| E merkure, 28.07.2021, 07:31 PM |
Mos ta harrojme ngjarjen e Klosit!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Pak
dite ma pare ne Klos ka ndodh nji ngjarje e randë! Nane e bije kane vra
bashkeshortin-baba! Te tre me probleme te theksuara mendore dhe jo vetem! I
vrami u varros e dy femrat, prokuroria, kerkon te dergohen per izolim ne
psikiatri! Deri ketu duket se gjithçka asht e njohun, ose pervereset e
pushteteve dhe te shtetit thone se ndodhin ne tane boten e madje bahen edhe
filma! Ok, serish biem dakord! Po sa kush ishte ne dijeni te kesaj familjeje me
probleme te theksueme? Pse u dashtë te ndodhte hataja qe te nderhyhej?
Bajme
nje llogari te thjeshte; Vajza ishte 21 vjeç! Problemet, qe mund t’i kete
genetike ose edhe te fitueme gjate rruges, s’i kane nis ate dite! Kushdo duhet
ta kete shque: ne shkolle, rruge, dyqan dhe sigurisht edhe gjate fushatave
politike te zgjedhjeve nen moton: dere me dere! Kur burre e grue jane me
probleme, sigurisht qe femija, edhe sikur te jete shendosh do te fitoje
agrisivitetin e tyne! Minimumi qe kur ka qene 10 vjec iu kane pa tendencat! I
bie qe gjendja e tyne alarmante te jete e njohun prej ma shume se 11 vjeteve!
Sa fushata elektorale jane ba tash 11 vjet? Jane plot 6 fushata! Si ka mundesi
qe asnje kandidat per deputet nuk i ka identifikue kta tre njerez qe jetojne
bashke e jane te gjithe me probleme?!
Ok,
i shkojme edhe versionit tjetër; votat e tyne nuk i duhen kujt! Fundja ato
hidhen per ke duhet, si ne 60% te votave qe gjenden ne kuti dhe per te cilat
nderkombetaret e kombtarizuem jane te intuziasmuem per suksesin e realizimit te
zgjedhjeve te qeta, ani pse kriminale dhe antishqiptare! Pra kandidati nuk ka
pse shkon tek ajo shpi! Po komshija, kushini, ndonje qyqe kryeplaku, s’munden
me e thane nji fjale?! Si mund te braktisen tre njerez me probleme brenda nje
kasolleje?!!!!
Duke
patur parasysh faktin se ne kete vend nuk ekzistojne organizmat qe merren me
kete kategori, bashkite jane inekzistente, pasi punesojne militante dhe njerez
te papergjegjshem, medioker dhe kapadainjë, shoqatat e bamireseve duan vetem
njerez qe qajne para kamerave te tv-ve te kapuna, si ka mundesi qe nje kandidat
per deputet nuk e ngre nje shqetesim te tille? Si ka mundesi qe askuah nuk
harton nje liste te familjeve me nevoja ekstreme si ajo Lezi? Per cfare ngrihen
grupe ne fushata dhe verdallosen lagje me lagje tu lyp vota per partite e nuk
identifikojne kete kategori?!!!!
Pseeee?
Po, sepse, ne na ka hup njerezorja; sepse na jena siperfaqesorë, meskine e te
trembun! Sepse gjithçka e kena ne sherbim te vetes dhe te b... sone! E kjo na
ban ma te semure se ata, ma te cmendur se ata e njeheresh ma te damshem se sa
ata!
Une
s’di kujt t’i drejtohem, ama njerezit qe i njohin keto familje duhet ta çojne
zanin, te therrasin Njerezit ne ndihme, ata qe s’kane nevoje per kamera as me
dal ne foto, por qe veprojne si njerez! E per fatin tone ende ka te tille!