Është detyrë dhe nder për Shqipërinë që të japë
kontributin e saj dhe të strehojë çdo refugjat që i kërcënohet jeta, pa dallim
feje, ngjyre, krahine apo ideje….por gjithashtu është detyra jonë që të jemi
vigjilent!
Dhe
nëse për të qenë dhe treguar vigjilencë e kujdes për vendin tonë, familjet tona
si dhe ato bij dhe bija nënash që ne strehojmë do të duhet një “kokë
turku” qe ta quajmë “racist”, atëherë,
le të jem unë ai “racist”!
Faleminderit.
D.D.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100044589662161