| E hene, 16.08.2021, 07:07 PM |
Pse Fatos M. Rrapaj tha se Sadiku nga Mezhgorani ishte shoqëruesi i Mis Durhamit?
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Më
kishte folur studiuesi F. M. Rrapaj se në Mezhgoran të Tepelenës kishte takuar
shoqëruesin e Miss Durhamit. Fatos Merro Rrapaj studiuesi i folklorit që kishte
shëtitur për vite të tëra me një magnetofon bllok në dorë në kërkim të
folklorit të këtyre trevave nëpër fshatrat e jugut sidomos në Tepelene, Gjirokastër, Përmet, Kurvelesh i sipërm,
Sarandë etj, me adresoi tek vendi dhe
burimi. Në Mezhgoran, ai kishte njohur Sadik Hoxhen. Kishte llafosur me të dhe ai i kishte rrëfyer
udhëtimin me Mis Durhamin nga Tepelena në Vlorë.
2.
Meri,
ishte anglezja piktore, Edih Durhami, në librin e saj; “Brengat e Ballkanit ‘, u
botuar në fundvitet ‘80 në shqip, në
Tiranë, shkruan, për një Sadik, që e kishte shoqëruar nga Tepelena në Vlorë.
Ajo
thotë se Sadikun e kishte njohur në nënprefekturën e Tepelenës dhe e kishte
marrë si shoqërues, që ta zbriste nga vendet e ashpra malore, për tek deti në
perëndim, në Vlorë.
“Sadik”,
do të thotë “besnik”, shprehet ajo.
3.
Po
kush është Sadiku ?Rron, apo nuk rron ?
Ky
personazh shqiptar i vizatuar me kaq kujdes nga Meri, në të vërtetë quhej Sadik
Hoxha. Në vitin ’91, gjurmova në rrethin e Tepelenës rreth faktit
që anglezja simpatike shkruante për shoqëruesin e saj, pasi kisha lexuar më
parë librin. F. M. Rrapaj meë kishte
folur për këtë. Rastësia është mbret i
botës. N ë një dasmë në një fshatë të tij gjeta të dhëna, që i afrohen atij personazhi, që përmend
anglezja simpatike. Dhe duket se këto
gjurmë të shpien tek personazhi, që
shoqëroi Miss Durahmin në Vlorë, nëpër shtigje dhe nën një mot të egërsuar.
U
tregova për një angleze, që kishte marrë një shoqërues nga Tepelena dhe që
quhej Sadik.
-Shiko
më thanë, ka qenë plaku i kësaj shtëpie ku zhvillohet dasma.
Siç përmendte studiuesi F. M. Rrapaj. Ai kishte pasur flori, kishte njohur të huaj
dhe e kishte molloisur disa herë udhëtimin e tij, ndër pleqtë e fshatit si një
histori të largët të hareshme dhe pa ndonjë interes të vecantë.
Ndërkohë, që libri i Miss Durhamit është shfaqur kur,
ky personazh prehej në varrezën e thjeshtë të fshatit të tij, larg kësaj bote
tonën
.
Fatos Merro Rrapaj studiuesi i folklorit që kishte shëtitur për vite të tëra me
një magnetofon bllok në dorë në kërkim të folklorit të këtyre trevave nëpër
fshatrat e jugut sidomos në Tepelene, Gjirokastër, Përmet, Kurvelesh i sipërm,
Sarandë etj, me adresoi tek vendi dhe
burimi. Neë Mezhgoran ai kishte njohur
Sadik Hoxhën. Kishte llafosur më të dhe
ai i kishte rrëfyer udhëtimin me Miss Durhamin nga Tepelena në Vlorë.
4.
Në
fshatin Mezhgoranë të Tepelenës, një fshat njohur nga kënga:”Një zë po vjen nga
gryka e Mezhgoranit”, një grykë e rëndë e thellë, gati misterioze me vërshimin
e Vjosës shfaqej në pamje të parë, zbulova tre fakte.
.
. . Një person nga fshati ishte takuar me një angleze.
.
. . E dyta ishte paguar me flori për një udhëtim.
.
. . Ky person; quhej Sadik, siç e kishte përshkruar Durhami, kohë më të cilin
përputhej historia e vajzës angleze.
Kishte po atë moshë dhe përkonte me përshkrimin e saj nga anglezja.
