| E shtune, 31.07.2021, 08:26 AM |
 Poezi
nga Xhevahir Cirongu
Poezi
nga Xhevahir Cirongu
FLUTURA
NË KRAHËT E MI
Vështrova
jashtë, sigurisht ishte natë
mbi
xhamet e dritares rrëshqisnin pika shiu,
kjo
vapë e gushtit na solli  shumë  zakushi
por,
ja edhe pas kësaj erdhi prapë  edhe
një  shi.
Nuk
desha t’ja prishja qetësinë kësaj nate
Vetëm
kënga e një kukuvajke dëgjohej aty,
nën
strehën e çatisë të asaj shtëpie
m’u
duk vetja sikur edhe unë isha atje.
Kjo
natë e trishtë më zgjoi shumë kujtime
në
shaminë e lotëve  edhe shiu po  bënte gjumin,
në
xhama prapë trokitën qetësisht ca pika shiu
bashkë
me vetëtimat ëndrrat ranë të flinin.
Një
flutur po rrinte e mendohej në krahët e mi
e
qetë po bënte gjumin e natës aty,
veç
lules zgjuar në parmakun e dritares
na
kishte parë që po flinim ne të dy.
Durrës, 26 korrik 2021