| E marte, 27.07.2021, 08:04 PM |
Në Radhimë për
lashtësinë
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Kur
shkon në gjirin e Vlorës, një ndër fshtrat turistikë të saj quhet Radhimë:Ish
ushtaraku Neki Lameborshi një njeri me
kulturë dhe horizontë ka bredhur ,dere
me dere dhe shtëpi më shtëpi të fshatit ,për të gjurmuar të dhënat historike,
që nga lashtësia deri në kohët e reja.Mirepo ku shtrihet Radhima?N.Lameborshi
thotë:Radhima shtrihet në pjesën lindore të gjirit të Vlorës (Dukatit),
afërsisht në formën e një katërkëndëshi me sipërfaqe rreth 35 km², me kufij
tokësorë rreth 19 km, detar 6.5 km dhe lumor rreth 1 km. Ajo është e kufizuar
nga veriu me qytetin e Vlorës dhe Kaninën, nga lindja me fshatrat Lapardha e
Mazhar, nga jugu me Tragjasin dhe Orikumin (Dukatin), kurse nga perëndimi laget
nga ujrat e detit Adriatik.Fshati ka klimë mesdhetare,dimër i butë dhe verë të
freskët.
2.
Ky
fshat si karakoll ka një histori të shkruar nga lashtësia.Ka një pozicion pse jo edhe strategjik për t’u
mbrojtur nga pushtuesit, që s’kanë rreshtur kurrë, me një pllajë tepër të pasur
në këmbët e vargmalit Akrokeraun, një nga majat e të cilit e quajtur mali i
Radhimës, bie si thikë nga 1018 m. në 100-150 metra lartësi; me një varg
kodrash të zbutura, që së bashku me fushat e krijuara nga prurjet e përrenjve
të pjerrët e të rrëmbyeshëm; veçanërisht ai i Katohorisë dhe i Çipës, që në
miliona vjet shkëmbin në mes e kanë çarë, bëjnë pjesën më të pasur me bimë,
shkurre, pemë, kafshë e shpendë nga më të ndryshmet, pa tjetër që është jetuar
në shekuj, shkruan N.Lameborshi.Mirëpo cilat janë disa nga shenjat e kësaj
lashtësie,që ka gjurmuar autori ne banesat dhe te dhenat nga arkivat?Pothuajse
në tërë territorin e Radhimës ka shenja të një jete të lashtë, e cila zë fill
23-25 shekuj më parë ose ndofta edhe më herët. Sipas zbulimeve arkeologjike dhe
atyre të rastësishme, konkludohet se nën tokë pothuajse në një pjesë të
konsiderueshme të territorit të fshatit të sotëm Radhimë, mund të fshihen gjëra
të tjera me vlera historike për jetën e hershme të kesaj treve. Duke analizuar
zbulimet e kryera në Shkalla, breg të Fsakës, majë të Çukës, Grabo, etj., mund
të konkludohet për një jetë para ngulimeve helene. Për shembull, në vendin e
quajtur Mavrenerua; direkt poshtë shkallave të Beguet, janë zbuluar shenja jete
të lashtësisë, si dhe pesha tezgjahu qeramike, që sipas arkeologëve i përkasin
një periudhe më të hershme se sa dyndja e eubeasve në Orik dhe pushtimeve
romake... Ndërsa zbulimet që i përkasin peridhës rreth 2500 vjet më parë dhe që
vërtetojnë një jetë të gjallë e aktive në këtë trevë; janë të pafund,
veçanërisht Peshë tezgjahu gjetur në Mavrenerua e në Sello, majë të Nik
Gjomitrit, majë të Bregut, Mavrenerua, Katohori’, Virua, Papadhëndro, Jonufër,
qafë të Liqërit etj. Për shembull nga dy varre të zbuluara në vitin 1965 në
oborrin e shtëpive të Beqir Mjaltit dhe Ibrahim Begos (Laze Rexhepit),
vërtetohet jo vetem ekzistenca e jetes rreth shek. III-II p.K, por nga iventari
i sendeve të gjetura në tá si vathë floriri me figurën e pëllumbit, varëse,
byzylykë etj. flasin për një qytetërim e një nivel të lartë jetese në këtë
trevë, që natyrisht kërkon kohë për t’u arrirë. Jo më shumë se 100 m larg në
drejtim të veriut, në shtëpinë e Malo Musa Begotares një tjetër varr me të
njëjtat karakteristika dhe i po të njëjtës periudhë, ku së bashku me skeletin e
një gruaje u zbuluan edhe eshtrat e një fëmije; fenomen ky pothuajse i veçante
për periudhën në fjalë, si dhe tre lotore balte, me lartësi 10-15 cm secila.
