| E premte, 06.08.2021, 05:07 PM |
 MANJOLA
MANJOLA
Tregim nga Albert Z. ZHOLI
Institutin  e lartë 
Petagogjik  Manjola  e 
ndërpreu  në vitin  e 
tretë. Jeta  në konvikt ishte  bërë e 
mërzitëshme  dhe e pasigurtë .Cdo
mbrëmje  kishte  grindje  
tek sheshi  para konviktit. Djemtë
e qytetit  hynin  e dilnin 
në dhomat  e  vajzave 
si në  shtëpitë  e tyre. Për 
rregullore  të brendëshme  konvikti 
as  që  bëhej 
fjalë –.
Ajo  periudhë, që 
politikanët e quanin “ periudhë tranzicioni” , fshihte brënda  saj  të
papritura  nga  të 
pamenduarat. Si shumë  shoqe  edhe Manjola 
vendosi  ta ndërpriste  shkollën për 
të  mos  ndërprerë 
lojën  e jetës, sic  e gjykonte ajo, kodin  moral të 
vetvetes.
Ajo  ishte një 
nga studente e mira  që  jo 
vetëm  shokët  e shoqet 
por  edhe petagogët  i respektonin 
dijet  e saj.
Gjykimin  e saj 
për  ta lënë  shkollën 
familja  nuk  e priti mirë, sidomos  e jëma. “ Ti 
je vajzë e zgjaur, mendtë  në  kokë 
i  ke  dhe kokën 
mbi supe”, , i kish thënë e  jëma”
di t’u  tregosh  vendin dhe mësimeve  dhe atyre që 
të japin  mësim”. Fjala ishte
për  një 
petagog, që nuk  e linte rehat
Manjolën edhe  pse  ajo 
ishte e fejuar me Edin. “... 
do  e  zë 
edhe unë  atë  petagog 
Arbenin e  do   i 
them dy  fjalë , është  mësues 
ai apo  rrugac...”
-         Jo mama, bëhet  më keq 
ashtu.
-         Po ti je  e fejuar... c’pandeh ai?!...
-         Prandaj mama unë dua  ti ruhem sherrit. Pozocioni  që 
kam  unë  në 
jetë  është  i 
vështirë. Edi  është i sjellshëm e
korrekt me mua, s’dua të  krijoj
situata  të  vështira ...Pastaj nuk është vetëm  problemi i 
petagogut . E para   është  se 
mua  nuk më  pëlqen 
më  qëndrimi  në 
shkollë. Nuk  ka  asgjë të bukur  asgjë 
të pastër ...Nuk  dua  të 
zhgënjehem edhe  për  vitet  
që  bëra...Nuk  dua  
t’i shëmtoj  vitet   që ikën, shoqërinë  e sinqertë, fjalën e  bukur ...Nuk 
e di  mama  por 
më  duket  se 
pas  asaj  që 
quhet  Demokraci, disa  kanë 
nxjerrë  brirët... Unë nuk  dua të mbetem preh e  brirëve 
të tyre...
-         E jëma 
heshti dhe nuk  e kundërshtoi  më.
-         Manjola –nuse  ishte 
një befasi. Sikur  duhej martesa  që 
qyteti   ta mbante në gojë  bukurinë 
e saj .Si një celje  karafili  i dukej 
qeshja  në buzën e poshtëme, ku
niste një gropëz  e pambaruar ...
Lokali  buzë 
detit  u mbush me  dasmorë. Respektin e  gjithë 
qytetit  për  familjen 
e saj dhe shoqërinë  e  saj të shkollës  nuk 
mund  ta mbante  ai lokal 
buzë  detit, ndaj edhe  jashtë vinin 
e  venin  dashamirësit 
kureshtarë ...Edhe  deti  ishte 
i  qetë  atë 
ditë  vere, sikur  qe 
hutuar  nga bukuria  e  asaj  vajze 
me emër  lulesh ...Dhe dasma  e 
bashkoi  mbrëmjen  me mëngjesin, për  të mos 
u  zemëruar  as 
dielli  as  hëna...
