| E marte, 27.07.2021, 07:22 PM |
Blerim Latifi:
Kur
françeskanët e parë, këtu e 800 vjet më parë, zbritën në brigjet e Kepit të
Rodonit, u mahnitën nga peisazhet e bukura të tij. Një rrip toke, i futur në
brendësi të detit, Kepi i Rodonit i ngjan një anije të vjetër e bërë gati për
t'u nisur në udhëtimin e rradhës përmes detit të trazuar.
Françeskanët
e zgjodhën njërën nga luginat më të bukura të Kepit për të ngitur tempullin e
shenjtit të tyre, Shën Antonit të Padovës. Pozicioni në të cilin është ndërtuar
tempulli, tregon qartë orientimin drejt Jerusalemit.Ishte koha e kryqëzatave
dhe e gjithë mendja dhe imagjinata e Perëndimit vërtitej rreth tij.
Dy
shekuj më pas, këtij tempulli do t'i rritej nami kur Skënderbeu ndërtoi aty
afër portin detar për nevojat e tij të luftës e të paqës. Nga oborri i
tempullit shihet Kruja e Lezha dhe kur Skënderbeu kthehej nga udhëtimet e tij
në Raguzë e Itali, aty ndizte një zjarr të madh për t'u dhënë shenjë njerëzve
të tij se ishte kthyer në atdhe.
Një
tokë e shenjtë e kombit shqiptar, sepse i shenjtë është çdo vend që ruan
shenjat dhe gjurmët e heroit tonë kombëtar.Sepse shenjtorë mbi shenjtorët janë
ata që jetën ia dedikojnë vlerës më të shenjtë që kanë njerëzit dhe popujt:
Lirisë.
_____
Edhe
emrat fort po u shkojnë medaljeve të arta: Distria, Nora... Çfarë harmonie midis
identitetit historik dhe ëndrrave për të ardhmen!
_____
Prej
Odiseut të Homerit njerëzimi e njeh forcën e mallit për t'u kthyer në shtëpi,
për t'i shijuar mëngjeset dhe mbrëmjet e
vendlindjes, ashtu si në kohët e para të jetës, që nuk na rikthehen kurrë më.
Dhe kur ky mall e kjo ëndërr këputen në mes, atëherë dhimbja bëhet e madhe,
bëhet e pakufijshme, bëhet tragjike.