Nga kjo shpërndarje mund të konkludohet se edhe në Sello mund të ketë patur
nekropol, dërsa ai i majës së Bregut është një dëshmi e padiskutueshme, histori
më vehte. Të nisur nga dëshira për të patur edhe ata një fushë të vogël sporti
sa më pranë shkollës, nxënësit në zonën midis gurit të Çarë dhe lëmit të
Kacidhjaret në vitin 1970 filluan gërmimet, pa ditur se nën këmbët e tyre ishte
fshehur jeta e të parëve autoktonë ... Vath floriri që i përket Monedha romake
shek. II shek. III-II p.K zbuluar zbuluar në Moçale në Nekropolin e Sellos Me
dhjetra varre 2500-2100 vjeçare; pasuri e pa fund... Në një varr me përmasa të
zakonshme, në krye mbi të tjerët një amforë, qyp me përmasa të mëdha, rreth një
kuintalësh. Duhej të përgatitej një bazament i veçantë me dërrasa për ta
transportuar pa e dëmtuar atë deri në muzeun kombëtar Tiranë. Qypa me përmasa
të tilla vërtetojnë se edhe në trevën tonë është përdorur zakoni pagan i
djegies së trupave. Më tej, plot varre të veshur e të mbuluar me pllaka balte e
qeramike të mëdha. Në tá, enë balte, lotore, orendi të ndryshme, etj. E për
çudi edhe një kupë me bërthama ulliri. Pak më lart, shumë afër gurit të Çarë,
një varr gruaje me një iventar shumë të pasur. Në trupin e saj plot 16 stoli të
ndryshme prej argjendi, si vathë, varëse, byzylykë, unaza etj. E në varrin
përbri saj një luftëtar; e kishin varrosur me gjithë jelekun prej hekuri,
ndërsa anash shpata e korroduar nga shekujt i bënte roje... Ndër të tjerë
varre; monedha argjendi, orendi balte e ndër to një fibul kocke me një kokë
dhie të gdhendur në krye, e vogël si një kokë bastuni, dukuri të cilën mund ta
lidhim me zbulimin e pllakës me kokën e dhisë të zbuluar vite më vonë në
Tragjas. Ndërsa më në jug të këtij nekropoli; varre të viteve 500-1000, për të
cilët arkeologet nuk treguan interes… Amfora antike të zbuluara në Dremicë Por
jo vetëm në majë të Bregut; varre të kësaj periudhe janë zbuluar edhe në
Papadhëndro, qafë të Liqërit, Katohori’, breg të Fsakës, Mavrenerua etj. ndërsa
pranë kishës së Shënkollit një varr me përmasa gjigande, me dhomë, paradhomë,
shkallë për t’u futur, etj. duke krijuar idenë e varrosjes në të’, të ndonjë
prijësi, por fatkeqësisht i grabitur kush e di se kur!?
3.