Kur  akoma 
nuk  ishte shkrirë  mjalti 
i dasmës  në buzë, ata  u 
nisën për  në Greqi.
Puna  në Greqi ishte e lodhëshme, si puna  në Greqi. Por 
ajo  vec  punës 
edhe studionte  për të vazhduar
shkollën  nga larg. Dhënai  e provimeve 
për  të nuk ishte  e lehtë, por 
ajo  i  kish premtuar 
vetes  se  do  e
vazhdonte shkollën  me korespondencë  dhe nuk 
e gënjente dot  veten.          Ja 
erdhi  provimi i  parë, prova 
e parë  e asaj  që 
donte të bënte  në vazhdim...
Në
Kakavijë  e priti  e jëma. U përqafuan  me mall e 
tek porta  e  institutit u 
ndanë . Manjola nuk  donte që
ta  shoqëronte e jëma, sidomos  tani që ishte grua  e martuar 
e  me dy hapa  jetë më tutje. Shoqet  e shokët 
e rrethuan dhe  e mbytën me pyetje
. Më tepër  nuk  donin 
të mësonin  ndonjë ghjë  të  re,
se  në Greqi , fati  i të gjithëve 
është gati  i njëjtë, por  donin 
të flisnin  me  të  e
të  cmalleshin. Ajo me  të vërtetë ishte zbukuruar edhe  më 
shumë, edhe pse  kish lënë  mbrapa 
dicka  vajzërore  .Bukuria 
e saj ishte bërë  si më  e qëndrueshme 
me  një  finesë magjie 
të ëmbël...
Nisi
hyrja  e studentëve  të parë 
në sallë. Në pesëshen e parë 
ishte edhe Manjola. Emrat  i  lexonte petagog Arbeni . Kur  përmendi 
emrin e  saj  ai qeshi 
me  ironi, sikur  donte të 
thosht e: “ Erdhe  prapë  në dorën time...”  ose 
ndonjë gjë  më të djallëzuar
se  kjo. Këtë  nuk mund 
ta  përcaktonte  menjëherë Manjola.Vec  e dinte 
se Asrbeni  ishte  frika 
e gjithë studentëve, ndërsa 
për  të  ishte 
edhe më  shumë  se 
frikë...
Trgonin  se po 
t’i  jepje  “ zarfin plot”  mund 
të hyje  në provim e  ta 
merrje lëndën  pa  e carë kokën fare...Kishte edhe nga ata  që punonin 
në Greqi  apo në  Itali 
dhe provimet  ei merrnin  me atë 
( zarfin  plot” ...Ee  sa 
gjëra  ndodhin  e  do
të  ndodhin  me Arbenin e 
Arbenët, që  ishin  zhveshur 
nga morali  i shenjtë  i mësuesit?!.
Manjola  hyri kokëulur, sikur  të 
kish bërë ndonjë  turp, mori  tezën dhe zuri  vend 
në një tavolinë  nga fundi i
sallës.
E
lexoi  dhe e  lexoi 
prapë  tezën, por  asgjë nuk 
po  kuptonte  nga ato pyetje  që 
nxirrosninm  mbi atë  copë 
letër ...U sforcua  të
përqëndrohej. Dic  lëvizi  në 
kiujtesë. Dy pyetje i hodhi  mbi
letër  me përgjigje të  sakta ...Po 
jepte  e merrte  që 
edhe pyetjen  e  tretë 
ta zgjidhte. Patjetër  e
kërkonte  nga ajo  vatër 
kujtese, nga dolën  edhe
përgjigjet  e  dy pyetjeve 
të para, por  më kot...
