| E enjte, 29.07.2021, 05:53 PM |
Fëmija grek që mësonte
shqip
-Skicë
letrare-
Nga
Albert Z. ZHOLI
Në
kursin e z. Ilia, në shoqatën “FILALELIA” (Athinë), më tërhiqte vëmendjen
vazhdimisht një fëmijë i shëndetëshëm, simpatik, syzi i cili zinte vend
gjithmonë në fund të klasës. Vija re se herë pas here here nervozohej dhe këtë
e shfaqte haptazi.Shkarraviste me nxitim atë ç’ka kishte shkruar një çast më
parë. Nuk i kisha qëndruar njëherë
pranë. Tani po vija re se ai hakmerrej me vetveten. Një të djelë, ndërsa
mësuesja e abetares po shpjegonte gërmën L nervozizmi i fëmijës mori përmasa të
reja. Ju afrova tinëz. Vura re se nuk e shkruante siç duhej. Sidomos i-në e
dorës. Kisha disa çaste që qëndroja
pranë tij por ai sikur nuk më kishte vënë re..
- Të të ndihmoj?- thashë papritur.
- Ai ngriti kokën me rrëmbim dhe më
hodhi një vështrim depërtonjës. Nuk mund të përballoje gjithë atë vështrim.
- Nga je?- e pyes sërishmi për t’ju
shmangur sikletit.
Ai
shprizi buzët pa e hequr vështrimin nga sytë e mi. E kuptova.Nuk dinte shqip.
-Si
të quajnë?- e pieta sërish, por kësajë rradhe greqisht.
-Grigoris
Karabeqos Karabeqos,-ma ktheu rrëmbyeshëm.
-Nga
je Grigori?
-Nga
Athina. Nga lagjia Votaniko.
-Nuk
je nga Shqipëria?-e pieta shumë i habitur.
-Jo.
Përse habiteni aq shumë?!- ma ktheu me llogjikë burri. Mbeta në pozitë të
vështirë. Padyshim që ishte brisk nga goja.
-Kush
të ka sjellë këtu në shkollën shqipe?
-Vet
erdha!Pastaj pyeta edhe babanë. Ai më tha të merrja edhe motrën me vete. Ja,
ajo atje-tregoi pastaj një vajzë që kishte zënë vend nga diku nga fillimi i
klasës.-Motra ka ardhur më parë dhe di më shumë se unë…
-Edhe
ti do ta arrishë motrën.
-Si
s’do ta arrij!- ia behu inatçor- Unë s’vij kot këtu!
-Po
mirë, nuk më thua,-e ngava bisedën unë,-përse erdhët pikërisht në një kurs që
mësohet shqip e jo, ta zëmë, atje ku bëhet gjermanisht, apo frengjisht?
Ai
qesh befas, qesh si i rritur tund kokën dhe më thotë si mësuesi para nxënësve:
-E
ka dhe kjo punë një sekret .Të ta them?
-Do
më kënaqësh shumë.
-Dikur
kam patur në klasë një vajzë nga Tirana. Ana Pernaska e quanin. Ishte një nga
nxënëset më të mira të klasës sonë.
-Pse
thua ishte,- e ndërpres.
-Ishte
sepse tani është në Tiranë. Iku me gjithë familjen. Dhe unë e doja shumë Anën.
Dhe prindërit e saj më kanë ftuar të shkojnë në Tiranë. Po si mund të shkoj unë
atje pa ditur shqip? Kur ajo arriti të mësojë aq mirë greqishten, përse të mos
mësoj edhe unë shqipen?
Kishte
mbaruar mësimi. Tani e gjithë klasa ishste mbledhur rreth nesh dhe ndiqte bisedën. Më kishte
emocionuar aq shumë sa ia thashë.
-Je
shumë i mirë dhe shumë i zgjuar, Grigori.
-Nuk
jam aq sa mendoni ju, zoti Alberti,-do të bëhem. Bëj ca gabime por në Tiranë do
të të shkoj me gjuhën shqipe të mësuar.