| E hene, 05.07.2021, 04:37 PM |
Një POET i "xhindosur" nga sonetet
Libri
" Sonete drite" nga ILIR HYSI
Nga
Përparim HYSI
Po
shkoj drejt tetëdhjetëvjetëve dhe kurrë,asnjëherë nuk më ka ndodhur ajo që
ndodhë me atë"LIZËN në botën e çudirave". Jam unë LIZA dhe çudia vjen
prej një rioshi që po shkon drejt dyzet vjetëve. RIOSHI është POET (do të
thosha me plot gojën:i sërës së lartë), është kushëriri im,ILIR HYSI (se, në fund të fundit, gjaku nuk bëhet ujë) dhe shkruan sonete. Të
shkruash sonete,tani në shekullin XXI,është disi si "jashtëmode", por krjuesi është
në domenin e tij dhe e di vet se si del para lexuesëve. Çudia ime si
ajo"LIZA" qendron në një fakt shumë domethënës: soneti si gjini apo
zhanër letrar,sidomos në SHQIËRI,pothuajse ka vdekur.
* *
*
Sonetet
janë"këngë të vogla" apo kanconeta.Vendlindja e tyre është në ITALI,me
DANTEN në fillim dhe,pas DANTES,PETRARKA që fitoi atributin si "babai i
soneteve". LAURA e PETRARKËS,pas BEATRIÇES së DANTES,u bë heroina ku
POETI,përmjet soneteve,u bë modeli që u
ndoq më vonë. I famshëm u bë SHEKSPIRI në ANGLI gati tri shekuj më vonë
dhe,mandej,një shkollë e veçantë në FRANCË,me ALFRED de Muset,VIKTOR
Hygoi,Sharl Bodler e të tjerë. Në SHQIPËRI sonetet u lëvruan së paku: me
SEREMBEN,me DE MARTINON në letërsinë ARBËRESHE dhe në SHQIPËRI,përfaqësuesi më
në zë ka qenë NDRE MJEDA! NDRE MJEDA, në vizionin tim,është POETI MË POET nga
GJITHË KRIJUESIT KLERIKË TË VERIUT. SONETi i tij,"LIRIA" është nga
tingëllimat më të bukura që ka LETËRSIA SHQIPE. Soneti si poezi është
pak"kanunore". Sado që është"këngë e vogël",jo kushdo mund
ta këndojë këtë këngë të vogël. Ajo shkruhet me dy strofa 4- vargjesh dhe dy të
tjerat trivargjëshe apo tercina. Vargjet të jenë 11-rrokësh dhe me rimë të
kryqëzuar sipas skemës Abba,tri vargëshi me cd c apo cde. Kur them kështu,duhet
të mendohesh mirë,kur shkruan sonete. MIGJENI një nga POETËT më madhështor të
viteve '30-të ka shkruar një sonet të bukur:"Sonet pranveror". Dhe për të shkuar pak më tutje: në RUSI qoftë
dhe në atë që u quajt RUSIA SOVJETIKE,shquhej me sonetet e tij një POET si BORIS PASTERNAK. PASTERNAKU
i binte dhe pianos dhe,pothuaj,i këndonte kanconetat e tij. Po,pikërisht, në ato "grindjet
letrare" siç ndodh rëndomë në mjediset letrare, këtë MJESHTËR të MADH të
SONETEVE, ESENINI e quante"Poeti gojëmbyllur". E quante kështu se
pak,fare pak lexonin sonetet krahasuar me lirikat aq të ëmbla të ESENINIT.
Natyrshëm, që në këtë mes, ka vend dhe për zilinë mes njëri-tjetrit,se siç
thotë FILOZOFI BERTRAD RASELL" Zilia mund t'i hyjë kujtdo,pavarësisht nga
pasuria,nga aftësia dhe nga suksesi në jetë".
MJEDA
ka gati 90-vjet i vdekur dhe,kund në LETËRSINË SHQIPTARE, nuk ka shkruar sonete
dhe, në ka ndodhur me ERNEST KOLIQIN,ky ka qenë "Molla e ndalueme" në
SHQIPËRI dhe"vija e demarkacionit" për të hyrë ERNEST KOLIQI në
LETËRSINË SHQIPE ka qenë paksa "më e trashë" se ai FSHATI
PAMUAXHOU" që ndanë dy KORETË.
