| E hene, 16.08.2021, 07:07 PM |
Mikpritja s’asht nocion politik, o t’pafè!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Mikpritja,
aneve tona, ka lind si nevoje me nda buken me tjetrin! Ai qe ka pas pak ma
shumë me ia dhanë atij qe ka ma pak bashke me dashurine dhe mos hapjen e gojes
kurrë për ç’ka ka ba! Për pasojë njerzit hapen dyert e nga mirenjohja nxoren
shprehjet me te cilat mburrena sot e mjerisht perdoren publikisht edhe nga
pjesa ma e damshme e ksaj shoqerie; pushtetarët!
K’ta
te fundit, kaq shumë e kane perdhosun kete dukuri te shenjte te tonen, sa i
kane dhanë ftyren e vet prej interesaxhinjsh, perfituesish dhe te babëzitunish
sa duket qe e kanë shperba ne asht! “Mikpritja” e tyne nuk ka asigja te
perbashket me mikpritjen e shqiptarit, te atij shqiptari qe derën e shpise se
mbylli kurrë, duke nankuptue se dikend e zà nata jashtë e ta gjeje nji dere
hapun...
Asnje
shqiptar qe i thote vedit njeri, zot shpie e zojë shpie nuk e pret tjetrin per
pare, as per lavdi, as per kreni para fisit, mahalles a katunit, po sepse kjo
asht nevoje e perbotshme; sod ka nevoje tjetri e neser ke nevoje ti! Po po,
nevoje! Si te thuash domosdoshmeri fryme me mbete gjalle....Mundet ndokush mos
me e pranu ne kuptimin e nevojes, por na jena deshmi mbijetimi shekullor ne
sajë nevoje! Ktu flas per njerezit NJEREZ une e jo per kapadaitë e pacipe qe na
kane prish gjak e farê!
Te
lakohet nocioni ‘mikpritje’ nga pushtetarët e ktij vendi, per nje popull te
dhunuem, masakruem e te poshteruem si na e sa na, asht bastardimi ma i madh qe
i bahet termit dhe njerzve te vertet te ktij vendi, atyne qe ende e mbajne
shpine hapun se mos kalon dikush i pahagun apo i larget... Mikpritja ne
konceptin e tyne s’asht kurrgja tjetër pervecse zhvatje, perfitim dhe perforcim
pushteti! E kush ma mire se na e njeh kete mjerim mental te politikaneve tanë!
Ç’do
shqiptar do e ndante buken me afganin, jo pse na ngjajme kaq shumë, por se e ka
ne gen, gjak e amanet! Çdo shqiptar, flas ata qe ende se kane perzie gjakun e
shpirtin me politikat e ndyra qe luhen ne kurriz te principeve autentike
t’tonat, do strehonte kedo qe i rrezikohet ekzistenca, sepse e di fort mire se
gjithmone ka qene e asht vete ne zgrip te saj, vetem e vetem ne saj te
perdhosjes historike qe i asht ba dinjitetit njerzor ne kete vend!
E
te flasin sot per ‘mikpritjen’ njerez pa as je lloj tagri moral e atdhetar,
asht ma e frikshme se marrja e nje pushteti me dhune ne nje vend ku na
bashkojne fatet, ndonese fati i zi i atyne asht i kesokohshem e i joni i
tanekohshem! Sundimi i çdo skute e ka kthye kete vend ne nje gangrene te
turpshme per çdo njeri normal, ndersa mikpritja e batakçinjeve e ka kthye ne
nje mynxyre te betonte per me zhvat ne kurriz te traditave te vlerta qe i
mbartin veç te paperfshimit ne zullumet e tyne!
Pazaret,
qofshin ato edhe me Ameriken, Europen, Kinen, apo vete dreqin e mallkuem, kur
jane kunder nje populli te dorezuem jane te ndyra, e sidomos kur bahen ne emen
konceptesh qe s’njohin asnje lloj ligeshtie nder mote e mote! Amerika, Europa,
Kina e dreqi, duhet ta mesojne se mikrpitja e politikajve te ketushem s’asht
shqiptare po antishqiptare, e kerkush nuk mundet me ua faturue nje grushti
antinjerzish qe qeverisin me arbitraritet talebanesk...