| E enjte, 04.12.2008, 12:01 AM |
Kadri Mani
PLEQNARJA FATIME GJATA
Anton Çetta po rrah telin
Në Besianë po e çon haberin
Fatime motër a po më dëgjon?
Antoni jam në telefon!
Eja shpejt në Bellopojë
Se më kanë vënë keq në lojë:
-“Kush je ti që kërkuake paqe?
Që të t’i falim ne katër gjaqe!?”
-Anton Çetta jam ore dai,
Kërkoj paqe shtëpi më shtëpi
Se e kemi një armik të zi
Ajo është shtriga Serbi
Që popullin tonë po do ta zhbi”.
Vrapon Fatimja, Shota e Llapit
Tym e mjegull po shkon sokakut
Hyn në odë dhe ulet këmbëkryq
Dhe ia fillon t’ju bëjë një gjyq:
“Kush është këtu bre zot shtëpie?
Mospërfillja e Bacë Antonit,
Shkon në interes të dushmanit!
Kush po ju shti mos me i falë gjaqet?
Kanë për qëllim t’ua fikun konaqet!”
Fatimja me psikologjinë e suksesit,
Jua shleu vrik edhe grimcat e vesvesit!
U ngrit plaka e sëmur nga shtrati:
“Jam e sëmurë më ka lëshuar takati,
Por po e hetoj nga vjen taksirati,
Fëmijët jetimë neve na kanë mbet,
Por të ngujuar ngelim krejt shkret,
Bija ime Fatime Gjata,
Gjuha jote më e mprehtë se shpata!
Ma kthyen mendjen në tjetrën anë
Nipa e mbesa pa shkollë mos me i lanë!
Fatime Gjata-Shote Galica-Marije Shllaku:
Na sollën në jetë, hallall gjaqet-
s’u fik oxhaku!
Është tejet e habitshme se si as Selatin Novosella dhe askush tjetër nuk i përmendin vashat tona heroina!?! Kështu po ndodhte me Fatime Gatën, me Vahide Hoxhën- Braha... e ato me shoqet e veta ishin në çdo aksion dhe përpara tytave të policisë e të ushtrisë armike ishin të gatshme ta jepnin jetën si me le!?- vallë, me çfarë tendence? Në mos i deshnin të vdekura!? Po nuk vdesin të gjithë ata që shkojnë në luftë, jo!?