| E merkure, 14.07.2021, 06:18 PM |
Ja pse drejtuesi i SPAK Arben Kraja di si ta gjejë emrin e bashkëpunëtorit shqiptar të Toto Riinës dhe ka detyrim ta gjejë
Nga
Kastriot Myftaraj
Në
Shqipëri ka shkaktuar kureshtje të madhe një lajm i ardhur nga Italia se në
përgjimet që i janë bërë kryeshefit të mafias Toto Riina ka dalë një e dhënë
për një shqiptar, ekspert për atentate mafioze, i cili kishte shkuar në Itali
nga Shqipëria e izoluar komuniste në fillim të viteve tetëdhjetë. Nga analiza
që iu kanë bërë të dhënave hetuesit italianë del se bëhet fjalë për vrasjen e
prokurorit Rocco Chinnici themeluesit të grupit të prokurorëve antimafia, në 29
korrik 1983 në Palermo. Por nuk përjashtohet mundësia që ky shqiptar të ketë
marrë pjesë në atentate mafioze të mëparshmë dhe të mëvonshme. Fakti që Riina e
merrte punën e tij si shembull për ekzekutorët e mafias edhe dhjetë vjet më
vonë, tregon se ky shqiptar ishte vërtet një ekspert me përgatitje të posaçme.
Por,
përtej diskutimit në media, për këtë njeri duhet të bëhet një hetim edhe në
Shqipëri, nga SPAK. Çdo shtet ka detyrime ndërkombëtare për të punuar për
zbulimin e krimeve që kanë kryer qytetarët e tij në një vend tjetër. Dhe vrasja
është një krim që nuk parashkruhet kurrë.
Një
gjë është e sigurt. Personi në fjalë nuk ka qenë një njeri i çfardoshëm, ndonjë
i arratisur që u bë ushtar i mafies, por qartësisht ka qenë një ekspert shumë i
përgatitur si komando për misione të posaçme. Dihet se shteti komunist shqiptar
për të siguruar të ardhura është përzier në trafiqe ilegale të cigareve, armëve
dhe drogës. Nuk është çudi pra që kjo veprimtari të jetë zgjeruar edhe deri
atje sa t’ I jenë dhënë mafies ekspertë për atentate të stërvitur në shkollat e
posaçme në Shqipëri. Kuptohet që për këto veprimtari nuk duhet shpresuar që të
gjenden gjurmë nëpër arkiva. Pork a ende njerëz të gjallë që e dijnë të
vërtetën dhe ata duhen pyetur zyrtarisht.
Është
ende gjallë ish-zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme të kohës
së komunizmit njëkohësisht edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Sigurimit të
Shtetit në kohën kur ka ndodhur ngjarja, Zylyftaraj Mahmutaj (Ramizi). Ai ka
qenë zëvendësministër që në 16 tetor 1982 (ngjarja ka ndodhur në 29 korrik
1983) deri më 31 gusht 1990. Gjithashtu ka qenë edhe drejtor i Sigurimit të
Shtetit që nga 16 tetori 1982 deri më 31 mars 1987. Dërgimi i një eksperti
atentatesh në Itali për t’ u vënë në shërbim të mafies, nuk mund të bëhej pa
dijeninë e Zylyftar Ramizit.
Arben
Kraja duhet ta pyesë Zylon, siç e thërresin Zylyftarin, i cili sot është 84
vjeç por e ka mendjen top. Tekefundit disa ish-nazistë i kanë hetuar madje
arrestuar edhe në moshën 90 vjeç.
Nëse
Arben Kraja nuk e pyet, me siguri e ka hallin te ato që di Zyloja për Arbenin
në kohën kur ishte hetues i shtetit komunist./Kastriot Myftaraj