Cilët
janë disa nga autorët që kanë shkruar për fshatin Radhimë. N.Lameborshi
përmend:Ndër ta, italiani Ugolini thekson: “Përballë fshatit Radhimë, deti
krijon një gji’ të mbrojtur. Në punimet për ndërtimin e një moli, gjatë Luftës
I Botërore, pranë bregut u gjet një mur me blloqe që shërbente si xokolaturë e
një muri me tulla, i cili i përket periudhës romane” . Kurse nga Namik
Bodinaku, i ardhur në krye të një ekspedite arkeologjike në Tetor 1965 në
Radhimë, lexojmë: “Në Radhimë, tek shtëpitë e Ibrahim Begos dhe Beqir Mjaltit
janë zbuluar varre, që kanë dhënë materiale të periudhës antike, shek. III-II
p.K. Materiale të kësaj periudhe janë gjetur edhe në majën e Çukës, ku mund të
ketë qenë ndonjë vendbanim që lidhesh me këtë metropol.
L.
M. Ugolini : “Albania antica ” Vol. I Faqe 105 9 Në majën e Nik Gjomitrit janë
gjetur shenjat e një muri dhe materiale qeramike të perudhës antike. Veç këtyre
në anën jugore të kodrës, janë ndeshur mure me llaç dhe qeramikë të kohës
mesjetare. Ky ka qenë një vendbanim i vogël, i fortifikuar për mbrojtje të
rastit. Edhe në bregun e Fsakës, Drumbe, Shkalla, Jonufër janë gjetur materiale
të periudhës antike”.
Namik
BODINAKU d.v. Arkeolog Tiranë, Korrik 1971 Arkeologët Neritan CEKA dhe Nail
SHEHU, gjatë zbulimeve arkeologjike në Nekropolin e Sellos, Radhimë 16 – 19
Tetor 1965 .Ndërsa nga shënimet eNovruz Barjami, mbajtur gjatë viteve kur ai ka
qenë mësues në Radhimë, shkëpusim: Gjurmë arkeologjike në fshatin Radhimë .
Në
vitin 1979, në sheshin para shkollës së vjetër në Majë të Bregut, gjatë
punimeve të bëra për sistemimin e oborrit të saj, u zbuluan disa varre. Varri i
parë, ndodhej pranë gurit të Çarë, me drejtim L-P. Skeleti ishte pothuajse i
paprishur mbi një taban dolomiti të sheshuar. E veçanta e këtij varri ishte se
në iventarin e zbuluar ishte edhe një monedhë floriri me peshë 3 gr e diametër
1.3 cm; si dhe një FIBUL e punuar në kockë. Fibula kishte një gjatësi 12 cm, e
zbukuruar me figura gjeometrike dhe në krye të saj ishte gdhendur një kokë dhie
pothuajse e njëjtë me atë të përkrenares së Skënderbeut… Pesë metra më në jug
të gurit të Çarë, gjatë gërmimeve u zbuluan edhe tre varre të tjerë, që i
takojnë të njëjtës periudhë, asaj romake. Inventari i tyre flet se këtu kemi pasur
të bëjmë me një qendër të banuar urbane. Nga objektet e gjetura në varrin e
parë, u përcaktua se skeleti i 10 Bota Radhimjote padëmtuar i përkiste një
femre, në trupin e së cilës ishin vendosur me dhjetra zbukurime që ruheshin në
gjendje shumë të mirë dhe që të mahnisnin me bukurinë dhe finesën e punimeve.
