| E merkure, 14.07.2021, 06:30 PM |
Ngulfatja e shpirtit për
së gjalli!
Shkruan:
Florim Zeqa
“Nuk botohet kjo!”, ishte përgjigja e shkurtër e
një portali pas shkrimit sa monumental, po aq profetik të datës 19.02.2020, me
titull; “LVV+LV apo lista me 3V nuk janë formula ç’kapjses së shtetit!” Siq
duket nga ky moment u mbyllën dyert për shkrimet e mia në këtë portal pas një
bashkëpunimi 10 vjeçar!
Mediat janë ato që e thejnë heshtjen e qytetarëve
Mediat (të shkruara dhe elektronike) janë regjistri
i veprimeve tona, janë kujdestar i ndërgjegjës sonë, mbajtës i ngjarjeve tona,
të cilave ju drejtohemi për të gjetur forcën dhe kurajon, më shpresën, që më
ndihmën e tyre, njeriu të bëhet ai që ka lindë: të jetë i lirë dhe i pavarur.
Një fjalë e urtë Gjermane thotë: "gazetarët
shenojnë lindjen dhe përfundimin e një kohe", që do të thotë se roli i
mediave në një shoqëri demokratike është krucial dhe i pa zevendësueshëm.
Në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi i
politikanëve janë bërë standard i jetës, i veprimeve të qeveritarëve, kur
njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza
morale, kulturore e sociale, janë MEDIAT ato që duhet të thonë të vërtetën për
gjithçka, për të zbardhur të vërtetën e kamufluar e të gjitha prapësive të
ndodhura në Kosovë, nga paslufta e këndej.
Gazetaria nuk e nënkupton vetëm kërkimin e lajmit,
përkundrazi nënkupton kërkimin e së vërtetës mbi të gjitha ato zhvillime
politike dhe ngjarje që janë me interes për shoqërinë, për qytetarët, për
njerëzit e thjeshtë.
Në rrethanat e pluralizmit politik, gazetaria nuk
guxon të jetë partiake dhe as në shërbim të grupeve të interesit, ashtu sikurse
që gazetari nuk duhet të vrapoj pas lajmeve senzacionale, pas ngjarjeve të
çastit të cilat e zhvëndosin vëmëndjen e opinionit publik ndaj ngjarjeve
shumfish më të rëndësishme apo të bëhet "Zogu" i dikujtë më i
rëndësishëm se skandalet e qeveritarëve të vendit tonë.
Gazetarët duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë
i fuqishëm i i ndryshimeve të përgjithshme shoqërore dhe zë plural i respektuar
nga opinioni i gjërë, në kërkim të lajmit, edhe atëherë kur ai nuk shihet dhe
dëgjohet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për ti bërë gjithmonë të qartë
lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!
Fjala demokraci rrjedhë nga fjala Greke
"ISONOMIA", që nënkupton barazinë e njerëzve para ligjit, me lirinë e
shprehjes dhe pjesëmarrjen e drejtëpërdrejt të popullit në vendim-marrje.
Në një shoqëri të lirë dhe demokratike fjala
"SEKRET" është e neveritshme, konspiracioni monolitik (partiak) i pa
pranueshëm, i cili ju besohet mjetëve të pa ndershme të informimit, për të
përhapur sferën e tyre të influencës.
Por në demokraci, kur pushteti rrëmbehet një herë
nga totalitarët nuk lëshohet aq lehtë. Për t’a mbajtur pushtetin i përdorin të
gjitha mjetet antidemokratike e anti-ligjore për ruajtjën e pushtetit duke
perfshirë ketu: armiqësinë në vend të zgjedhjeve të lira, kërcënimin në vend të
drejtësisë, gorillat e natës (njerëzit më maska) në vend të ushtrisë së ditës!
Si rezultat i kësaj intelektualët mbesin në heshtje,
asnjë krim nuk zbulohet, qytetarët tërhiqen nga debatet publike.
Hyrja e mediave nën grilat e pushtetarëve,
ngulfatje e shpirtit për së gjalli
Mediumet që kanë pranuar si zgjidhje financiare
hyrjen nën tutelën e pushtetarëve apo subjekteve politike me ndikim,
automatikisht e kanë të humbur pavarësinë e tyre editoriale, ngase politikat
redaktoriale të gazetës (portalit) i përcakton subjekti që i financon.
Në këto rrethana, më së vështiri është për
gazetarët profesionist që ju duhet të bien ndesh me etiken e tyre, për të
kamufluar të vërtetën sipas porosive të pushtetarëve, bosëve partiak dhe
pronarëve të shitur dhe servil.
A ka më vështirë për një gazetar profesionsit që të
ndryshoj brenda natës,...të nesërmën t'i thotë djallit ëngjëll, apo siq e thotë
populli; "dreqit dajë"!
Lum ai gazetar që arrinë ta ruaj pavarësinë
shpirtërore dhe paanësinë partiake. Futja e shpirtit të një gazetari apo
krijuesi nën grilat e pushtetarëve, apo hyrja nën kthetrat partiake është pak
më tepër se vetëvrasje, është ngulfatje e shpirtit për së gjalli.
Pushtetarët e rinjë e kanë rastin historik që me
veprime të përgjegjshme, të krijojnë stabilitet politik dhe ekonomik, të
krijojnë infrastrukturë ligjore që mbronë pronat dhe pasuritë e ligjshme të
qytetarëve, por që lufton pamëshirshëm të gjithë keqpërdoruesit dhe abuzuesit e
parasë publike.
Qytetari i Kosovës nuk guxon të bie viktim e
heshtjes, por duhet të shndërrohet në një qenje aktive politike, t'i shprehë
lirshëm opinionet e veta, e jo të mbetet shikues apo monitorues i gënjeshtrave
dhe mashtrimit të politikanëve të papërgjegjshëm, i krimit të organizuar dhe
korrupsionit të nivelit të lartë shtetërorë.
Kur mbyllet një derë e vogël, hapet një tjetër më e
madhe
Edhe përkundër mosbotimit të shkrimit të
sipërpermendur në fillim, pa asnjë hatërmbetje, të njëjtit portal në vijimësi i
dërgova edhe rreth 80 shkrime tjera autoriale, por asnjëra prej tyre nuk e pau
dritën e botimit! Nuk është thënë kot; “kur mbyllet një derë e vogël, hapet një
tjetër më e madhe”. Kështu edhe ndodhi në realitet, pas mbylljes së derës nga
një portal, jo një, por u hapën disa dyer të mëdha!