Arbeni,
që e sodiste gjatë gjithë  kohës  u afrua 
tek tavolina  e  saj dhe foli: “ Të  ka 
bërë më të bukur  Greqia, por  shkolla 
do edhe  mend...” Ajo nuk  priste ndonjë 
shprehje  më të mirë  se ajo 
nga “  i tmerrshmi  Arben” nga 
“ poeti  Arben e  kritiku 
Arben” Se Arbeni  ishte bërë
violina  e  pafrë  e shkollës 
jo  vetëm “ zarfet e mbyllur” ,
por  edhe për  një  “
demokraci të hapur”... Ai  diskutonte
nëpër  mbledhje, shkruante  poezi e 
mendime  kritike  për 
vepra  letrare  të 
botuara, qysh kur  ai
s’kishte  parë  dritë dielli 
akoma...Donin  s’donin  dhe petagogët 
e  tjerë  do e 
dëgjonin  e  do e 
shihnin  Arbenin   e 
gjithanshëm...Dhe nga  një
kritik  i 
tillë, mund  të pritje  kopace 
edhe më  të trasha  se  ato
fjalë   që  i tha 
Manjolës...
-Mos  doni ndihmë?- foli përsëri Arbeni.
Manjola
nuk  foli
Arbeni  u largua 
nga paskurrizi  i saj  dhe ajo 
e ndjeu veten  si më  të 
cliruar .Nisi të shkruante . Mbaroi c’i erdhi  ndërmend 
dhe u  ngrit të përgjigjej .Veten
e  ndjente më  të 
sigurtë, sikur  t’i  kish 
ardhur  frymëzimi  i dikurshëm, kur  si studente 
e  rregullt, përgjigjej  saktë 
e  pa  ndrojtje ...Por  s’ishte 
e  thënë  të mbaronte 
kështu! Një  ndërhyrje dinake  e 
petagog  Arbenit  dhe ajo 
e humbi  përsëri. U  nervozua 
dhe mbeti .
-Kaq  kam! – foli ajo  si e 
mbytur  në  fyt  dhe  doli 
nga salla.
***
Fatin  e Manjolës 
e patën e dhe shumë  të tjerë ...
Të
mbledhura kokë më  kokë  inatoseshin 
e  ngushëlloheshin .Ata  që e kishin 
fituar  provimin  ja kishin 
shtruar   tek kioska 
përballë  me  pije 
nga ato që  preferonin  petagogët...Të  tjerët 
e kishin  festuar  fitotren, qysh kur  kishin 
nisur  zarfet  me 
dhrami, lireta  apo  dollarë ( se 
para  shqiptare  nuk 
pranonin  arbenët)...
-Manjola,
të kërkon profesor  Beni, u përkëdhel një
nga ato  që  kish 
fituar.Profesor  Beni rrinte dy
hapa   më tej, në pritje të  Manjolës.
Manjola
gjykoi  nëjherë të  mos 
shkonte, por  nuk  donte të 
tregohej  në sjellje  ashtu 
si nuk  ishte. Aq  më  tepër  aty, ku shumë 
sy  e shihnin  e 
shumë veshë  e dëgjonin...
U
afrua  krenare, pa  dridhje 
qerpiku. E pa  drejtë e  në sy 
petagogun  dhe pyeti:
-Pse  më kërkoni?
-Më  vjen 
keq  që  nuk  e
morët  provimin- foli ai duke i  dhënë ngjyrë 
zërit.
-S’ka
pse  t’ju vijë  keq  jo
të gjithë  studentët i  marrin 
provimet.
-Ti  nuk 
je  si të gjithë – foli  ai.
-Si
të  gjithë  shokët 
e shoqet jam  edh eunë...-
por  s’mund  të vazhdonte 
se Arbeni  e  ndërpreu:
-Ata  janë 
të  tjerët, ti je  Manjola .
-S’është
vendi për  poezi këtu, pastaj  juve 
sikur  nuk  ju shkon 
poezia – foli  me ironi  Manjola, për 
t’i shpëtuar atyre  që mund  të 
vinin  prapa...
-Ti
je  poezi e  gjitha, askush nuk  mund 
të  qëndrojë  indiferent 
përballë  teje , pastaj  unë 
kam edhe arësye  të tjera ...(
ndezi një cigare) unë  ju dua.
-
Hahaha-qeshi Manjola, për  habinë  e saj, të atijë  dhe kush e dëgjoi  atë 
qeshje.