Në falangjet e gishtrinjve qëndronin tetë unaza me relieve të ndryshme, që për
mendimin tonë kanë shërbyer si vula. Në parakrahun e majtë kishte të vendosur
një byzylyk argjëndi, i cili përbehej nga katër rrathë dhe fillonte e mbaronte
me kokë gjarpëri. Në të dy anët e kafkës, tek pozicioni i veshëve rrathë të
dyfishtë po prej argjëndi. Në pjesën e kraharorit qëndronin dy karfica, ndërsa
në pjesën e mezit u gjetën pafta brezi dhe gjilpëra. Në fund të këmbëve ishte
vendosur një lotore me lartësi 7 cm e lyer me vernik kafe të errët. Lotorja
ishte e zbukuruar nga një vargëzim i stilit të grurit ose thekrës. Varri i dytë
i takonte një luftëtari, me skelet me gjatësi 186 cm. Inventarit të këtij varri
i takojnë një mburojë, dy kallca metalike e një përkrenare metalike; të
dëmtuara nga korrozioni. Në këtë varr u gjetën edhe dy monedha me nënshkrimin
“ORIKON”. Ndërsa në varrin e tretë u gjetën një shpatë, tre maja heshtash e një
kupë metalike. Në pjesën e jashtme të kupës, gjejmë të punuar në mënyrë të
përsosur relievin e trupit të një femre. Objektet e gjetura në këto varre, që
sot ruhen në Muzeun Arkeologjik Tiranë, na njoftojnë prej lashtësisë se në
territorin e fshatit Radhimë, në kohët antike ka jetuar një komunitet me nivel
të lartë jetese”. Novruz Barjami d. Historian Radhimë, Maj 1979 Objekte
qeramike të shek. III-II p.K. zbuluar në Majë të Bregut në Maj 1979 Në
Enciklopedinë Shqiptare, botim i vitit 1985, theksohet : “Oriku, themeluar në
shek IV p.K. nga Eubeasit; nga autorët antikë të shek V p.K. përmendet si port
i rëndësishëm. U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe
maqedonasve. Aleksandri i Maqedonisë e pushtoi nga deti në vitin 214 p.K. Në
shek. II u rrënua nga një tërmet i fuqishëm. U rindërtua në shek. V-VI. Në
periudhën bizantine dhe mesjetë njihet me emrin Jeriko. Në shek. XII u ndërtua
kisha e Marmiroit.” Po aty, në faqen 903 për Radhimën lexojmë: “Fshat në
rrethin e Vlorës (P), në shpatin P të malit të Lungarës. Dëshmohet si vendbanim
i lashtë i shek. III-II p.K…....” Objekte qeramike të shek. V-III p.K. të
gjetura në Radhimë dhe të afishuara në muzeun e Vlorës Nisur nga këto dëshmi,
na jepet e drejta të konkludet se: Në vendin ku është Radhima sot, si dhe në
një pjesë të territorit të saj, për vete kushtet tejet’ të favorshme që ka,
është banuar qysh në lashtësi prej fisit te Amanteve, pra para dyndjes së
Eubeasve. Vet ardhja e tyre me një qytetërim më të madh e ndofta në sasi të
konsiderueshme, pa tjetër që ka ndikuar për një zhvillim më të shpejtë të
vendbanimeve në fjalë; nisur kjo edhe nga zbulimet arkeologjike të shumta. Duke
vazhduar më tej, theksojmë se në qytetërimin antik në Ballkan e më gjerë në
Mesdhe, përveç mermerit dhe gurit të gdhendur, një vend të veçantë në përdorim ka
patur tulla e tjegulla prej balte e veçanërisht qeramika. Duke i hedhur një sy
me vëmendje gjiut të Dukatit, vendet më të pasura me argjil të pastër, që
shërben si lëndë e parë për tó është Radhima; më 12 Bota Radhimjote konkretisht
vithitë e Rukuet në Virua dhe Papadhëndrua, në të cilat duhet të ketë patur
punishte për prodhimin e tjegullave, tullave, enëve prej balte, etj. Kjo
vërtetohet konkretisht, kur në vitet 1969-1973 u krye sistemimi i tokave dhe
taracimi në këto vende. Në të gjithë zonën prej afërsisht 300-400 m gjatësi
poshtë Vithive të Rukuet dhe më pak në Papadhëndro, u zbuluan forma të furrave
pjekëse si dhe copëza tullash, tjegullash, orendish shtëpiake prej balte pa
masë. Gjendja e këtyre mbeturainave tregon për skarcitetet e dala nga furrat.
