| E hene, 26.07.2021, 07:40 PM |
Si ish-sigurimsi 97 vjeçar Pilo Shanto vazhdon luftën kundër CIA-s në SHBA, si qytetar amerikan, me pension shtetëror amerikan
Nga
Kastriot Myftaraj
Këto
ditë në mediat në Shqipëri qarkulloi bujshëm përralla e treguar nga ish-oficeri
i Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar, Pilo Shanto për atë sesi Sigurimi i
Shtetit në fillim të viteve pesëdhjetë
vuri në lojë shërbimet e fshehta amerikane dhe britanike duke bërë të
dështonte operacioni i tyre për përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri
nga desantët, të quajtur në Shqipëri me fjalën e përdorur nga rusët
“diversantë”.
E
vërteta e kësaj ngjarjeje është se pas këtij “suksesi” të madh të Sigurimit të
Shtetit ishte Kim Philby, agjenti sovjetik në shërbimin e fshehtë britanik që
ishte dhe ndërlidhës me atë amerikan, prandaj spiunonte edhe CIA-n te KGB. E
vërteta e plotë mbetet ende për t’ u zbuluar dhe mund të ketë pasur edhe
agjentë të tjerë sovjetikë që kanë ndikuar.
Që
Pilo Shanto vazhdon tregon përralla dhe sajon anekdota sigurimse edhe tani në
moshën 97 vjeç, kjo gjë nuk do të kishte asnjë rëndësi, nëse ai nuk do të
jetonte në SHBA, ku prej kohësh ka marrë shtetësinë amerikane, paguhet nga
taksapaguesit amerikanë me një pension pleqërie, të cilin po e gëzon më gjatë
se shumica e amerikanëve që kanë punuar dhe paguar për pensionet e tyre, si dhe
përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë në spitalet amerikane. Ky është
triumfi i vërtetë i ish-sigurimsit Pilo Shanto ndaj CIA-s.
Por
ka edhe më, djali i Pilo Shantos dhe nusja e tij janë punonjës federalë
amerikanë jo të parëndësishëm. Logjikisht në statusin e tyre duhet të ndikonte
fakti që Piloja vazhdon punon
praktikisht për shërbimin e fshehtë rus si dikur.
Ata
shqiptarë të cilët i besuan CIA-s dikur dhe morën pjesë në operacionet
desantuese ranë në kthetrat e diktaturës komuniste dhe e pësuan e bashkë me ta
edhe familjet dhe të afërmit e tyre që vuajtën në burgje dhe kampe internimi të
punës së rëndë të detyruar dhe të papaguar. Vështirë që ndonjëri prej tyre që
ka qenë moshatar me Pilon të jetë gjallë sot.
Piloja
është gjallë dhe mirë me shëndet sepse për shëndetin e tij kujdeset shteti
amerikan. Me paratë e taksapaguesve amerikanë Pilo Shantoja ka bërë edhe një
udhëtim në Moskë për të nxjerrë mallin e kohës së shkollimit atje, si dhe për
të vënë një tufë lule te varri i Kim Philby-t, duke pohuar kështu tërthorazi se
kujt i takonte merita e arritjeve që i jep vetes dhe ish-Sigurimit të Shtetit
komunist.
A
nuk duhej që ky Pilo Shantoja duhet të kishte qenë person i padëshiruar në
SHBA, nuk duhej që t’ i jepej e drejta e hyrjes në SHBA dhe as t’ i jepej
shtetësia amerikane.
Pilo
Shantoja në SHBA, me shtetësi amerikane, me pension shtetëror amerikan bën atë
që është mësuar të bëjë, luftën kundër CIA-sturpi dhe krimi i qeverisë federale
amerikane. Madje ka edhe të tjerë kolegë të Pilo Shantos në Amerikë.
Pilo
Shantoja dhe eprorët e tij nuk kanë punuar Amerikën dhe CIA-n, por për
Bashkimin Sovjetik dhe KGB-në kundër Amerikës dhe CIA-s. Operacioni i dështuar
për përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri njihet si një nga dështimet e
mëdha të CIA-s.
Enver
Hoxha, shefi i madh dhe idhulli i Pilos, kur la librat e tij testamentare me
kujtime, në mënyrë domethënëse, atë për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane e
quajti “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, atë për marrëdhëniet shqiptaro
ruse “Hrushovianët”, atë për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave “Titistët”, atë
për marrëdhëniet shqiptaro-greke “Dy popuj miq”.
Nëse
Enver Hoxha do të kishte përdorur në rastin e këtij libri të njëjtën logjikë si
edhe në rastin e librit të tij për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe
Britaninë e Madhe, të cilit i vuri titullin «Rreziku anglo-amerikan për
Shqipërinë», atëherë duhej që titulli i librit “Hrushovianët“ të kishte qenë
“Rreziku rus për Shqipërinë“, ose së paku “Rreziku sovjetik për Shqipërinë“.
Por Enver Hoxha i diferencoi në mënyrë shumë domethënëse anglosaksonët nga
sllavët. Kumti i qartë i Enver Hoxhës ishte se, derisa armiqësia me Rusinë
ishte ideologjike, dhe mund të kapërcehej me ndryshimin e udhëheqjes në
Kremlin, armiqësia me vendet anglo-saksone ishte e përjetshme. Pra, për sa i
përket Rusisë, Enver Hoxha nuk shikonte për shqiptarët ndonjë rrezik të
gjithkohshëm, si në rastin e vendeve anglo-saksone, por vetëm një rrezik që
vinte nga disa persona të cilët në atë kohë ishin në pushtet.
Është
çudi, ose ndoshta jo që Zëri i Amerikës nuk flet për këtë Pilo Shanton. VOA në
shqip kontrollohet edhe sot nga agjentë të ish-Sigurimit të Shtetit.
Shumëkush
mund të pyesë se përse Amerika e lejon Pilo Shanton të rrijë dhe të bëjë ato që
po bën atje. Arsyeja është se Amerika ka zgjedhur si partner ish-komunistët dhe
ish-sigurimsat për ta kontrolluar Shqipërinë për llogari të perandorisë
amerikane. Nëse pyesni për arsyen e kësaj zgjedhjeje amerikane përgjigjia është
se kjo ka të bëjë me atë se për çfarë i duhej Amerikës Shqipëria dhe në cfarë
donte ta shndërronte vendin. Këtë punë e bënin më së miri ish-komunistët dhe
ish-sigurimsat që e përdornin fjalën “atdhe” por ishin betuar në Manifestin
Komunist të Marksit dhe Engelsit ku kërkohet të betohet që komunisti nuk ka
atdhe.
Nuk
duhet të çuditen amerikanët kur pasardhësit e njerëzve si Pilo Shanto dhe
partia e tij, sot në pushtet në Shqipëri, të shiten te Partia Komuniste e Kinës
sapo të venë re se Kina është fuqizuar më shumë se SHBA.
Shumë
detaje, si ky me Pilo Shanton, më kanë nxitur që emisionin tim televiziv ta
quaj “Ju flet Moska”, sepse Moska na flet edhe nga Washingtoni si në rastin e
këtij Pilos, por dhe të atyre që ia kanë mundësuar këtë gjë.