| E diele, 01.08.2021, 04:02 PM |
Xhemal Ahmeti:
KRITIKA, TIFOZERIA DHE
IDIOTËT
Edvini,
Kurti dhe falangat
_____
Duhet
ta dallojmë kritikën [pozitive a negative] politike- apo siç e quanin
frankfurtistët «kritikën shoqërore» – nga reagimet tifozerike, nga e tipit pra
që priret nga kulti i Führerit ose partia ku militon. Disa e bëjnë këtë duke
operuar si advocatus diaboli, disa tjerë si prokurorë ndaj gjithë atyre që
s'janë me shefin apo partinë e tij. Ne tjerët, ne qytetarët, publicistët, të
vdekshmit e pakapur as materialisht e as strukturalisht nuk duhet të merremi as
me palltot nasradinçe të Edit e es me frizurën si asfalti për Dukagjin të
Kurtit. Ne gjykojmë dhe analizojmë veprimet e tyre të veçanta e jo ato
biorganizma. Dhe unë si i vdekshëm nga një cep i globit dhe si njohës nga
gjitha perspektivat e mundshme të Serbisë dhe Maqedonisë sot veriore, aty ku
sundon pakica e kamufluar postbullgare [që as këtë nuk e pranojnë] e di se
këtyre nuk duhet lëshuar pe se do ndodhë historia e njëjtë si 200 vitet e
fundit. Sidomos jo për shkak se shqiptarët janë në të drejtë. Me keqardhje po
konstatoj se Kurti mbetet konfuz, dhe vetëm për populizëm refuzon politikën
ordinere, lepabrençe të Edvin Milladinit të Tiranës: ky refuzon Mini-Legenin
(siç e quaj unë) por heq taksat për gjithçka ndaj Serbisë dhe se ku zhduku
«Reciprocitetin e tij». Edhe sa i përket lëvizjes së lirë, paska marrë qëndrime
komplet asimetrike nga ato se si silelt Serbia dhe pash edhe plotë vendime
tjera. Ju talleni, ju primatët injorantë shqiptarë, ndërsa ne duhet tu
zhveshim. Kaq. Pavarësisht agresionit të falangave që keni në diasponim. Ju nuk
dini të udhëhiqni shtete. Ju nuk jeni as për gardian bordelesh për nga trutë.
Ne duhet të reagojmë duke shpresuar dhe u lutur që një ditë shqiptarët do të
kenë qeveri normale, të atilla që punojnë për interesat dhe shtetet e tyre e jo
të sillen si idiotë - siç bëjnë aktualisht primatët e Tiranës dhe Prishtinës.
___________
FÉJA SDUHET TË NA NDAJË
Unë
kam shumë respekt për religjionet, prandaj i kam bërë edhe një pjesë të
profesionit tim. Ato kanë kontribuar shumë në emancipimin e homo sapiensit nga
kafshë e egër në qenie me përgjegjësi humane. Konsideroj që fétë mund të
sjellin shumë pozitivitet në kaosin tonë. Por amigos ndalni këta imamët që
politizojnë, armiqësojnë dhe fusin njerëzit aksioneve vetvrasëse. Nuk ka kuptim
kjo. Na i demonizoni besimtarët, të cilët i luten Zotit për të mirë me këto
aksionet politike idiote me uniforma e duke përkrahur autokratë mafioz të
botës. S'kemi nevojë. Unë e mbroj myslimanin tim ashtu si katolikun, ateistin,
budistin. S'kemi nevojë ne të bëhemi drunj zjarresh të huaja - a nuk u mjaftuam
20 shekuj. Ne shqiptarët s'mund të jemi as islamofob, as katolikofob as
ortodoksofob ngase krejt këto i kemi në trup. Leni infantilizmat ky mysliman,
ky katolik, ky atesit. Pse të jetë ky diskurs yni? Për çka? Secili ka të
drejtën aboslute në Zotin e vetë.