Pra krahas punëve të tjera, banorët autoktonë janë kthyer në artizanë të
qeramikës për vetë nevojat që duhet të ketë patur qyteti i Orikut, Aulonës e
ndofta më gjerë. Prandaj edhe monedha orikase është gjendur kudo. E kjo
tregëti, për vetë faktin e qënies së Orikut port i rëndësishëm dhe mendimit të
ekzistencës në Mavrenerua të një moli antik, duhet të jetë bërë nga deti. Por
gjithmonë duke mos përjashtuar komunikimin nga toka, pavarësisht se ekzistenca
e lumit të quajtur sot Izvor mund të ketë krijuar vështirësi, sidomos në dimër.
Komunikimin nga toka mund ta argumentojmë me ekzistencën në fushë të Viroit të
një rruge me kalldrëm, natyrisht e dëmtuar dhe e fundosur në një thellësi
afërsisht 1.5 m. Gjerësia e saj të jep të drejtën të mendosh se ka qenë e mjaftueshme
për kalimin e karrocave antike të ngarkuara me prodhime balte e qeramike. Nga
këto fakte mund të thuhet se banorët jetonin në Grabo, Drumbé, majë të Nik
Gjomitrit, majë të Çukës, breg të Fsakës, Katohori’, Shkalla, etj dhe punonin
në Papadhëndro, Virua, Mavrenerua, etj. Për portin në fjalë mund të merren për
bazë edhe thëniet e Xhevit Azemit, mbi ekzistencën e një muri mbi xhaden e
sotme në vendin e quajtur Mavrenerua, ku dalloheshin edhe vendet prej druri për
lidhjen e anijeve në mol, që në gjuhën detare quhen bollard (anglisht). Ndofta
për këtë mur bën fjalë edhe Ugolini!? Ose zbulimi i një tubacioni uji i
ndërtuar me tubo balte me diameter 10 cm e gjatësi 80 cm çdo copë, i cili
përshkonte një distancë prej afërsisht 1000 metra me vetërrjedhje nga vendi i
quajtur fiqtë e Kucet drejt kishës së Shënkollit e ndofta deri tek punishtet e
qeramikës në Virua a vendbanimet për rreth. Por, përveç lulëzimit duhet të kenë
ndodhur edhe shkatërrime me përmasa të mëdha. S’ka se si të jetë ndryshe. Kur
romakët pushtuan Orikun dhe e përdorën atë si port mbështetës në luftë kundër
ilirëve dhe maqedonasve, ndër të parët që u përballën me pushtuesit ishin ata
që jetonin në vendin e quajtur sot Radhimë. Po ashtu edhe kur Oriku ra në duart
e Aleksandrit të madh; treva radhimjote ishte periferia e qytetit. Gjithashtu
dihet që mbreti Cezar ka zbarkuar në Akrokeraun dhe pas hapjes se portave të
Orikut, trupat e tij nga deti dhe toka morën rrugën drejt Apollonisë e më tej
për në Durrës. E për të shkuar atje dihet që e vetmja rrugë tokësore kalonte
përmes vendit që sot quhet Radhimë, fakt të cilin e përmend edhe Carl Patsch:
“Duke ndjekur shtratin e përroit të Radhimës, arrin në bashkimin e tij me
përroin e Dukatit. Këtë rrugë ka ndjekur edhe Cezari ........”*Carl Patch: “Nga
Berati në Vlorë” Faqe 54 .