5.
Sadiku
është nga Tepelena, më saktë ka lindur në Mezhgoran, në vise të ashpra, me male
të larta, me dimër e llohë të ftohtë. Mezhgorani është një fshat karakoll në
lartësi malesh. Trebeshina,
barrëngritjsa e dëborës dimërore është mali përball. Burimet e kanë origjinën nga thellësia e
malit. Kthjelltësinë, nga mali,
ftohtësinë nga dëbora. Origjina e tyre e
hershme është vargmali jugor. Nën këmbët
e tij, Vjosa çapitet ngadalë ujëshumë e zhurmëmadhe në dimër.
.
. . Sadik Hoxha, ka lindur para viteve 1900 besohet mbi vitet 1800. Vendlindja është ky peizazh malor i katundit
Mezhgoran.
.
. . Shtëpia e Sadikut, në këtë katund,
është në zemër të tij. Fare pranë
sot është edhe një tyrbe dervishi bektashi. Ibrahim Përmeti, deshifrohet në
hyrje të saj. Ky dervish ishte kunati i
Sadikut, i arsimuar në Arabi. Asnjëherë
shpjegojnë familjarë nuk u martua. Ishte dervish në sojin e Haxhi Bektashit.
.
. . Duke parë shtëpinë e Sadikut ajo ka një hark guri të gdhendur me elegancë,
nga mjeshtër të ndërtimit. Flitet për
një vit ndërtimi 1926. shprehet në gurin e latuar. Pra një ndërtim i vonshëm
mbi rrënojat e vjetra . Këtu është
rritur Sadiku. Shoqërimin me anglezen, në një farë soji, rrugëtimi i tij drejt
Vlorës ku përcolli anglezen Meri është përmendur rrallë, prej tij. Në fshat dihej
diçka, por jo e saktë. Dihej përshëmbull
se Sadiku ka rrugëtuar me një angleze, po kush ishte kjo, çfarë u bë më vonë,
s’u muar dot e vërteta. Familjarë të tij
në këto lartësi malore shpjegojnë se kanë mësuar se ai e shoqëroi deri në hanin
e Vlorës, por mungesa e të dhënave për Edih Durhamin, ka bërë të vetën, me kohë
plasi lufta, ndërkaq ngjarja u harrua fare. Lufta botërore, plagët, hallet pse
jo edhe nënvlerësimi i një evenimenti të tillë, nga intelektualët, që
bashkëjetuan me xha Sadikun, kanë bërë që sot nuk kemi asgjë të shkruar nga kujtimet
e tij për . . . ”anglezen e gjallë shtatvogël e engjëllore, me një kujtesë të
jashtëzakonshme”. Në qoftë se ata fshatarët e varfër atje në katundet e
errtë, kaq larg vendit e harruan, si harroi anglezja ata.
Meri,
shkroi me emocion, çfarë pa, çfarë dëgjoi dhe ku shkeli. Nuk harroi as
shoqëruesit e saj, që rrugëtuan me të nën llohë dimri nëpër shkrepa të paudha
në Shqipërinë e viteve 13.
Sadiku, zë dy-tre faqe nga libri i misis Durhamit.
Por ai këtë nuk e mësoi dot, megjithëse rrojti 94 vjeç. Sadiku, shoqëruesi i udhëtares angleze ka 35
vjet, që nuk rronë më. Prehet trupi i
tij në katundin e largët malor të Mezhgoranit, por shpirtin e ka në qiell. As
Meri, anglezja shtatëvogël, studjuesja nuk rron më. Por libri i saj dhe rrëfimi
i saj, ruhet atje në katundin Mezhgoran, kaq larg provincës Tepelenë, kur e
gjeta të freskët në fillim viteve ’90, por sot banorët e këtij karakolli malor
e kanë braktisur fshatinë. Bashkë me
këtë braktisje janë haruar edhe shumë të vërteta dhe ngjarje që kanë mbajtur banorët
në gjirin e tij, sipër maleve, dy orë rrugë në këmbë, atje ku ndriçimi i
vetëtimave është një shpërthim drite dhe mjegullat mbulojnë fushëpamjen në kohë
llohe dimri të mërzitshëm.
.