-
Mos  i 
shpërdoroni fjalët  zoti Arben – e
këshilloi  ajo.
-Ju  e  dini
këtë – vazhdoi ai, pa  ditur  të thoshte 
ndonjë fjalë  më të  mencur, përballë “mos  i shpërdoroni fjalë” që i tha  ajo.
Edhe
ju e  dini  që  unë
nuk  ju dua ! Që  jam e fejuar 
dhe  e martuar  me një 
që kam  dashur  dhe  e
dua... –vazhdoi  po me atë ton  Manjola.
Arbeni  e 
humbi  për  një cast. Nuk e mendonte se  ajo do 
ta vinte  përpara  me mospërfillje  kryenece, sidomos  në ato caste kur  qe 
rrëzuar  në provim. Kur  u sigurua 
disi  tek vetja  vazhdoi:
-Po  veten  
e doni?
-Sigurisht
që e dua...
-Atëherë  më doni edhe mua-konkludoi  Profesori –se 
unë  kam shumë lidhje  me 
veten tuaj .( ndezi edhe  një
cigar e tjetër  dhe  e thithi 
me  poza  triumfatori).
-Të  dua 
veten është  e  kundërta 
që  të  dua  ty
–foli  prerë  Manjola.
-Ashtu
ëë?!
-Po
kështu!...
-Por  mos  e
harro që  jam petagogu  dhe ...
-Dhe  unë 
jam studentja  juaj  që  nuk  mori 
provimin – këtë  doni  të thoni?!
-Edhe
më  shumë se  aq-
-
Mu   shumë  nuk 
mundni  zoti  Arben – foli 
përsëri  prerë  Manjola, duke 
e theksuar  për së  dyti 
fjalën “ zoti Arben”.
-
Ja  që  mund.
-Provimin  do  e
rijap  dhe  jam  e
sigurtë  tek vetja  se 
do  e marr .Manjola i  tha 
këto  fjalë më  tepër për 
të   krijuar  hapësirë 
mendimi  se e  dinte të 
gjithë  praktikën  e 
provimeve, që  fitonte  paraja e 
jo  dija.
-Në  këtë rast 
e  humbni  zgjuarsinë ... Po të  mos 
dua  unë  ju nuk 
mund  ta  vazhdoni 
më shkollën ...Ëndrra  juaj  do 
marrë  fund  e 
do  të  mbetesh një 
askush, pa   të   ardhme, pa...
-Jo
të  gjitha  i 
realizson  në  jetë – iu 
përgjigj  Manjola, sikur  e pranoi 
humbjen  para   petagogut 
qëllimkeq.
-Kur   e keni 
mundësi  t’i realizoni  lehtë ?
-Hahaaha-
qeshi përsëri  Manjola ashtu  kot.
-Qeshja  mund 
të  bëhet  prona 
juaj  gjithë  jetën 
po të  pranoni.
-Çfarë  të 
pranoj ?
-Ja  të 
bëhesh  e imja, ja  të 
derdhësh  këtu- dhe  zgjati 
dorrën  e majtë  gjysmë 
të  mbyllur.
-Ju  kini 
moralin  e parasë, e  paraja 
s’ka  moral ...Ato  që ju 
vlerësoni  më shumë  unë 
i  përbuz  e  i  urrej ...Ja  
që  kështu  jini 
juve  dhe kështu jam  unë.Vuri emër 
vetes  petagog, mua mos  ma   qa
hallin  se shkolla  nuk 
mban  emrin  tënd ...
-Tha  këto 
fjalë dhe  hyri mes  shoqeve 
që e prisnin. Ato e 
përqafuan  dhe  dic 
i  flisnin, për  aq sa 
kishin  dëgjuar, por  Manjola 
ishte  si  e dehur 
e  nuk i  regjistronte 
truri...Ndjehej  si më  e lehtë 
kur  ecte... Edhe  peshën e 
trupit  nuk  e ndjente.
Ishte  mbushur 
me veten e  saj të  mirë...