| E marte, 27.07.2021, 06:51 PM |
Enver Bytyçi:
Ka
vite qe shkruaj per domosdoshmerine e nje aleance strategjike te Shqiperise dhe
Kosoves me Kroacine! Ne fakt kam nis ta artikuloj kete lidhje te natyrshme
sidomos mbas krijimit te marredhenieve vllazerore midis presidentit te Serbise
dhe kryeministrit te Shqiperise.
Por
perkujdesja e shtetit kroat ne rastin e aksidentit me dhjete viktima nga Kosova
ne kete vend, jo vetem e perforcon kete kerkese, por e ben imediate dhe te
pakontestueshme! Kosova dhe Shqiperia duhet te lidhen me nje traktat miqesie e
bashkepunimi politik, ekonomik e ushtarak me status te vecante me Kroacine!
Nuk
ka ndodhur ndonjehere qe kryeministri i ndonje vendi tjeter, vec kryeministrit
kroat, qe te harroje cdo angazhim tjeter shteteror e familjar, e te merret vete
eskluzivisht ne perkujdesje te te lenduarve nga ai aksident! Nuk kemi pare
kurre nje solidaritet kaq te ngushte me vuajtjet e familjeve te shqiptareve te
Kosoves, si ai solidaritet qe shfaqi qeveria, presidenti, instiotucionet dhe
qytetaret e Kroacise ne ndihme te perballimit te kesaj tragjedie. Askund nuk
eshte trajtuar ndonje aksident ose fatkeqesi e shqiptareve si ne shtetin kroat!
Prandaj
eshte jo vetem e natyrshme, por edhe pergjegjesi e klases politike te te dy
shteteve tona te rithemelojne nje aleance strategjike, politike, ekonomike e
ushtarake, pse jo edhe kulturore, me Zagrebin. Ate qe nisi Mbreti Zog I ne
fillim te viteve 1930, duhet ta vazhdojne Vjosa Osmani e Albin Kurti ne Kosove!
Ndersa sa i perket kryeministrit te Shqiperise, eshte krejt e kote t'ia kerkosh
kete ndryshim kursi nga Beogradi. Ai tashme nuk mund te terhiqet nga aleanca e
ngushte me Serbine, edhe sikur te donte vete! Ai eshte peng i Soros e me pas
edhe i Aleksander Vucic!