. Poetja në Neë Jork me origjinë nga
Mezhgorani, Kozeta Zylo, sjell më të
freskët këto ngjarje:Jam tërësisht e befasuar, e shtangur para ekranit, qe me aq bukuri gjuhe ke ditur te sjellësh
kulturën e lashte të Mezhgoransve.
Po
e kisha dëgjuar këtë, por ju me sollët
pranë Plakun e urte, ndjesë pastë, Xha Sadik Hoxha, qe pikëza loti me shkojnë për këtë
burrë, një burrë i mençur që i peshonte
fjala dhe që e kishte marr gruan nga një derë e madhe, mbaj mend Imami. . .
Në
fshat thoshin që i ndrinte cipa e faqes,
dhe me nikoqirllëkun e saj dhe pasurinë ja doli mbanë vështirësive të
panumërta të fshatit.
Njëherë
kur isha e vogël, dhe që ti e njeh mirë
atë perlë gryke, të Mezhgoranit, ku qingjat hanë majën e barit, u lodha duke ecur për të arritur në
fshat, atëherë Xha Sadiku më mban në
krah një copë rrugë, për ta ndihmuar
sadopak babin tim. . .
Ai
ishte një plak vërtetë i hijshëm, në mos
gabohem dhe me mustaqe të bardha, pak sa
të përdredhura mbi buzë.
Dera
ime dhe sot e ruan te pastër miqësinë me Hoxhat dhe kanë qenë kurdoherë bashkë
në të mirë dhe në të lig si i themi ne andej nga ato anë.
Fshati
Mezhgoran, Dragot, Luzat dhe Dames, futen ne fshatra te Dervenit.
Shpesh
thuhej të pish një kafe në Mezhgoran. . .
deri tek Dragoti i Sten Dragotit,
qe janë shume afër si fshatra dhe qe kane dhënë e kane marr bashke.
Po
kështu dhe Becishti i Ali Pashait, janë
ne varg me njeri-tjetrin. . .
Mezhgorani
është një fshat derë e kurbet, shumë
prej tyre emigruan ne Amerike, ne
fillimet e shekullit te kaluar, pa le
Greqinë dhe Turqinë se i çanin me këmbë.
Vajza
e bukur angleze, Meri nuk kish se si të
mos i besonte atij djaloshi me flori, me
sytë blu si deti, i pashëm, por mbi të gjitha i besës, qe e shoqëroi Edit Durhamin ne vendin e
caktuar. Eh kohet. . . kushedi se çfarë
mund te bëjmë ndonjë gjë, me djemtë e
Xha Sadikut, Ibrahimin . . . të cilët
thank God që janë dëshmi e gjallë për atë kohë.
Jo
me kot shkrimtari i madh Qamil Buxheli shkroi tekstin" Një zë po del nga
gryka e Mezhgoranit, ku u interpretua
nga Mentor Xhemali, një nga basët me te mëdhenj
te muzikës shqiptare. . . pikërisht ai e
gjeti muzën aty tek ai fshat, qe është
midis malesh, me përrenj në mes, që derdhen si argjend në lumin Vjosa. . .
Dhe
tani me lejoni ta ilustroj me një poezi Mezhgoranin tim, te Xha Sadikut që me bujari dhe besnikëri
priti dhe shoqëroi Edit Durhamin, një
nga miket e shquara te popullit shqiptar.
Në portat hijerënda
Në
shkofshi ju stërnipër në shtëpitë e të parëve,
Udhëve
të monopatit do të gjeni gjurmë,
Në
krojet e shumta me burime nga mali,
Në
gjethen e lofatës, vini për pak buzën,
Aty
do të shuani etjen për ujë.
Bisedoni
përqark me zogjtë e malit,
Seç
gjyshër jetonin në Mezhgoranin e lashtë,
Edhe
pse së largu dëgjohet troku i kalit,
Zogjtë
do çuçurisin është legjendë e rrallë.
Edhe
nëse portat kanë ngelur si gërdalla,
Me
kyçe gojë hapur të ndryshkur nga koha,
Qëmtoni
me kujdes gurët e sokakut,
Në
çarjet e tyre do të gjeni plagë dhimbjet tona.
Me
vellon e rënde të trishtimit hedhur,
Mbuluar
do të jenë shtëpitë e gurta,
Nga
pllakat e portave me hije të rënda,
Do
të pikojnë lotët për gjurmët e humbura.
Keze (Kozeta) Zylo, NY