| E marte, 06.07.2021, 07:22 PM |
Pse nuk jam marksist?
Nga
Branko MERXHANI
Pa
një përpjekje të tillë nuk ka Shqipëri! Ndryshe le të përgatitim që tani
trastat t’ona. Toka e Evropës u ngushtua shumë. Për parasitët vetëm një fat
është shkruar: Pas prishjes primitive historike vjen katastrofa moderne
historike. Dhe atëhere plaçkat në krah dhe mbeç t’u mirë o Vatan!
*
* *
“Ideali
i Evropës, methodhat e punimit t’evropës frymëzohen nga parimet e liris, të
personalitetit, të varietetit dhe përmbi çdo gjë tjetër nga parimi i »ndarjes
së punës shoqërore«. Dhe nga ky shkak të gjithë problemat që paraqet jeta
shoqërore evropiane ose edhe e evropianizuarë, pa përjashtuar edhe problemin e
ekuilibrit në Shtet, janë probleme të koklaviturë që s’mund të zgjidhen
menjëherë. Një filosof engles shkruante pak kohë më parë: “Në se kohët janë të
këqija, në se njerëzit mbetën pa punë, në se djemt nuk gjejnë gjë për të shuar
urinë e tyre, Njerëzimi është sëmur. Emëri i vërtetë i kësaj sëmundjeje është
injoranca”…
Pse
nuk jam marksist?
Ndryshimet
shoqërore nuk mund të parashikohen as të shmangen. Gjithashtu edhe sëmundjet.
Kjo është një nga të vërtetat e para që njeh bota. Të paktën Evropa ka disa
shekuj që provoi në trupin e vet qënien dhe vuajtjen e kësaj së vërtete. Rusia
u mundua shumë të përhapij gjëmimin revolucionar ndërkombëtar që prej kufivet
të sajë perëndimore gjer në bregdetet e Atlantikut. S’bëri gjë. Ose bëri vetëm
këtë: Thelloi më tepër hendekun e ngatresavet midis popujvet, madhëroi dallgën
e mizerjes dhe në disa vënde të perëndimit shkaktoi një kthim qoftë edhe të
përkohshëm në kohët mesjetare. Por a nuk do të ishin njohur dhe do të kishin
arrijtur në një marrëveshje popujt midis tyre më lehtë në se rryma demokratike
e Evropës do të kishte ndjekur rrugën e sajë pa patur vështirësirat që duallnë
mu në gjirin e vet? Të paktën kemi para nesh një shëmbëll mjaftë me rëndësi që
na jep besimin se popujt mund të kuptojnë shumë më mirë një Evropë të çliruar
prej idherave të huaja: Asia sot arriti të kuptojë se methodhat e punimit
evropian mund të zbatohen në çdo kënd të botës dhe të përdoren prej tërë
popujvet; kudo që janë pranuar këto methodha suallnë përfundime të mira dhe të
shkëlqyera. Kjo është e mjaftuarshme sot për sot. Është një çapë përpara. Një
çapë që s’mund të mbetet e mbërthyer atje ku arriti. Do të vazhdojë edhe më
përpara. Do të vijë dita në të cilën bota mbarë do të kuptojë më mirë parimet e
Fesë së Lirisë, atë gjë që një Kant e quajti »Feja e Vërtetë«. Dhe ata nga
bashkatdhetarët t’anë që kanë nëpër dejt e tyre disa pika gjaku fisnik dhe në
shpirt ambicjen të punojnë dikur që të nxjerrin gërmadhën t’onë nga pellgu i
varfëris mendore dhe i mizerjes lëndore, le të përpiqen të mësojnë përmënç dhe
të çajnë në thellësit e zëmrave të tyre me një dorë që nuk dridhet para punës
së tmerëshme që i pret, këtë varg të pavdekshëm të Goethe-s:
Pa
një përpjekje të tillë nuk ka Shqipëri! Ndryshe le të përgatitim që tani
trastat t’ona. Toka e Evropës u ngushtua shumë. Për parasitët vetëm një fat
është shkruar: Pas prishjes primitive historike vjen katastrofa moderne
historike. Dhe atëhere plaçkat në krah dhe mbeç t’u mirë o Vatan!”
Përgatiti
Nebil Çika