| E diele, 18.07.2021, 11:00 AM |
Trepça pasuria dhe krenaria jonë kombëtare
Nga Hilmi Saraçi
Në një luginë në mes të maleve të Pretenit dhe
atyre të Kutllovcit, bri rrugës që të shpien për në malet piktoreske të Shalës
së Bajgorës, rreth 10 km në veri-lindje nga Mitrovica, gjendet miniera Trepça në
Stan Tërg, më e mëdhja në Evropë për nxjerrje të metaleve të plumbit, zinkut,
arit e argjendit. Kosova asnjëherë nuk ka bërë një vlerësim të detajuar për
vlerën reale të kombinatit metalurgjik “Trepça”.
I vetmi studim për të
gjitha resurset natyrore të Kosovës që është bërë në vitin 1992, ka vlerësuar
se potencial material i Trepçës mund të jetë 85 miliardë dollarë.Gjithashtu në
vitin 1992 është bërë një vlerësim për të gjitha resurset e Kosovës dhe ka dalë
një vlerë prej 505 miliardë dollarë. Pjesa kryesore e tyre kanë qenë
thëngjilli, kaustobiolidet, ndërsa Trepça në atë kohë potencialin material e ka
pasur 85 miliardë dollarë.Trepça
njihet për rezerva të mëdha të mineraleve, plumbit, zinkut, argjendit dhe arit.
Për Trepçën flitet shumë moti prej vitit 1303
ka dokumente që flitet për te, po dihet në atë kohë është punuar në mënyrë
primitive deri në vitin 1924 kur gjeologët anglezë kanë filluar hulumtimin për
Trepçën. Më1930 kanë startuar me
prodhim e kanë marrë Trepçën me konsesion prej 50 viteve dhe e kanë regjistruar
në bursën e Londrës duke e emërtuar dhe e kanë startuar prodhimin’’…
Trepça është një
minierë e lashtë plumbi, zinku,argjendi, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme
në Kosovë, gjegjësisht në
komunën e Mitrovicës.
Trepça në kohën e shtetit Jugosllavi kishte
shumë famë dhe ishte njëra ndër motorët e ekonomisë jugosllave.
Fatkeqësisht kjo minierë u
shfrytëzua nga regjimi jugosllav dhe frytet e saj shumë pak u shijuan nga
populli autokton shqiptar i
Kosovës.
Hulumtimi i parë
gjeologjik filloi në vitin 1924. Në vitin 1930, filloi prodhimi dhe
mineralizimi i vivsulfidit të plumbit dhe zinkut në këtë burim. Gjatë Luftës së
Dytë Botërore gjermanët mbanin Minierën e Trepçës në gjendje pune, por me një
nivel të reduktuar të prodhimit. Nga 1945 deri në vitin 1990, miniera ka punuar
pa ndërprerje, me një kapacitet mesatar prodhues prej rreth 600,000 ton në vit.
Sidoqoftë, pas luftës,
gjatë periudhës 2000-2004 janë bërë vëtëm përgatitje të minierës, e kryesore ka
qenë organizimi i punës për tharjen e minierës nga ujrat nëntoksore të
akomulluar, aftësimi i stabilimenteve vitale të minierës ku është bërë një punë
e mirë. Në vitin 2005 ka filluar prodhimin testues ku edhe tani vazhdon
prodhimi por, me kapacitete dhe kushte të pavolishtme...
Tani miniera ndaloi së
prodhuari, por ka hulumtuar dhe është përgatitur për punëtori të prodhimit.
Kështu në vitin 2005 miniera filloi prodhimin e Pb (Plumbit) dhe Zn (Zinkut) me kapacitet minimal.Para luftës
Trepça punësonte rreth 22.000 punëtorë. Produktet kryesore ishin xehet dhe
koncentrati i plumbit dhe zinkut, plumbi i rafinuar dhe aliazhe te plumbit,
argjend, ari, bismut, zink elektrolit dhe kadmium, acid sulfurik, acid
fosforik, plehra superfosfate, akumulatorë, bateri nikelkadmiumi, municion të gjuetisë, gypa dhe tel
plumbi, llamarinë të zinkuar dhe produkte prej llamarinës, materiale
elektrokontakti, vagoneta, elektrolokomotiva për xehtari, pajime dhe pjesë rezervë
për metalurgji dhe xehtari e produktet të
tjera. Aktualisht, Trepça nuk prodhon. Kjo shprehet mjaft keq në prodhimin e
përgjithshëm industrial të Kosovës dhe në eksport, sepse pjesa dërmuese e
produkteve të Trepçës eksportohej. Për riaktivizimin e Trepçës nevojitën
investime të mëdha, të cilat duhet të sigurohen nga partnerët ekonomik të
jashtëm dhe të brendshëm.
Ishin kohë të turbullta kur
rezistenca paqësore ndaj një regjimi fashist filloi ndër minatorët. U
bënë 30 vite që kur minatorët e Trepçës filluan grevën e urisë. Mbi 1,300
minatorë, kishin hyrë në grevë urie për të mbrojtur autonominë e Kosovës,
ky hap i guximshëm po fillonte zhbërjen e Jugosllavisë.
Greva historike e
minatorëve të Trepçës bëri bujë të madhe në vend duke kaluar
në rezistencë gjithë popullore, kështu filluan t’iu dridhen themlet
Serbisë dhe regjimit të saj e cila si qëllim kishte zhbërjen e popullit
shqiptar në Kosovë.
Poashtu
greva nuk kaloi pa bërë bujë në mediat dhe qarqet diplomatike ndërkombëtare të
cilat po përcillnin me vëmendje fillimin e zhbërjes së një fuqie të madhe në
atë kohë siç ishte Jugosllavia.
Ky ishte vetëm fillimi i
ngjarjeve të njëpasnishme të cilat pëfshien një dekade duke mbaruar me luftëra
dhe shkëputje të shteteve të cilat nuk duronin politikat naciste serbe.
Pas 30 viteve kujtojmë
vendosmërinë e e minatorëve të cilët me çdo çmim nuk hiqen dorë nga lufta për
liri dhe demokraci sepse zëri i tyre u bë udhërrëfyes për një popull të
vuajtur dhe të përndjekur ç’njerëzisht për një shekull.
Dihet që Trepça ishte një
gjigand i metalurgjisë dhe shtyllë kyçe në zhvillimin ekonimik të Jugosllavisë.
(Nga libri im monografik : “Ibush jonuzi dhe minatorët grevistë të
Troçës 1988-1989)