Duke
shkuar më tej, tërmeti i fuqishëm që fundosi Orikun, pa tjeter që ka qenë me
pasoja shkatërruese edhe për rrethinat e tij, d.m.th. edhe për vendbanimet në
Radhimën e sotme. E megjithatë ndër vite nevojat e kohës e ripërtëritën Orikun
e bashkë me të, natyrisht edhe rrethinat. Sipas të dhënave historike ky
qytet-port në shek VI lulëzoi përsëri. E duke bërë një lidhje me trevën
radhimjote, sipas arkeologëve kisha e Shënkollit në Mavrenerua, nga mënyra e
ndërtimit duhet t’i përkasë periudhës së fillimit të ndërtimit të kishave, pra
gjysmës së dytë të mijë vjeçarit të parë, ndërsa në majë të Bregut varret e
shumtë të mijëvjeçarit të parë argumentojnë hipotezën e vazhdimit të jetës në
këtë zonë. Të njëjtën gjë thotë edhe Bodinaku për majën e Nik Gjomitrit. Duke
përdorur për kohën e largët, argumentet e pakta dhe rrjedhimin llogjik, një ide
më të saktë se çfarë mund të ketë ndodhur, e jep Ekrem Vlora: “Që nga shek VI e
deri në shek XI, fushat dhe buzëdeti në këmbë të këtyre malishteve, ishin bërë
sheshi i harakopjes të kusarëvet të tokës edhe të ujit. Dyndjet e popujve
barbarë, që përmbytnin çdo 2-3 vjet Shqipërinë, kishin rrënuar dhe zhdukur
njerin mbas tjetrit qytetet Aulon (Vlorën e vjetër që qëndronte mbi gadishullat
e Zvërnecit)- Orikun (në Pashaliman), Amanthija (në Ploçë) dhe kishin detyruar
një pjesë të madhe të banorëve të këtyre të shpërndaheshin në të katër anët për
të kërkuar strehë dhe shpëtim në vendet, kurse vet natyra e tokës përbënte një
mbrojë. Në këtë radhë hynte edhe Kanina, që strehoi shumë të arratisur nga
Auloni e ndofta edhe nga Oriku. Kujdesja e parë e njerëzve që u mblodhën mbi
kodrat e Kaninës, të trembur nga mjerimet që pësuan, ka qenë sigurisht
përgatitja e një vendi të mbrojtur e të rrethuar nga mure.” * E duke aluduar
për krahinën tonë, ndofta kësaj periudhe mund t’i përkasin fortifikimet në Nik
Gjomitër e Gjon Boçar, ngjitja e popullsisë më lart si në vendin e quajtur sot
bregu i Qishës, Dremicë, në vargmalin Lungarë e drejt luginës natyralisht të
fortifikuar të Dukatit!? Ndërkohë për të hedhur pakëz dritë në këto periudha të
errëta historike, në prag të pushtimit të bregdetit tonë nga normanët mund të
përmendim disa shkrime: “Në vitin 1018, disa shkrime kishtare zënë në gojë
Kaninën, kalanë dhe kishën e saj. Kisha kishte fituar në atë kohë rëndësi të
posaçme në rrethin e Ipeshkvisë së Orikut; ajo ish bërë selia e një
Arhimandriti, që kish epitrop dhe disa pasuri tokësore” Ndërsa gjatë dy
luftrave që bëri perandori i Bizantit, Aleksi i I më 1081-1118 kundër normanëve
të Siçilisë, zihet në gojë Kanina, Vlora, Uji i Ftohtë (krio nero) nga ku
veçojmë: “Gjithë krahina e Dukatit, ish Arhoni, në të cilën banorët kishin
marrë tokat nga qeveria në Emfitenis (me qera të përjetëshme) dhe vareshin pra
nga qeveria e vendit ose nga ai që i kish marrë në pronë të privilegjuar (feude
në kohën e Angevinëve dhe të Aragonëve)”. * Ekrem VLORA: “Kalaja e Kaninës”
Romë 1961 Faqe 11 14 .
E
ky përshkrim shoqërohej edhe me një hartë, në të cilën figuron edhe vendbanimi
Radhimë, duke vërtetuar kështu se në periudhën 1081-1118, Radhima ka ekzistuar
si vendbanim me emrin që ka edhe sot.