| E marte, 17.08.2021, 07:32 PM |
Nje histori horrori me zarmvenie...
Nga
Nikoleta Kovaçi
Ne
fundin e 2004-s e ne fillimin e 2005-s lindi nje gazete e re! Siç lindin ktu
media ne kohe fushate! Ideja ishte jo e keqe, mbase hera e pare qe i kushtohej
vemendje investigimit, aq sa ishte e mundun nan nje regjim te konsoliduar
mafioz te instaluar nga nanoizmi! U
bashkuam nje grup relativisht i mire dhe nisem perpjekjen me dokumentue
gjithçka qe perbante dukuri rrenimi ne kete vend!
Nje
te dielë, dite pushimi per gazeten me bie nje telefon: ne filan vend ka zjarr!
Flitet qe asht nje njeri brenda! Mos thashe; e kane vra! E kisha shpine me qira
jo shume larg vendit te ngjarjes, pa la as syte shkova aty! Me lshuan gjunjte!
Mu mbushen syte me lot! Shkova te kafja perballe! Aty ishte nje koleg! U ula me
kurriz nga ndertsa qe shkrumbohej dhe s’i ktheja dot syte! Isha perpjeke
njehere te ‘ Koha’ rreth nje vit para qe ta beja publike ate histori sherri te
nje gruaje te moshuar, tiranse, me nje vips te mikluar nga te gjitha pushtetet!
( atehere i majte e mrapa i djathte i ethshem e madje bahet bé ne djathtizmin e
tij)!
E
njihja gruan e moshuar! Ma kishte tregu hallin! Me kishte thanë, e madje e
kisha shkrue se: s’dal prej k’tu veç e vdekur! Po ne ate kohe, ‘Koha Jone’
ishte kunder satrapeve mafiozë te Fatos Nanos! Na e moren si shkrim me interesa
personale!
Qava
gjithe diten, qava edhe kur bana shkrimin! Tej te tjerave, me dilte para syve
Nana jeme, mbet vetem ne katund... hiqja qindra e mijera paralele e smunda dot
te jem e paanshme! Ajo grua ishte vra me zarm sepse nuk e dha shpine e vjeter,
autentike, per bosin qe i duhej te ngrinte sarajet e veta! Aty u ngrit
fillimisht nje karburant e ma vone nje kompleks i madh pallatesh!
Shume
vite ma vone, rreth 7 vjet, u perballa prape me nje akt banditesk te ketij te
majti-te djathte! Prape ne fokus ishte nje i moshuar! Prape ishte histori
prone! Isha te Shekulli! Me zune priten dy makina me rojet personale! Mu tha ne
telefon se s’ke shanse me e botu shkrimin se do ikesh nga puna... e ne fakt
shkrimi jo vetem u botue po u hap edhe gazeta me te!
Une
s’e harrova ‘Nonen’ qe u shkrumbue ne pronen e vet, e sot e asaj dite e neveris
majtucin-djathtuc, pasanikun injorant dhe ordiner, krejt sarajet e tija te
lincensueme nga krejt pushtetet, por e qaj sot e asaj dite e sa te kem kujtese
ate grua fisnike qe s’munda ta shpetoj dot nga lukunia e mafies se ndertimit!
Ne fakt s’kisha fuqi atehere e as sod, mjerisht....