* *
*
Më
duket se po i bie pragut që të dëgjojë porta. Bëj gjithë këtë"rrugë të
gjatë" për të shtruar pyetjen e drejtpërdrejtë që ia bëj,autorit të këtyre
soneteve,POETIT ILIR HYSI:- Si u"xhindose" pas soneteve dhe kush ta
futi në gen këtë obsesion letrar kaq të veçantë? Dhe ky,POET, që është i
kursyer në fjalë, atë që nuk e thotë me vargje e thotë me fjalë:" atje,pas
një dere të vjetër, në një nga lagjet e
TIRANËS, jetonte"DIAMANTI I PAGDHËNDUR",profesorja e tij,ZONJA
E NDERUAR,FATIME SHEHU! Kjo profesioniste pa tek nxënësi i
saj,atë"iskrën" e talentit që rrinte fshehur në ato fletët e
zhubrosura dhe i dha bekimin. Qe adoleshent ILIR HYSI por tek kthehet me
veneracion për profesore FATIMENË më bën t'i pranëvë një shembull pak
analogjik:- mbaroi LUFTA E MADHE PATRIOTIKE kundër nazistëve dhe një luftëtar e
dekoruan me YLLIN e ARTË të HEROIT të BASHKIMIT SOVJETIK. Heroi,kur mori
fjalën,tha:- Këtë yll,ju lutem,shkoni dhe ia vendosni mësueses sime. Ajo më
bëri hero. Dhe ILIR HYSI,këtë thotë për DIAMANTIN E PAGDHËNDUR,FATIME SHEHU!
Është fisnikëri mirënjohja dhe ky përkushtim,këtij"tëxhindosurit
passoneteve" ia rrit karizmën poetike dhe ca më shumë atë njerëzore. Se i
mirë dhe i aftë janë ndonjëherë.mospërputhëse.
* *
*
Por
të shkojmë dhe më tutje. Në vazhdim të
këtij obsesioni kaq të veçantë, në"vija të trasha" më thotë:"
Kam filluar që të shkruaj që në maturë dhe kam 20-vjet që shkruaj poezi";
e ndjej veten mirë në fushën e soneteve
,se jam i "Shkollës franceze". Tani le të dalim nga deti i
hamendësive e t'i vendosim këmbët në tokë. Kush është ILIR HYSI?
ILIR
HYSI është PROFESOR-doktor kardiokirurg në LILË të FRANCËS me gjithë familjen e
tij .Letërsinë e ka pasion nga"DIAMANTI" dhe duke shkruar poezi ai
gjen atë habitat çlodhës. Është një çlodhje aktive,sipas psikologjisë moderne
apo ca më tepër një gjimnastikë e trurit.
Kur
e shoh vëlliimin "SONETE DRITE" ku përfshihen 50 sonete, vërej që,për t'i ardhur në ndihmë lexuesit i
karreshtuar në 5 rrathë. Rrethi i parë,sonete të shkruar gjatë maturës
1999-2000,në Tiranë. Rrethii dytë dhe i
tretë janë shkruar nga viti 2000-2007,kur bëja studimet e larta në PARIS.
Rrethi i katërt shënon rikthimin tim te soneti dhe rrethi i psetë me poezi
larg strukturës së sonetit.
Duke
e parë librin me sonete të këtij KARDIOKIRURGU dhe Poet,them si është futur në
botën e bukur të poezisë,qoftë duke lëvruar një zhanër,pothuaj,të rrallë si
soneti? Përgjigja sikur më vjen po nga një POET E SHKRIMTAR FRANCEZ,LUI ARGON
që thotë:" Fjalët më morën për dore".Prej dore sikur e kanë marrë dhe
këtë"Të fundmin e UDEGËVE" që shkruan sonete që,nëse pretendon që nuk
do të flas për vete, me të ka ndodhur ajo që thotë GUSTAB FLOBER" Autori
në një libër është si ajëri:Ikudondodhur dhe aspak i dukshëm". Nëse
vazhdoj dhe me analogji të tjera se si
është e mundur dhe si e gjen kohën që ti një mjek me kaq reputacion,që të
shkruash poezi,unë them se aforizma angleze" Gjithmonë akohemi se kemi pak
kohë dhe e jetojmë atë sikur ta kemi me tepricë" pothuajse është thënë dhe
për ILIR HYSI. Është divine poezia,del nga shpirti,-thotë LASGUSHI,kurse ÇEHOVI
thotë secili nga krijuesit duhet të flasë me zërin etij.Dhe zër i këtij poeti
është si kantilenë e sa për mesazhet në këto "Sonete të mbushur me
dritë" janë pak të koduara dhe,sado vepra e parë poetike,POETI sikur i
thotë lexuesit:-Ndiqmë mua! Sikur nëpër këto sonete ku frymojnë vargje të një poezie
moderne,të shkruhen vargjet e ÇAJUPIT: "Margaritari nuk gjendet as buzë
detit/as në shpellë: kërkoje tek deti thellë!".Me bereqet të bardhë në
FUSHËN E LETËRSISË qoftë dhe me sonete!