| E diele, 18.07.2021, 10:43 AM |
BABUSH!
In
memoriam, Profesor-doktor MURAT GECAJ
(29
mars 1940-16 korrik 2020)
Nga
Përparim HYSI
BABUSH!
Sa
vështirë që e ndjej veten, kur zë e të shkruaj për ty. E di pse? Se, të
shkruash për jetën e një njeriu, do të
thotë që ta rindërtoshë atë.Këto fjalë i ka lënë një DITURAK e PROFESOR i madh
që quhet MOIKOM ZEQO dhe nuk ka se si mos i vlerësosh, Unë marrë penën të shkruaj dhe një lumë
asociacionesh vërshojnë si ato bletët që dalin nga kosherja. Është trysni që
nuk e përballon dot. Nuk di çfarë të them më parë për ty, o BABUSH! Njeri tepër vital, i kudogjendur, i gatshëm të bëhesh kurban për miqtë e shokët e shumtë. I papërtuar dhe i përpikët si një
sahat"Omega" dhe ZHYL VERNI, kur shkroi "Rreth botës për
80-ditë" më duket se FELIAS FOGUN e shkroi sipas modelit tënd. Sa altruist
dhe po aq buzëqeshur! Një buzëqeshje të çiltër e të pastër kristal, siç dinë të
qeshin fëmijët. Nëse ÇEHOVI diku shkroi se" Njeriu duhet të ketë gjithçka
të bukur:edhe fytyrën, edhe shpirtin, edhe mendimet, edhe sjelljen, por edhe
veshjen". Pa më thuaj kush tjetër i ka patur këto" resurse" veç
teje, BABUSH?!
BABUSH,
të thërres, a më dëgjon? Të pres
tek" Grandi", tek"ambsadat", tek
"Ulqini", tek "Ura e Tabakëve", tek "Taivani"
dhe
ti, sikur bridhje me vrap, kudo dhe
kurdoherë në orën e caktuar. Në sa
promovime librash ke marrë pjesë? Sa autorë dhe sidomos autore librash ke
zbulular dhe i ke inkurajuar duke u bërë paksa "kumbar" dhe u ke
dhënë një emër.
Lista
e librave dhe, veçanërisht, intervistave që ke bërë, është aq e gjatë, sa, po t'i kthesh në numra është me tri shifra
dhe,
nëse i hedh në një hartë gjeografike, harta nuk
i nxë. Gjeografikisht këto intervista janë të vendosura në hartë
gjeografike të botës, ku futet EVROPA.Amerika dhe deri në AUSTRALI.
BABUSH!
Kujtimet
për ty, sa më ngrohin, aq dhe më shkaktojnë dhimbje. Qemë miq që e donim
njëri-tjetrin, dhe, kur shëndeti yt po
tronditej, takimet i bënim aty, përballë shtëpisë tuaj tek
kafe"Galaksi". Vija të merrja prej krahu atje, tek kati i katërt dhe
tek zbrisnim tek kafja, rrethi shtohej: IBRAHIM HAJDARMATAJ nga TROPOJA; VIRON
KONA nga BERATI; SEJDO HARKA nga PËRMETI; BASHKIM SALIASI nga SKRAPARI; ILINDEN
SPASSE, i biri i STERJO SPASSE dhe, pa harruar, ndonëse rrallë, PROFESOR
BARDHYL XHAMA dhe KADRi TARELLI. Promotori i gjithë këtyre takimeve ishe ti, o BABUSH që ishe aq i mirë.Nuk duhet të
harrojmë FIQRI SHAHINLLARIN;FUAT MEMELLIN e QATIP MARËN që janë në AMERIKË.
BABUSH,
nuk do t'ia falja vetes, por dhe ti nuk do më falje, se ti qe mik i sa e sa femrave krijuese, si:LIDA
LAZE;Eliverta KANINI;DIANA ZHITI, VERA ISTREFI, Monda Moisiu, ELEONORA QEPAROI,
VIOLLCA KONI e plot të tjera.
Qëkur
ke ikur ti, unë nuk vij më tek "GALAXI" se mungon ti. Virusi vrasës
corona, nuk të fali. Nesër, më 16 korrik bëhet plot një vit. BORGES thotë:
"Kur vdes një njeri, vdes një
bibliotekë", por për NJERI me formatin tënd, BABUSH, të shkon për shtat thënia e
LAMARTINIT:"Nganjëherë vetëm një njeri është ndarë nga jeta dhe gjithë
bota duket e shpopulluar". Ja kështu më duket që ka ndodhur.
BABUSH!
Të dua dhe nuk të harroj!
Tiranë, 15 korrik 2021